Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt

Call Directions Website Contact the organization

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt KRF përfaqëson interesat e rinisë ferizajase dhe synon në ngritjen e ndikimit të rinisë në vendimarrje.
* Youth Assembly of Ferizaj *

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt është organizatë joqeveritare e cila është formuar në shkurt të vitit 2019, nga aktivistët e komunës së Ferizajt. Kjo organizatë përbëhet nga dhjetera të rinjë ferizajas, qëllim i të cilëve është ngritja e zërit të të rinjve në vendimmarrje, shënim i ditëve simbolike përmes aktiviteteve sensibilizuese, promovimi i arsimimit dhe edukimit tek të rinjtë.

Për nderë të 30 gushtit - Ditës Botërore të Personave të Zhdukur, kryetari i Kuvendit Rinor, Drini Parllaku, vizitoi Sho...
29/08/2026

Për nderë të 30 gushtit - Ditës Botërore të Personave të Zhdukur, kryetari i Kuvendit Rinor, Drini Parllaku, vizitoi Shoqatën e Familjarëve të Personave të Zhdukur, ku u mirëprit nga kryetari Salih Muhaxheri!

Gjatë takimit u bisedua për historinë dhe veprimtarinë e shoqatës, për përpjekjet e vazhdueshme të familjarëve për të mësuar fatin e më të dashurve të tyre, si dhe, për nevojën që çështja e personave të zhdukur të mbetet në vëmendjen e institucioneve dhe të shoqërisë!

30 gushti është një ditë që na rikujton dhimbjen dhe pritjen e gjatë të familjeve të personave të zhdukur, por njëkohësisht edhe detyrimin tonë për të mos i harruar ata! Kujtesa, solidariteti dhe kërkesa për zbardhjen e fatit të të zhdukurve mbeten përgjegjësi e përbashkët, veçanërisht ndaj familjeve që ende presin një përgjigje!

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!

Vazhdë-shënimit të 12 gushtit - Ditës Botërore të Rinisë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, udhëhequr nga kryetari Drini ...
12/08/2026

Vazhdë-shënimit të 12 gushtit - Ditës Botërore të Rinisë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, udhëhequr nga kryetari Drini Parllaku, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u mirëpritën nga U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu!

Një takim i veçantë, që përtej karakterit institucional, shërbeu si hapësirë shkëmbimi për idetë mbi rolin, potencialin dhe përgjegjësinë e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më aktive e më gjithëpërfshirëse!

Të rinjtë e Ferizajt, përmes kësaj vizite, sollën në institucionin më të lartë përfaqësues të vendit zërin, energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re, duke dëshmuar se pjesëmarrja e të rinjve në jetën publike nisë pikërisht me angazhimin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e proceseve që i përkasin të ardhmes së tyre!

“Rinia është lokomotiva që e mban të gjallë të tashmen dhe shpresa që i jep drejtim së ardhmes.”💡

12/08/2026

Për nderë të 12 gushtit - Ditës Botërore të Rinisë, Kuvendin Rinor të Ferizajt e vizitoi Kryetarja e Nderit, Laureta Osmani, e cila u mirëprit nga kryetari Drini Parllaku!

“Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt është shtëpia e grupmoshave 14-28, ku të gjithë vullnetmirët, energjiplotët, idendriturit, zemërgjerët e ëndërrshumtët; strehojnë paepjen e arsimdashësisë & atdhedashurisë, dhe shpërfaqin aspiratat e tyre për një shtet më të drejtë e më të zhvilluar, për një shoqëri të hapur e të integruar, dhe për një rini të shëndoshë, të përbashkuar e vendimmarrëse në hartimin dhe zbatimin e programeve politike, që i kontribuojnë rrugëngritjes së tyre në piedestal! Prandaj, gëzuar juve dhe të gjithë kontributdhënësve të së mirës së përgjithshme! Punoni vullnetarisht; si dëshmorët!”, tha Kryetarja e Nderit, Laureta Osmani!

Sakaq, mes falënderimeve e mirënjohjes për bashkërendimin, bashkëpunimin e bashkëveprimin, kryetari Drini Parllaku, e cilësoi atë si burim frymëzimi e motivimi për të rinjtë dhe të rejat jo vetëm në Ferizaj, por edhe në rajon e më gjerë, duke theksuar veçanërisht punën e saj karakterizuese në unifikimin e të gjithëve përtej çfarëdo dallimi!

Kryetarja e Nderit dhe kryetari aktual biseduan për sfidat e sukseset - agjendat orëgjata të aktiviteteve, kampanjave e projekteve, për të cilat u zotuan për mbështetje të ndërsjellë!

