Fshati Tërrn

Fshati Tërrn Faqja zyrtare e fshatit Tërrn

10/08/2026

FTESË PËR TAKIM
Tē nderuar bashkëpuntorë të fshatit Tërrn! Siç jemi dakorduar nga takimi i kaluar, ftoheni që të merrni pjesē në takimin e radhēs, i cili do të mbahet me datën 13.08.2026 nē ora 19.00 në lokalet e shkollës së fshatit Tërrn. Shpresoj se do të sillni me vete edhe materiale faktografike për lagjet, përkatësisht familjet, me tē cilat keni mundur tē kontaktoni. Kontributi juaj nē grumbullimin e tē dhēnave rreth projektit tonë ështē parësor, prandaj meritoni falenderime publike! Shëndet e të mira!
Grupi iniciator

05/08/2026

N J O F T I M M O R T O R

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot më datë 05.08.2026, ka ndërruar jetë Zyhrije Ademi.
Cermonia e varrimit do të bëhet nesër, më datë 06.08.2026 e enjte, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Tërrn.

Të pikëlluar familja Ademi!

Telegram NgushëllimiMe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ilaz Ilazit.Në emrin tim personal dhe si K...
22/07/2026

Telegram Ngushëllimi

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ilaz Ilazit.

Në emrin tim personal dhe si Kryetar i Fshatit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. Humbja e tij është e rëndë për të gjithë ne.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. U prehtë në paqe.

NJOFTIM MORTORSot, pas njė sēmundje tē gjatē ,  në orēn 19.37, pushoi sē rrahuri zemra e babait, vēllait, mixhës dhe gjy...
23/05/2026

NJOFTIM MORTOR
Sot, pas njė sēmundje tē gjatē , në orēn 19.37, pushoi sē rrahuri zemra e babait, vēllait, mixhës dhe gjysh*t tonē, Salih Jakup Salihu.
Shpirti i tij pushoftē nē paqën e pērjetshme!
Varrimi i tij do tē bēhet nē varrezat e fshatit Tërrn, ditēn e shtunë, mē 23 maj nē orarin e iqindisē,16.36.
Tē pikēlluar, Familja Salihu, Tērrn-Ferizaj

Falënderim,Në emër të familjes Kajtazi, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë dhe falënderimet më të sinqerta për të gj...
04/05/2026

Falënderim,

Në emër të familjes Kajtazi, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që kontribuuan, mbështetën dhe qëndruan pranë nesh në realizimin e një vepre me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare – ngritjen e shtatores së djalit tonë, Heroit të Kombit, Hysni Kajtazi.

Ky akt përkujtimor nuk përfaqëson vetëm nderimin e figurës së tij, por edhe një dëshmi të fuqishme të respektit kolektiv ndaj sakrificës për liri. Kontributi dhe solidariteti juaj e kanë bërë të mundur që kjo vlerë të përjetësohet në mënyrë dinjitoze.

Me konsideratë të lartë, shpresojmë që në të ardhmen të kemi mundësinë t’ua kthejmë këtë mirësi me të njëjtin përkushtim dhe respekt.

Me nderime,
Familja Kajtazi

28/04/2026
28/04/2026

Në ceremonine solemne të perurimit te shtatores së
Deshmorit të Kombit, Hysni Kajtazi - Dreni, në pervjetorin e lindjes se tij me 28 prill, u perkuitua me nderim te thelle një figure qe misheron sakrificën dhe idealin e lirisë.
Kontributi dhe vepra e tij e lavdishme ne luften e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbeten dëshmi e perkushtimit të palekundur per glirimin e vendit. Ai ra heroikisht ne Pashtrik me 14 dhjetor 1998, duke u bere simbol i qendresës dhe sakrifices për liri.
Lavdi e perjetshme kujtimit te tij.

VD Elmi Recica

FTESËE martë, më datë 28.04.2026, në ora 11:00, bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Hysni Kajtazi – Dreni....
26/04/2026

FTESË

E martë, më datë 28.04.2026, në ora 11:00, bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Hysni Kajtazi – Dreni.

Të dashur bashkëfshatarë,

Me ndjenjë të thellë respekti dhe krenarie, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë moment të veçantë për fshatin tonë — tubimin solemn për zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Hysni Kajtazi – Dreni.

Kjo shtatore nuk është vetëm një simbol, por një kujtesë e gjallë e sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun. Është një amanet që na bashkon dhe na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë që është ndërtuar me gjakun e më të mirëve tanë.

Prania juaj në këtë ditë të rëndësishme është nder, respekt dhe përulje ndaj veprës së dëshmorit tonë. Le të bashkohemi si gjithmonë, me dinjitet dhe krenari, për të përkujtuar dhe për të nderuar atë që dha gjithçka për ne.

Me respekt,

18/04/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh që ka prekur secilin nga ne në fshatin tonë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të riut shembullor nga fshati jonë, Orges Bajrami.

Humbja e tij është plagë e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë përherë, si një i ri i urtë, i respektuar dhe me vlera të larta njerëzore.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Tërrn.

Në këto momente të rënda dhe të papërshkrueshme për familjen Bajrami, qëndrojmë pranë tyre me zemër të thyer, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e madh.

U prehtë në paqe.

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të ish nxënsit tonë Orgesit.  Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla p...
17/04/2026

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të ish nxënsit tonë Orgesit. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.Orgesi ishte nxënës i shkëlqyer,me sjellje të mirë,i dashur për mësimdhënësit,nxënësit

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!
Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!
Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Tërrn posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share