Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare

Directions Website
Ladies, let’s make it a night! 🇦🇱✨ Fashion, tradition, and a beautiful evening celebrating our Albanian roots. Join us N...
10/19/2026

Ladies, let’s make it a night! 🇦🇱✨ Fashion, tradition, and a beautiful evening celebrating our Albanian roots. Join us November 19 at 6 PM at Island Chateau for dinner and a runway show together with O’ Couture | New York & Albanian traditional clothing 💃

🎟️ $120 per ticket • Call/text 917-609-8049 (tel:917-609-8049) or DM to reserve!

10/16/2026
🇦🇱❤️ QUEENS, WE’RE BACK! ❤️🇦🇱We are excited to announce the reopening of our Albanian Roots Queens location! 🎉Join us as...
10/11/2026

🇦🇱❤️ QUEENS, WE’RE BACK! ❤️🇦🇱

We are excited to announce the reopening of our Albanian Roots Queens location! 🎉

Join us as we continue celebrating our culture, preserving our traditions, and passing our Albanian heritage on to the next generation through dance!

💃 Choreographer: Jorinda Goçaj

📅 Starting Sunday, November 8th

⏰ 2:30 PM

📍 74-02 Eliot Ave, Queens, NY 11379

We can’t wait to welcome our dancers back and open our doors to new families!

New dancers are always welcome! ❤️🖤

🇦🇱 Strong roots. Proud traditions. One community.

Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026. Doors open at 4 pm and the show runs from...
10/02/2026

Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026. Doors open at 4 pm and the show runs from 5 pm to 8 pm.

You can buy tickets now at the Our Lady of Shkodra church and by calling any of the ticket managers listed below.

We’ll have plenty of new music, dances, and costumes for you to enjoy! Don’t miss out on this year’s show!

SHOQATA PATRIOTIKE ÇAMERIA DEKLARATË PËR SHTYPHistoria e Çamërisë nuk rishkruhet dhe Europa nuk mund të përdoret për të ...
10/01/2026

SHOQATA PATRIOTIKE ÇAMERIA

DEKLARATË PËR SHTYP

Historia e Çamërisë nuk rishkruhet dhe Europa nuk mund të përdoret për të kërcënuar Shqipërinë.

Shoqata Patriotike Çamëria dënon deklaratat e Presidentit të Republikës së Greqisë në Paramithi dhe, në mënyrë të veçantë, përpjekjen e tij për t’u atribuar kolektivisht shqiptarëve të Çamërisë bashkëpunimin me pushtuesit nazistë, duke shkuar deri aty sa këtë version të historisë ta lidhë me rrugën europiane të Shqipërisë.

Akuza kolektive ndaj çamëve myslimanë nuk shndërrohet në të vërtetë historike vetëm sepse përsëritet prej dekadash nga përfaqësues të shtetit grek.

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë qenë kolektivisht bashkëpunëtorë të nazizmit.

Nëse Presidenti i Greqisë pretendon të kundërtën, e ftojmë publikisht:

Të paraqesë dokumentet. Të hapë arkivat. Të paraqesë emrat, faktet dhe përgjegjësitë individuale.

Dhe të pranojë që të njëjtat arkiva të hapen edhe për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Historia nuk shkruhet me deklarata presidenciale.
Historia provohet me dokumente.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati bashkëpunëtorë të pushtuesve në shumë vende të Europës.
Edhe Greqia pati qeveri kolaboracioniste gjatë pushtimit, deri te qeveria e Ioannis Rallis.

Por ne nuk përdorim Rallis-in dhe bashkëpunëtorët grekë të pushtuesve për të shpallur popullin grek bashkëpunëtor të nazizmit.

Atëherë me çfarë të drejte Presidenti i Greqisë përdor individë të caktuar për t’i vendosur vulën e bashkëpunëtorit një komuniteti të tërë shqiptar?

Një standard për grekët dhe një tjetër për shqiptarët nuk është histori. Është politikë.

ÇAMËT LUFTUAN EDHE ME ARMË KUNDËR FASHIZMIT DHE NAZIZMIT

Presidenti grek harron një fakt thelbësor: shqiptarët e Çamërisë morën pjesë edhe me armë në rezistencën antifashiste.

Qindra çamë luftuan në formacionet partizane. Batalioni “Çamëria” në Konispol dhe formacionet çame që luftuan në krah të rezistencës së ELAS-it janë pjesë e historisë që nuk mund të fshihet.

Prandaj i drejtojmë Presidentit grek një pyetje të thjeshtë:

Nëse çamët myslimanë ishin kolektivisht bashkëpunëtorë të nazizmit, çfarë ishin atëherë qindra çamët që luftuan me armë kundër fashizmit dhe nazizmit?

Nuk mund të fshihen nga historia vetëm sepse ekzistenca e tyre rrëzon tezën e fajit kolektiv.

HISTORIA E ÇAMËRISË NUK MBARON NË VITIN 1943

Presidenti grek flet për Paramithinë e vitit 1943.

Por hesht për 27 qershorin 1944.

Hesht për masakrat ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Hesht për gratë, fëmijët dhe të moshuarit e vrarë.

Hesht për familjet e dëbuara me dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre.

Hesht për pronat e lëna pas dhe të konfiskuara.

