Plava e Gucia Sot

Directions Website Contact the organization

Plava e Gucia Sot Bashkimi i trojeve shqiptare fillon këtu.

Plava e Gucia Sot” is a bridge between our homeland, Plava & Gucia, and the Albanian world, keeping our community connected to its roots, heritage, culture, and history

P Ë R K U J T I M: BEKIM (UJKAN) AHMETAJ5 Shtator 1995 – 16 Tetor 2024Dy vite pa ty, i dashuri ynë Bekim…U bënë dy vite ...
10/16/2026

P Ë R K U J T I M: BEKIM (UJKAN) AHMETAJ

5 Shtator 1995 – 16 Tetor 2024

Dy vite pa ty, i dashuri ynë Bekim…

U bënë dy vite që nga dita kur u ndave prej nesh. Dy vite që zemrat tona rrahin me mall të pashuar e me një dhimbje të thellë që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë.

Ike dhe na mblodhe të gjithëve bashkë, i dashur Bekim, por jo për atë gëzim tëndin që aq shumë e kishim ëndërruar dhe pritur…

Sa shumë do të donim të të shihnim të lumtur, të ndiqnim hapat e tu drejt realizimit të ëndrrave, të gëzoheshim e të krenoheshim me arritjet dhe sukseset e tua, që besonim se ishin vetëm çështje kohe.

Sa shumë do të donim ta dëgjonim sërish të qeshurën tënde, atë të qeshur që mbushte shtëpinë me jetë, dritë e frymëzim.

Por ti ike pa një fjalë lamtumire…

Na le mes kujtimesh që nuk do të plaken kurrë, mes ëndrrash të mbetura përgjysmë dhe një malli që rritet çdo ditë, pa njohur kufi.

Nuk ka forcë që mund ta shuajë këtë dhimbje, as kohë që mund ta zbehë dashurinë tonë për ty.

Për ne, ti nuk je larguar kurrë, BEKIM. Zemrat tona ende nuk arrijnë ta pranojnë mungesën tënde. Ti vazhdon të jetosh në çdo kujtim, në çdo mendim, në çdo rrahje të zemrave tona.

Ne besojmë se shpirti yt i njomë e i pastër rrezaton paqe e dritë në universin tonë të përbashkët, aty ku dashuria nuk njeh ndarje dhe ku lidhjet shpirtërore mbeten të përjetshme.

Të pikëlluar, me mall e dashuri të pashuar:

Babai Ujkani, motra Majlinda dhe familja e gjerë Ahmetaj.

U prehsh në paqe e dritë, i shtrenjti ynë Bekim!

https://plavaeguciasot.com/p-e-r-k-u-j-t-i-m-bekim-ujkan-ahmetaj-2/

FONDACIONI “DOM SIMON FILIPAJ” VAZHDON TRADITËN E BUKUR TË BASHKËPUNIMIT ME KOMUNITETIN SHQIPTARDarkë përvjetore në frym...
10/15/2026

FONDACIONI “DOM SIMON FILIPAJ” VAZHDON TRADITËN E BUKUR TË BASHKËPUNIMIT ME KOMUNITETIN SHQIPTAR

Darkë përvjetore në frymën e humanizmit, solidaritetit dhe bashkimit

Fondacioni Humanitar “Dom Simon Filipaj” në Nju Jork vazhdon traditën e mirë të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar, duke organizuar darkën e tij përvjetore, të dielën, më 18 tetor 2026, në orën 5:00 pasdite, në Qendrën “Nënë Tereza” në Hartsdale, New York.

Nën moton “Të ndihmojmë nevojtarët tanë”, kjo veprimtari është një tjetër dëshmi e përkushtimit ndaj vlerave të humanizmit, bamirësisë dhe solidaritetit, që prej vitesh bashkojnë bashkatdhetarët tanë në Amerikë.

Përtej karakterit festiv, kjo mbrëmje përcjell një mesazh të rëndësishëm: të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të mos harrojmë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmën tonë.

