Fshati Shajne

Fshati Shajne Supozohet se emri i fshatit Shajne ka qene Zolc (Zuc-sipas nje vendi qe ende therritet me kete emer ne territorin e ketij fshati).

Me emrin Zolc , Shajnen e gjejme ne dokumentet Osmane te vitit 1571... Me emrin Zolc , Shajnen e gjejme ne dokumentet Osmane te vitit 1571 . Ne anen tjeter emri i sotem Shajne mendohet se eshte formuar nga fjala shqipe "shale" sikunder qe ka gjasa te kete prejardhje edhe nga emri turk "Shahin", te cilin e gjejme ne emertim edhe aktualisht per emra njerezish ne Opoje dhe gjetiu ne trojet shqipetare

Marre historikishte , mendohet se Shajnja ne vitin 1875 kishte 50 shtepi , me 1914 kishte 642 banore , ne vitin 1918 kishte 61 shtepi dhe 414 banore , gjendje qe tregon se ka pasur zvoglim te numrit te banoreve si pasoje e shpernguljeve , kryesishte ne Prizren dhe Turqi. Ne fshat egzistojne disa monumente historike qe datojne heret dhe jane karakteristike e fshatit si : Xhamia e Shajnes , qe sipas evidences ne keshillin e Bashkise Islame ne Dragash per here te par eshte ndertuar ne vitin 1413 dhe eshte rindertuar me vone disa here . Vende karakteristike jane : "Gurishtat","Guri i Stenices ", " Kroji i Vjeter" etj. Ne fshat ekziston edhe shkolla fillore 4 vjecare , e ndertuar ne vitin 1927 , e cila ka mbuluar nevojat e fshatrave : Shajne , Xerxe dhe Rrenc

06/10/2026

NJOFTIM

Të nderuar bashkëfshatarë,

Për ta lehtësuar pagesën vjetore prej 20 €, nga tani e tutje, përveç Arkëtarit të Fshatit, z. Elsan Sylejmani, pagesa mund të bëhet edhe z. Samir Shabani dhe z.Arment Shabani.

Pra, kontributin mund ta paguani te njëri nga këta tre persona:
* Elsan Sylejmani – Arkëtar i Fshatit
* Samir Shabani – Nënkryetar i Fshatit
* Arment Shabani – Anëtar i Kryesisë
Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të pagesës për të gjithë bashkëfshatarët tanë, qofshin ata që jetojnë në fshat, në qytete të tjera të Kosovës apo në diasporë.

Për çdo kontribut të paguar do të pajiseni me dëshmi të pagesës.
Faleminderit për kontributin dhe bashkëpunimin tuaj.

Kryesia e Fshatit Shajne

19/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar banorë të fshatit Shajne,

Në mbledhjen e mbajtur më 6 shtator, ndër të tjera u diskutua edhe krijimi i një fondi të fshatit, i cili do të shërbejë për mirëmbajtjen, rregullimin dhe nevojat e tjera të përbashkëta të fshatit.
Me pajtimin e shumicës së të pranishmëve, u vendos që çdo familje të kontribuojë në mënyrë obligative me nga 20 € në vit, duke filluar nga tani 2026.
Obligimi për pagesën e këtij kontributi vlen për të gjitha familjet e fshatit Shajne, pavarësisht vendbanimit, përfshirë familjet që jetojnë në fshat, në diasporë apo në qytete të tjera të Kosovës.
Kontributi vjetor prej 20 € duhet të paguhet te Arkëtari i Fshatit, z. Elsan Sylejmani, i cili do t’ju pajisë me dëshmi të pagesës.
Kjo mënyrë e pagesës do të përdoret deri në përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore për hapjen e një llogarie bankare të fshatit.
Për të siguruar transparencë të plotë, Kryesia e Fshatit do të publikojë çdo vit listën e familjeve kontribuese, si dhe dëshmitë e shpenzimeve të realizuara nga fondi.

Me respekt
Kryesia e Fshatit Shajne

04/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar banorë të fshatit Shajne.
Ju njoftojmë se më 06.09.2026, ditën e dielë në ora 17:00 do të mbahet një mbledhje me banorët e fshatit Shajne, në ambientet e Shkollës së Fshatit.

Në këtë mbledhje do të diskutojmë për çështje të rëndësishme që lidhen me fshatin dhe jetën e komunitetit.
Pjesëmarrja e të paktën nje përfaqsuesi në familje është shumë e rëndësishme.

Me respekt
Kryesia e fshatit.

