KLSP Gjakovë

KLSP Gjakovë Komiteti Lokal për Siguri në Bashkësi është mekanizëm që zbaton iniciativat e policimit në bashkësi

15/07/2026

✅ Pas reagimit të faqes sonë dhe shqetësimit të qytetarëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar dhe e ka rregulluar problemin në rrugën e Çabratit.

Falënderojmë për reagimin e shpejtë. Kur qytetarët dhe institucionet bashkëpunojnë, problemet zgjidhen më shpejt. 👏

Takim i frytshëm dhe shumë konstruktiv me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës -Gjakovë , në kuadër të angazhimeve tona s...
19/05/2026

Takim i frytshëm dhe shumë konstruktiv me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës -Gjakovë , në kuadër të angazhimeve tona si Komitet Lokal për Siguri Publike.

Gjatë këtij takimi diskutuam për sigurinë në komunitet, bashkëpunimin me qytetarët dhe rëndësinë e koordinimit institucional për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Si kryesues i Komitetit Lokal për Siguri Publike, vlerësoj lart përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve tanë. Bashkëpunimi i vazhdueshëm mbetet çelësi për një ambient më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë. 🙏

08/01/2026
06/01/2026
Kritikë ndaj moskujdesit të rrugëveGjendja e rrugëve në shumë zona është pasqyrë e një neglizhence të vazhdueshme instit...
12/12/2025

Kritikë ndaj moskujdesit të rrugëve

Gjendja e rrugëve në shumë zona është pasqyrë e një neglizhence të vazhdueshme institucionale. Çdo ditë qytetarët përballen me gropa, mungesë sinjalistike, ndriçim të dobët dhe rrugë të dëmtuara që rrezikojnë jo vetëm automjetet, por edhe jetën e njerëzve. Investimet shpesh mbeten në letër, ndërsa riparimet e pakta janë sipërfaqësore dhe afatshkurtra.

Ky moskujdes është një shenjë e mungesës së përgjegjësisë dhe transparencës. Rrugët nuk janë thjesht asfalt; ato janë rrugë komunikimi, zhvillimi ekonomik dhe siguri për komunitetet. Çdo ditë vonesash, çdo gropë e lënë pas dore dhe çdo shenjë e munguar sinjalistike është një dështim i institucioneve që kanë detyrimin t’i mirëmbajnë.

Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta, të mirëmbajtura dhe të ndriçuara. Koha e justifikimeve ka kaluar; kërkohet veprim i menjëhershëm, investim real dhe mbikëqyrje serioze që jeta e përditshme të mos rrezikohet më nga neglizhenca.

Address

Gjakovë
Gjakova
50000

Telephone

+38344506872

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KLSP Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share