Fshati Meje - Gjakovë

Fshati Meje - Gjakovë FSHATI MEJE ESHTE 2.5 KM NE JUG PERENDIM TE QYTETIT TE GJAKOVES At the gathering was also mayor Paul Lekaj honoring the memory of the fallen.

Me 27 Prill të vitit 1999, ushtarë e paramilitar të rezhimit të Millosheviqit të verbuar për hakmarrje, si bishat e egra sulmuan Reken e Keqe. Dogjën shtëpi e fshatra të tëra, i vunë flakën çdo fije bari, ndërsa çdo pikë uji e ngjyrosën me gjakun e kulluar të 377 martirëve, në pusin që e kishin vënë në fshatin Meje të Gjakovës.
Çdo Manifestim Përkujtimor, që mbahet në Kosovë, ka një histori, ka nj

ë përmbajtje, ka lot, ka dhimbje, ka gjak shqiptari të derdhur për liri e pavarësi. Kështu me 27 Prill 2010, në fshatin Meje, familjarë e qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të përkujtuar 377 martirët e kësaj treve. Në këtë manifestim përkujtimor 11 vjet më pas, u rikujtua se krimi ishte sindromë e një regjimi, i cili e shfrytëzoi pushtetin për të ndëshkuar popullatën civile, për të bërë krim. Për 11 vjet rresht në “Lëndinë të Pikëllimit”, në sheshin ku janë varrosur 353 martirë të vrarë për një ditë, më 27 prill të vitit 1999 nga forcat serbe, po bëjmë akademi të dhembshme mortore, ku fatet tragjike të rënëve do të bëhen bazamenti i palëkundshëm i historisë se re të shqiptarëve dhe i tërë Ballkanit dhe të murosura si njollë e zezë në kështjellën e kulturës dhe civilizimit të ri evropian, është thënë të martën ndër të tjera në 11-vjetorin e masakrës në Meje të Gjakovë, e cila u organizua nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Gjakovës. Merrte pjesë kreu komunal Pal Lekaj, zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, dhe përfaqësues të të gjitha strukturave shoqërore, politike, policore, ushtarake e religjioze nga mbarë Kosova. Nikoqiri i shënimit të kësaj dite të lavdisë gjithëkombëtare, kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, është shprehur para të pranishmëve se “Edhe pas 11 vjetësh po e kthejmë kujtesën në një kohë kur krimi e dënimi ishte sindromë e një regjimi, i cili e shfrytëzoi pushtetin për ta dënuar popullatën deri në krim të njerëzimit”. Ai ndër të tjera ka thënë se “ Jo vetëm Gjakova, por Kosova, në tërësi e ka të mbjellë tokën e vet me eshtra të shqiptarëve, me dëshmorë e martirë, ku për shtrojë të tyre kishin plumbat, ndërsa sot janë të mbuluar me lirinë. Lekaj në këtë përvjetor ka thënë se prej sot kemi shpallur tenderin për të filluar ndërtimin e memorialit në këtë vend të krimit, ku bashkërisht me Qeverinë e Kosovës do ta përfundojmë këtë projekt që shënon një pjesë të historisë dhe fatit të dhimbshëm të popullit tonë. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, Mejen e ka quajtur dëshmi të krimit dhe shfrenimit të një regjimi monstër mbi një popull që po synonte të ndërtonte lirinë e të drejtën e vet për mëvetësi e përbashkësi me botën e lirë, për progres e demokraci moderne në vendin e vet, me kulturë në paqe me të tjerët. Më 27 prill 1999, është kryer masakra e njohur e Mejes dhe e Korenicës ku janë vrarë e zhdukur 377 shqiptarë, banorë të zonës Reka e Keqe, nga Juniku, Deçani e Gjakova.
“Në këtë masakër pasi që janë vrarë 377 shqiptarë, janë zhdukur kufomat e 349 të tjerëve fati i të cilëve nuk është ditur deri në maj të vitit 2003. Që nga kjo kohë ne vazhdojmë të bëjmë rivarrime dhe deri më tani janë identifikuar dhe rivarrosur 353 prej tyre dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe 24 veta“, tha Engjëll Berisha nga shoqata e të zhdukurve ”27 Prilli Meje”. Berisha përkujtoi se kjo masakër, ndër më të më mëdhatë dhe më të tmerrshmet, e organizuar nga shteti i Serbisë, nga ushtria e policia serbe, ka nxitur që Parlamenti i Kosovës, të shpallë datën 27 prill ditë të të zhdukurve e të pagjeturve të Kosoves. One of the largest massacres commited by the defeated Serbia state occupation forces in 1999 that had occurred all in one day to the civilian Kosovar Albanian population in Kosovo was commemorated on Monday in Meja. "The last will of the 377 heroes in Meja was for Kosovo to become free, independent, and progressive; a Kosovo that does not halt its drive into the future," said President Sejdiu. On this anniversary gathered families who suffered from this massacre as well as senior representatives of Kosovo institutions, including President Fatmir Sejdiu, Prime Minister Hashim Thaci and other senior state and local representatives. The massacre of Meja is an example in the implementation of the planned extermination and murder of Albanians in Kosovo, said Kosovo President Sejdiu; the 10 year-anniversary of the largest massacre in Kosovo where the Serbs, same day and at the same place, killed and massacred 377 Albanian civilians in Gjakova. In the meantime, in regards to the farce trials of Serbian war crimes, President Sejdiu said that "the Serbian criminals, who have committed crimes in Kosovo, should be tried by the international tribunal." "Criminals,wherever they are hiding, should be put to justice and receive the deserved punishment. Kosovo institutions must do more, because we have well over 1900 missing, the fate of which should shed some light. "Even the last will of the 377 heroes in Meja was for Kosovo to become free, independent, and progressive; a Kosovo that does not halt its drive into the future," says President Sejdiu. This is one of the largest massacres of the Serbian police regime committed during the war in Kosovo. Recalling once again the murder of such a civilian population, Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, said that "this was a genocide carried out by Serbia." This crime against humanity is judged by the international community, and for this crime the ICTY (Public Court) has filed an indictment against the two commanders of the Serbian police Vlastimir Djordjevic and Sreten Lukiq. The first trial had already developed, while the second trial leads to 22 years in prison, once convicted.

27/04/2026

27 vjetori j përkujtimit të masakrës së Mejës!

Lavdi!

09/04/2026

Pamje nga shtepia muze ne memorialin e martireve ne Meje te Gjakoves!

Address

Rruga "Martiret E Kombit 27 Prilli"
Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Meje - Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share