Një rini e shëndoshë, një e ardhme e sigurt…✨

Gëzuar 12 gushtin!🥂

Sot, në Zyrën Qendrore të Kuvendit Rinor të Ferizajt, nën patronatin e Kryetares së Nderit, Laureta Osmani, u nënshkruan...
02/06/2026

Sot, në Zyrën Qendrore të Kuvendit Rinor të Ferizajt, nën patronatin e Kryetares së Nderit, Laureta Osmani, u nënshkruan Memorandumet e Bashkëpunimit, me Shtypshkronjën “StarGraf” dhe me Shoqatën Patriotike “Çamëria”.🤝

Mesditën e sotme, kryetari i Kuvendit Rinor të Ferizajt, Drini Parllaku, mirëpriti z. Besim Dinolli, me të cilin kanë bashkërenduar, bashkëpunuar e bashkëvepruar ndër vite, të gjitha legjislaturat e KRF-së.

U nënshkruan Memorandumet e Bashkëpunimit me z. Besim Dinolli, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shtypshkronjës “StarGraf”, e cila i kontribouar vullnetarisht shtypit të fotografive, pankartave, kimikëve, fletoreve, dosjeve, flamujve, fanellave e marketingut të logos së KRF-së, si dhe, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, me të cilën, hapërimet e mëtejme, premtojnë ngritje të interesimit, vetëdijësimit e ndërgjegjësimit të kombit shqiptar për çështjen çame dhe hartën natyrale.

Kryetari i KRF-së, Drini Parllaku, falënderon z. Besim Dinolli, dhe Kryetaren e Nderit, Laureta Osmani, për mbështetjen e palëkundur.

Vazhdojmë, KRF!💙

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
30/05/2026

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mirëpriti në takim për bashkërendimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesinë ...
08/05/2026

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mirëpriti në takim për bashkërendimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesinë e re të Kuvendit Rinor të Ferizajt, prirë nga kryetari Drini Parllaku!

Gjatë këtij takimi, u rikonfirmua mbështetja e ndërveprimi institucional për nismat, aktivitetet, kampanjat e projektet dobisjellëse për rininë ferizajase!

Bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen më mirë, më bukur e më fuqishëm!

GËZUAR PASHKËT!
05/04/2026

GËZUAR PASHKËT!

GËZUAR FITËR BAJRAMI!
22/03/2026

GËZUAR FITËR BAJRAMI!

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, hapi sot, javën zyrtare të urimeve, ku të parët ishin, si gjithëherë, Kryetarja e Nderi...
10/03/2026

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, hapi sot, javën zyrtare të urimeve, ku të parët ishin, si gjithëherë, Kryetarja e Nderit, Laureta Osmani, dhe kryetari i legjislaturës së pestë, Jeronim Sabedini!😊

Kryetarja e Nderit, Osmani, dhe ish-kryetari, Sabedini, iu dëshiruan javë të bukur, punë të mbarë e projekte të suksesshme, duke ju ofruar përkrahjen e tyre të pakusht!

Ndërsa kryetari, Drini Parllaku me bashkëpunëtorë të kryesisë, i mirëpritën ata, në një atmosferë të ngrohtë miqësore, ku bashkëbiseduan për kauzat dhe misionin e përbashkët, të kultivuar e trashëguar ndër legjislatura, duke i falënderuar për kohën, vizitën, urimet, këshillat e mbështetjen!

Kuvendi Rinor i Ferizajt - Kuvendi i të gjithëve!💙

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, gjegjësisht Kryetarja e Nderit, Laureta Osmani, kryetari Drini Parllaku, nënkryetarja e...
10/03/2026

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, gjegjësisht Kryetarja e Nderit, Laureta Osmani, kryetari Drini Parllaku, nënkryetarja e parë Bertina Braha, sekretari Dijar Kamberi dhe anëtari i parë i sekretariatit Freskim Haliti, relizuan takimin koordinues me Përgjegjësin e Zyrës së Punësimit në Ferizaj, Bekim Dernjani!🤝

Sot, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit, Kryetarja e Nderit, Osmani, dhe kryetari i KRF-së, Parllaku, u dakorduan për vazhdimin e bashkërendimit, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit, me Përgjegjësin, Dernjani!✍️

Kuvendi Rinor i Ferizajt dhe Zyra Rajonale e Punësimit në Ferizaj janë partnere, e kjo e dyta rezervon pjesë të caktuara të objektit për KRF-në, të rinjtë dhe të rejat që, pasionet, talentet, dijet, njohuritë dhe përvojat e tyre, duan t’i shkrijnë në të mirën e përgjithshme!🌟

Falemnderit Kryetare Osmani & Përgjegjës Dernjani!🙌

Address

Ferizaj
70000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt:

Shortcuts

Share