06/10/2026
Sot u mbajt punëtoria me stafin dhe përfaqësuesit e Handikos Ferizaj për konsultimin dhe harmonizimin e dokumenteve për barazinë gjinore, sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe standardet higjieno-sanitare.
Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, u trajtuan përmirësimet e nevojshme për një mjedis më të sigurt, të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për stafin dhe përfituesit tanë.
Falënderojmë z. Sadri H. Rrmoku, ekspertin e angazhuar, për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e treguar në mbështetje të punës së Handikos Ferizaj!
Ky aktivitet përkrahet nga programi “EJA Kosovë” i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
KCSF