Hesht për një popullsi historike që, pas operacioneve të forcave të EDES-it të Napoleon Zervës, u detyrua në masën dërrmuese të largohej drejt Shqipërisë.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: akuza e bashkëpunimit kolektiv është përdorur për të mbuluar dhe justifikuar spastrimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe pasojat e tij.

Nëse Presidenti i Greqisë kërkon “pranimin e saktë të historisë”, atëherë le ta pranojmë të gjithë historinë.

Jo vetëm viktimat greke.
Edhe viktimat shqiptare.

Jo vetëm Paramithinë e vitit 1943.
Edhe Paramithinë e 27 qershorit 1944 dhe atë që pasoi në Çamëri.

EUROPA NUK MUND TË PËRDORET SI KËRCËNIM NDAJ SHQIPËRISË

Është veçanërisht e papranueshme që Presidenti i Republikës së Greqisë ta lidhë këtë interpretim të historisë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti grek thotë se Europa u krijua mbi hirin dhe tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore.

Jemi dakord, zoti President.

Pikërisht për këtë arsye Europa u ngrit mbi refuzimin e nacionalizmit, fajit kolektiv, dëbimeve të popullsive dhe mohimit të të drejtave themelore.

Europa nuk është pronë e asnjë shteti dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk mund të përdoret si instrument për t’i imponuar Shqipërisë versionin historik të një shteti tjetër.

Dhe përpara se Presidenti grek t’i japë Shqipërisë leksione për Luftën e Dytë Botërore, ekziston një çështje për të cilën duhet të angazhohet vetë:

Ligji i Luftës me Shqipërinë.

Nuk jemi ne që e kemi quajtur me fjalët më të rënda këtë mbetje të së kaluarës.

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e ka cilësuar:

“Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë.”

Ndërsa një tjetër ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, deklaronte në Tiranë:

“Nisim procedurat për heqjen e ligjit të luftës.”

Atëherë pyetja jonë për Presidentin e Republikës së Greqisë është e drejtpërdrejtë:

Përpara se t’i kërkoni Shqipërisë të “pranojë historinë” dhe t’i kujtoni asaj rrugën drejt Europës, përse nuk angazhoheni që shteti që përfaqësoni t’i japë fund atij që vetë ish-ministri juaj i Jashtëm e ka quajtur “budallallëk historik”?

Hiqni Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Mbyllni mbetjet e Luftës së Dytë Botërore në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe pastaj le të ulemi si dy vende europiane, të barabarta, pa kërcënime dhe pa kushte të diktuara mbi historinë.

LE TË HAPEN ARKIVAT

Shoqata Patriotike Çamëria e sfidon hapur tezën e fajit kolektiv ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Le të hapen arkivat.

Arkivat greke dhe shqiptare.

Arkivat gjermane dhe italiane.

Arkivat britanike dhe amerikane.

Le të krijohet një komision historianësh shqiptarë dhe grekë, me pjesëmarrjen e studiuesve të pavarur ndërkombëtarë.

Le të dokumentohet çdo bashkëpunëtor i pushtuesit, me emër dhe mbiemër, pavarësisht nëse ishte shqiptar apo grek.

Le të dokumentohet çdo viktimë.

Le të dokumentohen masakrat.

Le të dokumentohet dëbimi i popullsisë.

Le të dokumentohen pronat e konfiskuara.

Ne nuk kemi frikë nga dokumentet.

INSTITUCIONET E SHQIPËRISË NUK MUND TË HESHTIN

Shoqata Patriotike Çamëria i kërkon Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministrit, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Kuvendit të Shqipërisë të reagojnë institucionalisht ndaj deklaratës së Presidentit të Greqisë.

Shqipëria nuk mund të pranojë që integrimi i saj europian të përdoret si mjet presioni sa herë që ngrihet Çështja Çame.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje ndaj Greqisë dhe nuk ushqejmë armiqësi ndaj popullit grek.

Kërkojmë të drejtën.

Kërkojmë respekt për viktimat.

Kërkojmë të drejtën e familjeve të dëbuara.

Kërkojmë trajtimin e pronave të tyre.

Kërkojmë të drejtën për të vizituar lirisht vendlindjet dhe trojet e të parëve.

Kërkojmë që historia të mos përdoret më për të justifikuar padrejtësinë.

Çështja Çame nuk është mbyllur.

Ajo nuk mbyllet duke e mohuar.

Nuk mbyllet duke fajësuar kolektivisht viktimat dhe pasardhësit e tyre.

Dhe nuk mbyllet duke kërcënuar Shqipërinë me integrimin europian.

Presidenti i Greqisë kërkon që Shqipëria të pranojë historinë.

Përgjigjja jonë është: Po, zoti President. Le ta pranojmë historinë. Por të gjithën.

Edhe vitin 1943.

Edhe 27 qershorin 1944.

Edhe viktimat greke.

Edhe viktimat shqiptare.

Edhe bashkëpunëtorët individualë të pushtuesve, cilado qoftë kombësia e tyre.

Edhe përgjegjësit e masakrave dhe dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë.

Le të hapen arkivat dhe le të flasin dokumentet.

Historia nuk mund të përdoret si armë kundër së ardhmes. Por as Europa nuk mund të përdoret si armë për t’u imponuar shqiptarëve heshtjen për Çamërinë.

10/01/2026

See you next week 🇦🇱🇺🇸

Address

2744 Hylan Boulevard Suite# 131
New York, NY
10306

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share