OBE - TURKOS

OBE - TURKOS Organizata per bashkepunim Ekonomik, Kosove - Turqi

08/04/2026

Organizata për bashkëpunim ekonomik mes Turqisë dhe Kosovēs lēshon kētē:
Komunikatē

Lidhur me pretendimet e ngritura nga zyrtarë politik nē adresē tē KESCO dhe KEDS-it pēr dēmtimin e qytetarēve pērmes njehsorēve elektrik, ne mbēshtesim çdo verifikim nga ekspertēt kompetentē dhe hetim tē plotē e tē pavarur nga Prokuroria kompetente dhe Drejtoria e Departamentit qē merret me çēshtjen e krimeve ekonomike, krimeve financiare dhe korrupcionit nē Policinë e Kosovēs
Tē gjithē duhet tē jenẽ tē barabartē para ligjit.

Megjithatë kērkojmē si nga institucionet kompetente po ashtu edhe nga mediat qē tē jenē tē kujdesshēm dhe tē mos japin deklarata pa pērfunduar procesi i hetimit dhe verifikimi i çēshtjeve tē ngritura

KEDS dhe KESCO janē pjesē e grupeve mē tē mēdha biznesore nē Turqi dhe investitorët mē tē mëdhenj nē sektorin energjetik dhe financiar nē Kosovē, duke qenē prezent edhe nē rajon.

Gjithashtu ēshtē pēr tu vlerēsuar gatishmēria e KEDS dhe KESCO pēr ti zbardhur tē gjitha pretendimet e ngritura dhe nē rast se ka pasur ndonjē lēshim teknik do tē kompenzohen konsumatorët e dëmtuar eventualisht.

Trajtimi i tē gjithēve nē mēnyrē tē barabartē pērpara ligjit duhet tē ndodh por nuk duhet lejuar sulmet mediatike ndaj bizneseve pēr pērfitime politike apo tē natyrave tjera.

Turqia ēshtē shtet mik i Kosovēs, partner strategjik nē tē gjitha fushat si nē politikē, diplomaci, Ushtri, Polici dhe investitor kryesor i jashtēm nē Kosovē.

OBE TURKOS
Kryetar i Bordit
Faton HASANI

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik OBE - TURKOS sot përmbylli vizitën disa ditore në Turqi ku delegacioni i kryesuar ng...
29/11/2023

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik OBE - TURKOS sot përmbylli vizitën disa ditore në Turqi ku delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe anëtar të tjerë vizitoi një numër të konsiderueshëm të Bashkive, Komunave, Odave Ekonomike dhe Koorporatave të mëdha të biznesit.
Vizita ishte në funksion të krijimit të mundësive për vënien e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Bashkive e Komunave të shumta në Turqi, si dhe tërheqjen e investimeve nga Koorporata të ndryshme në funksion të zhvillimit ekonomik të komunës së Gjilanit.
Takimi i fundit u zhvillua në Ankara në Komunën e Etimesgut, ku delegacioni u pritë ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës.

Në kuadër të vizitës të organizuar nga OBE - TURKOS në Turqi gjatë ditës së djeshme dhe sot u mbajtën takime  të rëndësi...
25/11/2023

Në kuadër të vizitës të organizuar nga OBE - TURKOS në Turqi gjatë ditës së djeshme dhe sot u mbajtën takime të rëndësishme dhe të dobishme mes delegacionit që kryesohet nga
z. Alban Hyseni Kryetar i Komunës së Gjilanit me:
Kryetarin e Bashkisë në Bursa
Kryetarin e Komunës Yildirim
Kryetarin e Komunës Karatay - Konya
Kryetarin e Odës Tregtare Konya
Presidentin e Korporatës DAKSLER
Presidentin e Korporatës ENDUSTRIEL

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OBE - TURKOS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share