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët, familjet shqiptare, shoqatat dhe veprimtarët e komunitetit që të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje vëllazërore, e cila do të shoqërohet me muzikë nga DJ Lindon Ivezaj, ushqime dhe pije të ndryshme.

Pjesëmarrja juaj është mbështetje për një mision fisnik dhe dëshmi se forca e komunitetit tonë qëndron te bashkimi dhe solidariteti.

Vendi: Qendra “Nënë Tereza”
361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, NY 10530

Data: E diel, 18 tetor 2026
Ora: 5:00 pasdite
Hyrja: FALAS

Informacione: 914-760-4350

Mirë se të vini! Të bashkohemi për të ndihmuar ata që kanë nevojë, sepse bamirësia na nderon dhe solidariteti na bashkon!

Ramiz LUSHAJVUTHAJT, ME BUKURI E HISTORINë Vuthaj mëngjeset lindin pa ra dielli.Natën e merr rrjedha e lumit teposhtë.Nj...
10/15/2026

Ramiz LUSHAJ

VUTHAJT, ME BUKURI E HISTORI

Në Vuthaj mëngjeset lindin pa ra dielli.
Natën e merr rrjedha e lumit teposhtë.
Njerëzit çojnë dorën e takohen me malet.
Vorret shqiptare mbajnë mbi supe këtë tokë.

Njerëzit janë si lisat e trollit të saj etnik
Trolli është si një mal në rritje i historisë
Zoti ia fali natyrës së saj të gjitha bukuritë
Kohnat e bekuan si “Ora e Shqipërisë”.

Vend me liqene, burime e ujvara krejt kaltërsi
Që iu ngjajnë dhe shpirtit të malësorëve të vet
Vargmalet - si plisa të bardhë plot bukuri
I gjelbruan historisë liri e mirësi përjetë.

Si askund në botë, lumenjtë i derdhen në dy dete
Njani vrapon në Adriatik, tjetri turret në Detin e Zi.
Perandorive të Romës e Bosforit iu çuan falmeshendete:
Në këto lugina e male Ne jemi e vetmja Superfuqi.

Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë
Shqip - shkruajnë në kaltërsitë e rrezatimet e Qiellit
Kjo tokë vuthjane prêt një të ardhme plot me dritë,
Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarrjen prej Diellit.

Shqipëri Etnike, 13.02.2013 in

Turizëm apo provokim? Uniforma e policisë serbe dhe simboli i tre gishtërinjve në Alpet ShqiptarePLAVA E GUCIA SOTDitë m...
10/15/2026

Turizëm apo provokim? Uniforma e policisë serbe dhe simboli i tre gishtërinjve në Alpet Shqiptare

PLAVA E GUCIA SOT

Ditë më parë, një person i identifikuar si Igor Stepanović, i cili sipas postimeve të tij paraqitet si pjesëtar i policisë së Serbisë, ka publikuar fotografi nga një vizitë turistike në Liqenet e Jezercës, në zemër të Alpeve Shqiptare.

Sipas fotografive të përshkruara, ai shfaqet me uniformë të policisë serbe dhe duke pozuar me simbolin e tre gishtërinjve, një gjest që, në kontekstin e historisë së afërt të Ballkanit, mund të shkaktojë reagime dhe të zgjojë kujtime të dhimbshme te shumë shqiptarë.

Turizmi është i mirëpritur, por respekti për vendin, historinë dhe ndjenjat e banorëve është i domosdoshëm.

Plava, Gucia dhe Alpet Shqiptare kanë qenë dhe mbeten treva të mikpritjes, ku vizitorët, pavarësisht përkatësisë kombëtare, janë të mirëpritur të shijojnë bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore.

Megjithatë, historia e rajonit tonë nuk mund të harrohet. Popujt e Ballkanit, veçanërisht gjatë luftërave të viteve ’90, kanë përjetuar krime të rënda, dëbime dhe vuajtje të mëdha. Për këtë arsye, shfaqja e uniformave dhe simboleve që një pjesë e banorëve i lidhin me atë periudhë kërkon ndjeshmëri dhe përgjegjësi të veçantë.

