09/09/2026
♻️ Lagje pas lagjeje, ndarja e mbeturinave po bëhet pjesë e përditshmërisë në Junik!
Pas Lagjes “Agim Ramadani”, tashmë edhe familjet e Lagjes “7 Shtatori” u pajisën me shporta të verdha 240L për mbeturinat e riciklueshme. Krahas shportave, banorët morën materiale informuese dhe udhëzime praktike për ndarjen e duhur të mbeturinave në shtëpi.
Si CEDE, jemi të lumtur që po mbështesim zbatimin e kësaj nisme, duke kontribuar në informimin dhe përfshirjen e banorëve. Me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ dhe në bashkëpunim me Komunën e Junikut, kjo nismë i kthen në veprime konkrete objektivat e Planit të Integruar Ndërkomunal të Menaxhimit të Mbeturinave për Zonën 3, ku bën pjesë edhe Juniku. Njëkohësisht, ajo kontribuon në zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, duke e nisur ndryshimin nga ndarja e mbeturinave në çdo familje.
Gjatë takimit, Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, theksoi rëndësinë e përfshirjes së çdo qytetari në këtë proces: “Ndarja e mbeturinave është përgjegjësi e të gjithëve! Sa më shumë kujdes të tregojmë në ndarjen dhe menaxhimin e mbeturinave, aq më pranë jemi një Juniku më të pastër dhe më të qëndrueshëm.”
Çdo familje që i bashkohet këtij sistemi kontribuon në më shumë materiale të ndara për riciklim dhe më pak mbeturina në deponi. Hapi i radhës është zgjerimi gradual edhe në lagjet e tjera të Junikut. 🏡♻️