Drenoci i Voksh*t

Drenoci i Voksh*t Mirë se vini në faqen Drenoci i Voksh*t! Kjo faqe është qendra jonë digjitale për lajme dhe përditësime rreth fshatit.

Jemi të përkushtuar për të forcuar komunikimin dhe për të ndarë ngjarjet e rëndësishme të komunitetit tonë.

🕊️ LAMTUMIRË, MUHAMET NEKA BINAKAJ!Me dhimbje e pikëllim, njoftojmë se varrimi i të ndjerit Haxhi Muhamet Neka Binakaj b...
10/10/2026

🕊️ LAMTUMIRË, MUHAMET NEKA BINAKAJ!

Me dhimbje e pikëllim, njoftojmë se varrimi i të ndjerit Haxhi Muhamet Neka Binakaj bëhet nesër, më 11.10.2026 (e diel), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Drenoc, Komuna e Deçanit.

🕊️ LAMTUMIRË, HAXHI MUHAMET NEKA BINAKAJ!Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Muhamet Nekë B...
10/10/2026

🕊️ LAMTUMIRË, HAXHI MUHAMET NEKA BINAKAJ!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Muhamet Nekë Binakajt, një burrë i ndershëm, i urtë dhe i përkushtuar ndaj fesë, xhamisë dhe bashkësisë sonë të fshatit.

Haxhi Muhameti ishte një prej atyre njerëzve që nuk bënin shumë zhurmë me fjalë, por linin gjurmë të pashlyeshme me vepra. Që nga kohët e hershme, ai ishte i lidhur ngushtë me xhaminë e fshatit tonë, duke u kujdesur me përkushtim për mirëmbajtjen e saj, për shtëpinë e hoxhës dhe, mbi të gjitha, për vetë hoxhën e fshatit, të cilin e respektonte dhe e nderonte me një përkujdesje të veçantë.

Përveç këtij kontributi të çmuar, Haxhi Muhameti, së bashku me imamin dhe disa burra të tjerë të fshatit, për dekada me radhë ishte një zë i fuqishëm i pajtimit, urtësisë dhe mirëkuptimit. Me mençurinë dhe maturinë e tyre, ata ndihmonin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, parandalonin ngatërresat dhe afronin njerëzit me njëri-tjetrin, duke ruajtur harmoninë, unitetin dhe frymën vëllazërore ndërmjet bashkëfshatarëve.

Për një kohë të gjatë, Haxhi Muhameti u kujdes që ezani të dëgjohej pesë herë në ditë, duke e mbajtur gjallë zërin e thirrjes në namaz në fshatin tonë. Ai u kujdes edhe për lajmërimin e rasteve të vdekjes, duke e kryer këtë shërbim me përgjegjësi, përkushtim dhe ndjenjë të thellë detyrimi ndaj fesë dhe njerëzve të vendlindjes së tij.

Ka njerëz që largohen nga kjo botë, por veprat e tyre mbeten përherë në kujtesën e një fshati të tërë. Haxhi Muhameti ishte njëri prej tyre. Përkushtimi i tij ndaj xhamisë, respekti për hoxhën, urtësia në mesin e bashkëfshatarëve dhe shërbimi i tij ndër vite do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

Sot, me ndarjen e tij nga jeta, fshati ynë humbi një njeri që i shërbeu me zemër fesë, xhamisë dhe bashkëfshatarëve të vet. Njerëzit si Haxhi Muhameti nuk kujtohen vetëm për atë që kanë bërë, por edhe për vlerat që kanë përcjellë, për respektin që kanë fituar dhe për gjurmët që kanë lënë pas.

Kujtimi për të do të mbetet i gjallë sa herë që nga minarja e xhamisë sonë të dëgjohet ezani, sa herë që të kujtojmë njerëzit që punuan për të mirën e përbashkët dhe sa herë që të flasim për burrat që me urtësi e përkushtim i shërbyen fshatit të tyre.

🤲 Allahu e mëshiroftë Haxhi Muhamet Nekë Binakajn, ia ndriçoftë varrin, ia faltë gabimet dhe e shpërbleftë me Xhenet për çdo të mirë dhe çdo shërbim që ka bërë gjatë jetës së tij.

Familjes Binakaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

U prehsh në paqe, Haxhi Muhamet!
Do të mbetesh përherë në kujtesën dhe respektin e fshatit tonë. Veprat e tua do të flasin edhe atëherë kur zëri yt të mos dëgjohet më. 🕊️

Me respekt,
Fshati Drenoc i Voksh*t

10/10/2026

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Muhamet Binakaj, nga fshati Drenoc.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binakaj, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan të ndjerin.