Nëse konfirmohet se fotografitë janë realizuar gjatë kalimit nëpër vendbanimet shqiptare të Plavës e Gucisë dhe në territorin e Shqipërisë, mbetet me interes publik të sqarohet edhe konteksti i përdorimit të uniformës zyrtare gjatë një vizite të deklaruar si turistike.

Ne mirëpresim turizmin, miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve, por kundërshtojmë çdo promovim të urrejtjes etnike, glorifikim të krimeve të luftës apo provokim që cenon dinjitetin e komuniteteve.

Simbolet nuk kanë gjithmonë të njëjtin kuptim për të gjithë, por pikërisht për këtë arsye duhet treguar kujdes se si dhe ku përdoren.

Alpet Shqiptare janë të hapura për të gjithë ata që vijnë me respekt dhe qëllime paqësore. Mikpritja jonë është vlerë, ndërsa kujtesa historike dhe dinjiteti njerëzor meritojnë respekt.

Plava e Gucia Sot

KLUBI I KARATESË ”ULQINI” SHKRUAN NJË FAQE TË RE HISTORIE!
10/15/2026

KLUBI I KARATESË ”ULQINI” SHKRUAN NJË FAQE TË RE HISTORIE!

SUKSES I JASHTËZAKONSHËM DHE PARAQITJE MADHËSHTORE E GARUESVE TANË NË ARENËN EVROPIANE! EMIRA GJONI DHE UZEJR SELLA – KAMPIONË EVROPIANË TË SHTETEVE TË VOGLA! YLLËZA RAMA, AGNESA KOLLARI DHE NEIRA KOLLARI – NËNKAMPIONE EVROPIANE TË SHTETEVE TË VOGLA! Me krenari të veçantë ndajm....

EMRI DËSHMI E IDENTITETIT PERSONAL E KOMBËTAR
10/12/2026

EMRI DËSHMI E IDENTITETIT PERSONAL E KOMBËTAR

Emri i çdo individi paraqet çështje më rëndësi jo vetëm personale, familjare e shoqërore por edhe kombëtare sepse përmes tij dëshmojmë identitetin kombëtar në vend dhe në botën e jashtme. Si të popujt e tjerë edhe tek ne shqiptarët çështja e emërtimit ka evoluar në saj...

Cafo Boga i drejtohet Qeverisë së Malit të Zi: Të gjendet një zgjidhje e drejtë për automjetet e diasporës me targa të h...
10/11/2026

Cafo Boga i drejtohet Qeverisë së Malit të Zi: Të gjendet një zgjidhje e drejtë për automjetet e diasporës me targa të huaja

Një nga përfaqësuesit i diasporës nga SHBA-ja kërkon një periudhë kalimtare ose amnisti të njëhershme doganore për automjetet që tashmë ndodhen në Mal të Zi, duke theksuar se shumë mërgimtarë janë gjendur në një situatë të vështirë për shkak të zbatimit më të rreptë të ...

Po pse ike, o Shpend Goçi, e na i le bjeshkët në heshtje?Sot janë ngrysë bjeshkët e Kelmendit. Prej Kollatës e Bjeliçit,...
10/11/2026

Po pse ike, o Shpend Goçi, e na i le bjeshkët në heshtje?

Sot janë ngrysë bjeshkët e Kelmendit. Prej Kollatës e Bjeliçit, kah Romani e Zastani, e deri te Liqeni i Shtarës, një hije pikëllimi ka ra mbi male.

Maja e Vajës, e mbështjellë në mjegull e mall, po shikon kah Komlemi e po e pyet me za të dridhun: “Ku mbeti Shpëni ynë, që aq shumë i deshti këto troje?”

E Podgoja po i thërret Rokopeçit: “O Rokopeç, ku na mbeti ai burrë? Ku mbeti Shpend Goçi, që s’iu nda kurrë këtyne maleve?”

