15/09/2026
Sot mbushen 4 vjet nga themelimi i Fondacionit "Agim Lluka", një datë që nuk është rastësi, pasi përkon me ditëlindjen e Agim Llukës.
Për këtë rast të veçantë, zgjodhëm Shkollën "Vaso Pashë Shkodrani" në Pejë, shkollën ku vetë Agimi ka qenë nxënës. Realizuam një donacion me libra për nxënësit e kësaj shkolle.
Shkolla kishte përgatitur një fjalim rasti për këtë ditë, dhe ndamë bashkë një moment që bart kuptim të veçantë për familjen tonë.
Fondacioni "Agim Lluka" vazhdon të mbështesë arsimin dhe leximin në shkollat e Kosovës, duke kultivuar trashëgiminë e çmuar që ai na la pas.