03/12/2024
Me sukses u realizua edicioni i VIII-te i Festivalit për Fëmijë "Sidorela Fest 2024 ". Ky festival i veçantë, që ka krijuar traditë në qytetin e Ferizajit , është një ngjarje e rëndësishme për të promovuar talente të rinje dhe për të inkurajuar fëmijët në fushën e artit dhe kulturës.
Në këtë edicion, morën pjesë fëmijë nga te gjitha trojet shqiptare të cilët sollën performanca të shkëlqyera në kategorine me kenge te reja dhe kategorine Live Ata patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre dhe të interpretonin para një publiku të gjerë, duke e bërë këtë edicion një ngjarje mjaft të veçantë dhe emocionuese.
Ky festival ka për qëllim të zhvillojë dhe të inkurajojë talente të reja, duke i ofruar mundësinë fëmijëve të shprehin veten përmes artit, gjithashtu duke promovuar një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mes tyre.
Ky Festival vecohet nga Festivalet tjera per femije sepse ka kategorine Live e cila shoqerohet me orkestren e Festivalit, ku ju mundeson femijeve me interpretimet e tyre te sjellin emocione unike publikut. Festivali ka per qellim te ruaj traditen e kendimit live dhe te sjell te gjeneratat e reja kenget shqipe me vlera te larta artistike.
Falendorojme te gjithe bashkepunetoret :
Jurine profesionale
Bandin e festivalit si dhe orkestruesin Lulzim Shehu
Fotografi:Marigona Ahmeti
Moderatore: Rudina Sojeva
Gramofon
IT: Edi Osmani
Mbeshtetur nga MKRS dhe DKRS ,sponzor medial RTK
Teatri ADRIANA