E Grebaja, që e pa për herë të fundit, sot ka heshtë. As era s’po fryn si dikur, as bjeshkët s’po kanë të njajtën hijeshi. Sikur edhe gurët e malit po mbajnë zi për birin e vet.

Por ti, o Shpend Goçi, nuk ke ikë prej këtyne trojeve. Ke mbetë në çdo shteg që ke shkelë, në çdo gur ku je ndalë, në çdo majë që e ke soditë e në çdo kujtim të atyne që të kanë njoftë.

Pusho i qetë në tokën tande, o burrë i Vuthajve! Në atë tokë që aq shumë e deshte, që kurrë nuk e harrove e që kurrë nuk e lëshove.

Se burrat që i deshtën malet me shpirt, nuk vdesin kurrë. Ata bahen pjesë e përjetshme e tyne.

Frymëzuar nga një koment ngushëllimi për trojanikun e Vuthajve, Shpend Goçin, shkruar nga Selman Kadria.

/Plava e Gucia Sot

NATA E FUNDITIshte natë dimri…Nata e funditpara se të nisesha për gurbet.Po bëhesha gati të ikja,por zemra imeende nuk e...
10/09/2026

NATA E FUNDIT

Ishte natë dimri…
Nata e fundit
para se të nisesha për gurbet.

Po bëhesha gati të ikja,
por zemra ime
ende nuk e dinte ç’do të thoshte ikja.

Qaja nga malli,
një mall që ende nuk më kishte marrë,
por unë e ndjeja
se diku përtej asaj nate
po vinte të më gjente,
e të mos më lëshonte kurrë.

Po lija Krajën.
Po lija shtëpinë,
oborrin,
rrugicat ku kisha hedhur hapat e parë,
bankën e shkollës, shoqërinë
zërat e njerëzve
që për tetëmbëdhjetë vite
kishin qenë bota ime.
Po lija gjithçka
në këmbim të asgjëje.

Ra terri.
U nisa.
U çmalla me njërz,
qanë e qava.
Me perqafoj gjyshja plakë,
përqafimi i fundit.

Hapat më çonin përpara,
por zemra më tërhiqte prapa.
Në shtegëvashë
e solla kokën edhe një herë…
Për herë të fundit.

Por nuk pashë asgjë.
As shtëpinë e as njerzit.
As malet e as liqenin.
As Krajën e as qiellin.

Vetëm errësirë.
Një errësirë
aq e madhe
sa dukej sikur kishte ardhur
të mi fshinte të gjitha kujtimet.

Në mes të asjaë errsirë
më pikoi një pikë loti.
Ra në heshtje.
Por nuk pashë ku ra.

Humbi në errësirë,
ashtu siç po humbte
ajo natë
fëmijërinë time.

Vazhdova të ecja.
Pa e ditur
se sa e gjatë do jetë rruga.

Pa e ditur
se sa herë do ta kujtoja
këtë natë.

Pa e ditur
se malli e loti I asaj nate
do të gdhëndet në kujtesën e perjetshme.

Dhe sot,
sa herë kujtoj atë natë,
e shoh veten përsëri
në atë vend,
si zogë shtegëtar,
duke e kthyer kokën
për herë të fundit.

Por prapë
nuk shoh asgjë.
Vetëm errësirë.

Dhe një lot
që dikur ra në dheun e Krajës
dhe humbi pa zë…
ndoshta,
ende është aty,
duke pritur
ditën
kur do të kthehem
ta gjej e ti lypi hallall.

Po ku ta gjejë?

Eh sa pika loti janë derdhë aty.

Hysen KRAJA, ShBA

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GOÇAJ
10/09/2026

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GOÇAJ

Me pikëllim të thellë, familja Goçaj njofton të gjithë miqtë, shokët, të afërmit dhe dashamirët se sot, në vendlindje, në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë më i dashuri i tyre: SHPEND (HALIL) GOÇAJ Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe të...

Address

3049 Hull Avenue A
New York, NY
10467

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Plava e Gucia Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Plava e Gucia Sot:

Shortcuts

Share