07/12/2023
📍 Në këtë periudhë të veçantë të 16 Ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe ndryshimit në komunitetin tonë.
🌟 Sot, organizuam një takim ndërgjegjësues me djemtë dhe burrat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke synuar të adresojmë një çështje të rëndësishme dhunën ndaj grave dhe vajzave. Qëllimi ynë është të sfidojmë normat shoqërore dhe të nxisim një reagim më të fuqishëm nga ana e burrave dhe djemve, sepse, siç dimë, ky fenomen vjen më shumë nga ta
Në bashkëpunim me Christoph Winzer, Zyrtarin për të drejtat e njeriut nga OSCE Mission in Kosovo në Kosovë dhe Jeton Lika, e organizuam këtë aktivitet duke e ditur se ky problem vjen shpesh nga djemtë dhe burrat, dhe kemi vendosur që t'i drejtohemi kësaj sfide me guxim dhe përkushtim.
🎯Në këtë takim, kemi pasur rastin të diskutojmë me këshilltarët nga organizata SIT - Center for Counseling, Social Services and Research, për temat : Emocionet,lumturia, dashuria, mërzia dhe pikëllimi si dhe synimi kryesorë Dhuna në baza gjinore dhe dhuna në familje.
📢🔔 Komuniteti ka një rol të rëndësishëm në adresimin e dhunës në baza gjinore dhe familjare. Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve shoqërorë, përfshirë Organizatat joqeveritare, institucionet, dhe qytetarët, është i domosdoshëm për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës, si dhe ndërgjegjësimi dhe aksioni i përbashkët janë çelësi për të ndryshuar dinamikat negative dhe për të ndaluar ciklin e dhunës nëpër brezat dhe komunitetet
Bashkë për një shoqëri pa dhunë dhe për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë!
🌟💙❤️ #