10/31/2024
Me 10.30.2024, ne bashkpunim me shoqaten Vatra, u organizua promovimi I librit te gjeneral Asllan Bushati "Arti Ushtarak Nje Mendim Ndryshe ". Z. Pashko Camaj, lexoi vleresimin e kryetarit te shoqates Vatra per librin. Presidenti shoqates Shqipetaro-Amerikane "Skenderbej"Inc z. Mark Qehaja lexoi vleresimin e derguar nga gjeneral Armando Vincani, I cili per arsye shendetesore nuk mori pjese. Z. Vincani bente nje vleresim te hollesishem e te shkelqyer per librin. Anetari I shoqates Shqipetaro-Amerikane "Skenderbej"Inc, ish ushtaraku Brecani beri nje vleresim te mire nga pikpamja ushtarake per librin. Pershendeten dhe bene vleresime per librin shume shoke e miq te z. Asllan. Me ftese te z. Asllan, foli dhe Kryetari I Bordit Ekzekutiv te shoqates Shqipetaro-Amerikane "Skenderbej"Inc z. Gezim Lamcaj, I cili midis te tjerave tha:" Eshte nder per mua dhe jam krenar te flas ketu per librin e shkruar nga z. Asllan Bushati. I cili eshte Anetare nderi I shoqates tone. Ai me pare ka qene tek Vatra. Ne shoqaten tone me pervojen tek Vatra, ka dhene nje kontribut te mire. Z. Asllan e ka filluar karieren ushtarake qe ne vitin 1963 ne shkollen Skenderbej pastaj ne shkollen e bashkuar ushtarake, ne Akademine Ushtarake, fakultetin ekonomik ne USHT. Ka kryer detyra shume te renesishme si komandant divizioni, drejtor I drejtorise se kimise dhe drejtor I logistiges ne MMP. Ky edukim, qenia ne funksine shume te rendesishme, duke njohur ushtrine ne gjithe components e saj dhe njuhirite e tija ne te gjitha fushat e tjera pasqyrohen ne shkrimin e librit me nivel te larte ushtaroko-shkencor dhe letrar. I uroj z. Asllan Bushati shendet te mire dhe te shkruaj libra te tjere. Gjithashtu I uroj familjes se tij te jene mire me shendet. Faleminderit".Z. Asllan falenderoi pjesemarresit dhe na ftoi te pime nga nje gote se bashku e te shijojme ushqimin e servisur ne buffe. Kaluam nje mbremje shume te mire dhe te gezueshme. Gjate darkest beme foto, disa prej te cilave I kam vendosur ketu. Shendet e te mira gjithe anetareve. Takohemi per te festuar festen e flamurit. Daten do ta dergoj me vone. Faleminderit.