01/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar banorë të fshatit Shajne,

Për shkak të gjendjes së rënduar të furnizimit me ujë, jemi të obliguar të fillojmë ndaljen e furnizimit me ujë sipas orarit të caktuar, nga 13:30 deri në ora 16:30.
Personi përgjegjës është caktuar dhe do ta kryejë këtë detyrë deri në përmirësimin e gjendjes. Ndalohet rreptësisht që persona të tjerë të bëjnë ndaljen e ujit jashtë orarit të caktuar.

Deri në normalizimin e furnizimit, është e detyrueshme të kursehet uji dhe ndalohet rreptësisht çdo lloj ujitjeje në oborre, kopshte dhe hapësira të tjera.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Kryesia e fshatit Shajne

NJOFTIMJu njoftojmë se aksioni për pastrimin e kaptazhëve të ujit në bjeshkë ka përfunduar me sukses.Falënderojmë të gji...
01/08/2026

NJOFTIM

Ju njoftojmë se aksioni për pastrimin e kaptazhëve të ujit në bjeshkë ka përfunduar me sukses.

Falënderojmë të gjithë bashkëvendësit që morën pjesë dhe kontribuan me punën dhe përkushtimin e tyre. Kontributi juaj është shumë i vlefshëm për të siguruar furnizim sa më të mirë me ujë gjatë sezonit veror.

Me respekt
Kryesia e fshatit Shajne.

31/07/2026

FTESË PËR AKSION VULLNETAR

Të nderuar bashkëvendës të Shajnës,

Me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë dhe rritjes së konsumit të ujit gjatë sezonit veror, të shtunën me datën 01.08.2026 do të organizohet një aksion vullnetar për pastrimin e kaptazhëve të ujit në bjeshkë.

Ky aksion ka për qëllim të sigurojë furnizim sa më të rregullt me ujë, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë banorët e fshatit ta kalojnë verën dhe pushimet në vendlindje pa u përballur me mungesë të ujit.

Të interesuarit luten ta konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht, tek Kryetari i Fshatit, Bekim Vehapi, sepse ai do organizoj transportin me traktor deri ne bjeshkë. Secili nga ju duhet të marr me vete paisje të nevojshme për këtë aksion.

Nisja nga fshati planifikohet te behet në ora 10:00.

Uji nuk do të ndalet, por mund te turbullohet për kohë të shkurt.

Me respekt
Krysia e fshatit.

19/07/2026

Lavdi dëshmorëve tonë: Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi!

Sot, në aksionin për pastrimin e rrugës Shajne-Dragash, u krye një punë e vlefshme falë angazhimit të pjesëmarrësve. Me ...
11/07/2026

Sot, në aksionin për pastrimin e rrugës Shajne-Dragash, u krye një punë e vlefshme falë angazhimit të pjesëmarrësve. Me një pjesëmarrje më të madhe do të kishim mundur ta përfundonim pastrimin e të gjithë segmentit deri në Dragash, por secili dha maksimumin e tij.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që iu bashkuan aksionit, si dhe ata që kontribuuan me ushqime dhe pije.

NJOFTIMKa filluar aksioni për pastrimin e rrugës Shajnë–Dragash. Kërkojmë mbështetjen e të gjithë bashkëvendësve dhe ju ...
11/07/2026

NJOFTIM

Ka filluar aksioni për pastrimin e rrugës Shajnë–Dragash. Kërkojmë mbështetjen e të gjithë bashkëvendësve dhe ju lusim të sillni me vete sa më shumë mjete pune (kosë, trimer dhe pajisje të tjera), në mënyrë që punën ta përfundojmë sa më shpejt dhe sa më mirë.

09/07/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë banorët e fshatit Shajne se të shtunën, më 11.07.2026, duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aksioni për pastrimin e rrugës Shajne–Dragash. Gjatë aksionit do të bëhet kositja e barërave anësore, pastrimi i rrugës, si dhe pastrimi e rregullimi i parkut.

Luteni që secili pjesëmarrës të marrë me vete mjetet e nevojshme të punës, si kosë, trimer dhe pajisje të tjera të përshtatshme.

Ju ftojmë të marrim pjesë sa më shumë, në mënyrë që punën ta përfundojmë sa më mirë dhe më shpejt.

Kontributi i secilit është i çmuar për ta mbajtur fshatin tonë të pastër dhe të rregullt.

Ju faleminderit paraprakisht,
Kryesia e fshatit Shajne.

Address

Dragas

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Shajne posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fshati Shajne:

Shortcuts

Share