Uroj që të gjeni forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

BR

Shpetim Alaj 👏
10/10/2026

Shpetim Alaj 👏

Nga largimi i dhimbshëm prej Kosovës te suksesi në Gjermani! Shpëtim Alaj u largua nga Kosova në vitin 1992, në mesin e të njëzetave, së bashku me bashkëshorten shtatzënë. Në Gjermani kaloi nëpër qendra azilkërkuesish dhe nisi një jetë të re nga e para.

Rruga nuk ishte aspak e lehtë. Fillimisht punoi si marangoz, më pas u rikualifikua në fushën e transportit. Në mbrëmje shpërndante pica për katër orë të tjera për të siguruar më shumë të ardhura për familjen, përpara se të kalonte te vetëpunësimi dhe studimet.

Me kalimin e viteve, Shpëtimi u bë sipërmarrës dhe një figurë e njohur në Eisenach. Për më shumë se tetë vjet ai mbajti përgjegjësi edhe te klubi i hendbollit ThSV Eisenach, ndërsa angazhimi i tij vullnetar vazhdon edhe sot.

“Gjermanisë i detyrohem shumë”, shprehet ai, duke theksuar dëshirën për t’i kthyer diçka vendit që e priti. Sot historinë e tij, nga refugjat nga Kosova në sipërmarrës të suksesshëm, e ka rrëfyer edhe në autobiografi.

Ngushëllime të sinqerta familjes Baqaj dhe të gjithë atyre që e njohën Hakin🙏Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë...
22/09/2026

Ngushëllime të sinqerta familjes Baqaj dhe të gjithë atyre që e njohën Hakin🙏

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë, më 23.09.2026, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Drenoc, Komuna e Deçanit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
U prehtë në paqe.

Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë,Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë aksidentalisht vëllau ynë...
13/09/2026

Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë aksidentalisht vëllau ynë Shkëlqim (Idriz) Alaj me datën 12.09.2026.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 13.09.2026 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë, në ora 16:10 në kohën e Ikindisë.

E pamja do të jetë 2 ditë me datat 14 dhe 15.09.2026 nga ora 08:00 deri në 17:00, në adresën Bregu i Diellit, rr. Gazmend Zajmi, objekti Pika Ekskluzive 4A, afër furrës Qerimi 2.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhehnet.

Familja Alaj

🗑️ Të dashur bashkëfshatarë të Drenocit,Me kërkesë të bashkëfshatarëve dhe duke e parë të nevojshme për krijimin e një a...
02/09/2026

🗑️ Të dashur bashkëfshatarë të Drenocit,

Me kërkesë të bashkëfshatarëve dhe duke e parë të nevojshme për krijimin e një ambienti sa më të pastër dhe të mirëmbajtur në fshatin tonë, sot kemi vendosur edhe 5 shporta të reja për mbeturina në disa pozicione të fshatit. ♻️🌳

🙏 I lusim të gjithë bashkëfshatarët që t’i mirëmbajnë dhe t’i përdorin me kujdes, secili duke kontribuar sa më shumë edhe për hapësirën përreth pronës së vet.

🛍️ Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithëve që të pajiseni me qese për mbeturina, në mënyrë që mbledhja dhe pastrimi i tyre të bëhet sa më lehtë çdo javë.

🤝 Pastërtia e fshatit është përgjegjësi e të gjithëve!
Le ta mbajmë Drenocin të pastër, të rregullt dhe të bukur. 💚🏡

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! 🙏♻️

Ngushëllime familjes Alaj dhe të gjithë atyre që e njohën Isufin.
01/09/2026

Ngushëllime familjes Alaj dhe të gjithë atyre që e njohën Isufin.

Përfundimi i pastrimit të varrezave dhe parkutMe kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur të përfundojmë me sukses pastrimi...
28/08/2026

Përfundimi i pastrimit të varrezave dhe parkut

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur të përfundojmë me sukses pastrimin e të gjitha varrezave, si dhe hapësirës së parkut.

Ky proces ka zgjatur gjithsej 10 ditë, me një kosto të arsyeshme prej 767.66 €.

Gjithashtu, është realizuar edhe shtrirja e dheut në të dy pjesët e varrezave, me një kosto prej 800 €.

Kostoja totale: 1,567.66 €

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij procesi. Kontributi i secilit është i çmuar dhe i rëndësishëm për komunitetin tonë.

Ju bëjmë me dije se këto shpenzime janë duke u mbuluar nga pjesa e Fondit të Fshatit të vitit 2025.

Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin!
Bashkë për një Drenoc më të pastër dhe më të mirë. 🤝

Njëherazi ju njoftojmë se të gjithë përfaqësuesit e lagjeve janë të informuar në detaje për shpenzimet, përfshirë atë se çfarë është blerë dhe ku është shpenzuar secili mjet.

Address

Deçan
10000

Telephone

+38344128693

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drenoci i Voksh*t posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drenoci i Voksh*t:

Shortcuts

Share