08/08/2026
Për studiuesit në fushën e historisë së arsimit, pedagogjisë dhe historisë në përgjithësi - kemi kënaqësinë tju njoftojmë se kemi krijuar një hapësirë online për Shkollën Normale të Elbasanit.
Një projekt i filluar vite më parë me digjitalizimin e fondit të Muzeut të Shkollës Normale në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Elbasanit ka filluar të marrë formë.
Në ditët në vazhdim do të hedhim pak nga pak online materiale dhe dokumente të Arkivit të Muzeut të Shkollës Normale.
Ju ftojmë të na mbështesni në këtë projekt duke e plotësuar me materiale, bibliografi dhe të dhëna historike si dhe duke na korrigjuar apo duke dhënë ide për përmirësimin e hapësirës.
https://shkollanormale.al/s/normalja/page/ballina
Stafi i ACDA
P.S. Projekti është në zhvillim dhe do lutemi të na mirëkuptoni për gabime apo pasaktësi.
Një emër në regjistër lidhet me një klasë; një klasë me një vit; një jetë me vendet ku dijet u përcollën më tej. Çdo lidhje ruan burimin dhe shkallën e sigurisë.