Këshilli i Bashkësisë Islame - Dragash

Këshilli i Bashkësisë Islame - Dragash Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Bashkësisë Islame - Dragash, Community Organization, Dragas.

13/10/2026

MUALIME E DALLUAR (Reportazh)

Xheneta Hajredini

Një hafize që dashurinë për Kuranin e shndërroi në mision për brezat e rinj.

Mualimet në mbarë Kosovën vazhdojnë të japin një kontribut të rëndësishëm në edukimin fetar dhe formimin e brezave, duke përcjellë dije, vlera dhe mësime për jetën.

Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në DragashKëshillin e Bashkësisë Islame në Dragash e vizitoi Dr. Kadir Dinç, Kës...
23/09/2026

Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash

Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash e vizitoi Dr. Kadir Dinç, Këshilltar Fetar i Diyanetit të Republikës së Turqisë pranë Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Dr. Kadir Dinç u prit nga drejtuesit e KBI-së Dragash, me të cilët zhvilloi një takim të përzemërt dhe vëllazëror. Në takim u bisedua për bashkëpunimin në fushën fetare, aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare.

KBI Dragash shpreh mirënjohjen për vizitën dhe interesimin e Dr. Kadri Dinç, duke i uruar suksese në misionin e tij dhe duke vlerësuar lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vëllazërore me Diyanetin e Republikës së Turqisë.

15/09/2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026, ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre.

Në vendim thuhet se ky veprim shërben si shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë vendin. Vendimi, i nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hyn në fuqi menjëherë.

30/08/2026
28/08/2026

Atëherë kur nuk ishte i ngarkuar...

Manifestim me rastin e Mevludit SherifNë kuadër të aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragash*t, mualimet...
27/08/2026

Manifestim me rastin e Mevludit Sherif

Në kuadër të aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragash*t, mualimet që veprojnë në kuadër të Këshillit dhe të Departamentit të Gruas, organizuan një program të veçantë me rastin e Mevludit Sherif, në bashkëpunim me prindërit.

Programin e organizuan dhe e udhëhoqën mualimet:

* Valbona Fejzi – Bresanë
* Xheneta Hajredini – K*k
* Sanije Hajredini – Zaplluxhe
* Elhame Kolloni – Pllavë

Në këtë manifestim, së bashku me prindërit, u përgatit një program i pasur me sure kuranore, ilahi, salavate dhe pjesë të ndryshme kushtuar Mevludit Sherif, duke përcjellë te fëmijët dashurinë për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe mësimet e tij të ndritshme.

Një falënderim i veçantë shkon për mualimet për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, si dhe për prindërit që kontribuuan në realizimin e këtij programi të bukur.

Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë organizim!

Mevludi Sherif – dashuri për të Dërguarin ﷺ, edukim për brezat dhe bashkim në të mirë.

Mevludi Sherif në xhaminë Mehmet K*klibeg – BresanëNë xhaminë e vjetër Mehmet K*klibeg në Bresanë, me imam Xhevat ef. Fe...
25/08/2026

Mevludi Sherif në xhaminë Mehmet K*klibeg – Bresanë

Në xhaminë e vjetër Mehmet K*klibeg në Bresanë, me imam Xhevat ef. Fetahun, u mbajt një ceremoni modeste dhe e përzemërt me rastin e Mevludit të Pejgamberit Muhammed ﷺ.

Manifestimi u interpretuar nga disa prej nxënësve, të cilët para të pranishmëve paraqitën pjesë nga Kur’ani Famëlartë, si dhe pjesë nga Mevludi Sherif.

Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame-Dragash, Driton ef. Qengaj, si dhe kryeimami Xhafer ef. Fejziu, së bashku me xhematin e kësaj xhamie.

Allahu i shpërbleftë organizatorët, nxënësit, imamin dhe të gjithë pjesëmarrësit, dhe na mundësoftë që dashuria ndaj të Dërguarit ﷺ të jetë gjithmonë e pranishme në zemrat dhe jetën tonë.

Manifestim me rastin e Mevludit në Xhaminë Qendrore të Dragash*tSot, në Xhaminë Qendrore të Dragash*t, u organizua një m...
21/08/2026

Manifestim me rastin e Mevludit në Xhaminë Qendrore të Dragash*t

Sot, në Xhaminë Qendrore të Dragash*t, u organizua një manifestim i veçantë me rastin e Mevludit – lindjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, ku morën pjesë xhematë të ndryshëm nga trevat tona.

Para faljes së namazit të xhumasë, xhematit iu drejtuan me fjalë rasti Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Driton ef. Qengaj, Sekretari, Nail ef. Halimi, si dhe Kryeimami, Xhafer ef. Fejziu.

Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e njohjes së jetës dhe mësimeve të Pejgamberit Muhammed ﷺ, pasimit të Sunetit të tij, forcimit të lidhjeve vëllazërore dhe ruajtjes së vlerave islame në familje dhe në shoqëri.

Manifestimi u përcoll në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe shpirtërore, duke rikujtuar dashurinë dhe respektin që besimtarët kanë për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe mesazhin e tij.

Allahu na bëftë prej atyre që e duan, e pasojnë dhe e zbatojnë Sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ. Amin!

Më datë 05.07.2026, në fshatin Blaç të Dragash*t, u mbajt duaja e hatmes së vijuesve të mësim-besimit.Të pranishëm në kë...
06/07/2026

Më datë 05.07.2026, në fshatin Blaç të Dragash*t, u mbajt duaja e hatmes së vijuesve të mësim-besimit.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: kryetari i KBI-së Dragash Driton ef. Qengaj, sekretari Nail ef. Halimi, kryeimami Xhafer ef. Fejziu, arkatari Osman ef. Mehmeti, koordinatori i shoqatës “Bereqeti” – dega Dragash, Samidin ef. Flugaj, si dhe nga “Medreseja Alauddin” në Prizren, Ensar ef. Halimi. Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe hoxhallarë të tjerë nga fshatrat përreth.

Programi ishte i pasur, me këndime nga pjesë të ndryshme të Kur’anit dhe ilahi nga vijuesit e mësim-besimit.

Gjatë vitit, në këtë mejtep kanë vijuar mësimet gjithsej 21 nxënës.

E gjithë kjo arritje është rezultat i vullnetit dhe dëshirës së nxënësve, së bashku me angazhimin e hoxhës së tyre, Xhafer ef. Nebiu, i cili meriton lëvdata për përkushtimin dhe përkujdesjen ndaj nxënësve.

Vijuesit e mësim-besimit u pajisën me çertifikata nga KBI Dragash, si dhe me dhurata nga ky institucion, në bashkëpunim me shoqatën “Bereqeti”.

E lusim Zotin që t’u japë shëndet dhe suksese në jetë!

Address

Dragas
22000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Telephone

38129281353

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkësisë Islame - Dragash posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share