01/04/2025
Ferizaj – Historia në një pamje artistike 🎨✨
Kjo pamje magjike sjell një version të stilizuar në frymën e Studio Ghibli të fillimeve të qytetit të Ferizajit. Në anën e majtë dallon ndërtesa historike e Bujtinës së Feriz Shasivarit, vendi nga i cili rrjedh edhe emri i qytetit tonë. Kjo zonë, e zhvilluar pas ndërtimit të stacionit hekurudhor, shënoi fillimin e transformimit të Ferizajit në një qendër të rëndësishme tregtare dhe urbane.
Një udhëtim në kohë, i sjellë përmes artit dhe nostalgjisë!
Fatos Arifi, A***n Hoti