19/07/2026
E DIELA EKOLOGJIKE
👣 GJURMA E KARBONIT- ÇDO ZGJEDHJE QË BËN TI, LË NJË GJURMË NË 🌍 TONË!
Gjurma e karbonit është sasia totale e gazrave serrë, kryesisht dioksid karboni (CO₂), të shkarkuara në atmosferë si rezultat i aktiviteteve tona të përditshme. Duke filluar që nga drejtimi i makinës🚗përdorimi i energjisë elektrike💡🔌deri te blerja e produkteve dhe shpërdorimi i ushqimit, ka një ndikim mjedisor në gjurmën e karbonit.
Përderisa gjurma jonë e karbonit rritet📈rriten edhe sfidat me të cilat përballet🌏ynë. Rritja e temperaturave globale🔥 shkrirja e akullnajave, ngjarjet ekstreme të motit, rritja e nivelit të detit, humbja e biodiversitetit dhe ndryshimi i modeleve të reshjeve🌧️janë të lidhura me rritjen e emetimeve të gazeve serrë. Këto ndikime kërcënojnë ekosistemet, sigurinë ushqimore, burimet ujore dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Lajmi i mirë është se zvogëlimi i gjurmës suaj të karbonit nuk kërkon përsosmëri- janë veprime të vogla, të përditshme dhe të qëndrueshme që mund të bëjnë një ndryshim domethënës kur miliona njerëz marrin pjesë.
Çdo veprim yni që bëjmë lë një gjurmë. Le të sigurohemi që është një veprim që çon në një mjedis më të pastër, një klimë më të shëndetshme dhe një të ardhme më të qëndrueshme.