Shoqata "Peja" - New York

Directions Contact the organization

Shoqata "Peja" - New York Shoqate

10/13/2026

Besarta is organizing this fundraiser to support Jehona Vokshi, who is battlin… Besarta Begolli needs your support for Support Jehona's Fight Against T-ALL

Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar. Ju lutem, ta ndihmojmë së bashku.
10/12/2026

Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar. Ju lutem, ta ndihmojmë së bashku.

Jehona Vokshi ka nevojë për ndihmë, asaj i duhen mjete për transplant të palcës,
për të cilin i nevojiten edhe 100.000 €.

Në emër të Shoqatës Peja–New York, i shprehim urimet tona më të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhj...
10/08/2026

Në emër të Shoqatës Peja–New York, i shprehim urimet tona më të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula me rastin e zgjedhjes së saj Presidente e Republikës së Kosovës.

I urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në detyrën e saj të re, si dhe përkushtim në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Urojmë që kjo përgjegjësi e lartë të sjellë bashkëpunim, unitet dhe hapa të rinj përpara për Kosovën.

Urime dhe shumë suksese në detyrën e re! 🇽🇰

Me respekt,
Shoqata Peja–New York

09/11/2026
Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar. Ju lutem, ta ndihmojmë së bashku.
08/08/2026

Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar. Ju lutem, ta ndihmojmë së bashku.

Gjatë një takimi me kryetarin e ri të Aleancës, Dega në Pejë, z. Naim Bytyqi, dhe stafin e tij, fillimisht e urova për d...
07/30/2026

Gjatë një takimi me kryetarin e ri të Aleancës, Dega në Pejë, z. Naim Bytyqi, dhe stafin e tij, fillimisht e urova për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në angazhimin e tij.

Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit tonë. Me këtë rast prezantova punën dhe veprimtarinë e Shoqatës Peja – New York gjatë 28 viteve të saj.

Në emër të Shoqatës Peja – New York, pranova një mirënjohje nga kryetari Bytyqi, në emër të Aleancës – Dega në Pejë. Po ashtu, si shenjë respekti, i dhurova monografinë 25-vjeçare të veprimtarisë së shoqatës sonë.

Gjatë takimit me drejtorin e Radio Pejës, z. Xhavit Husaj, pata nderin të pranoj një mirënjohje në emër të Shoqatës Peja...
07/29/2026

Gjatë takimit me drejtorin e Radio Pejës, z. Xhavit Husaj, pata nderin të pranoj një mirënjohje në emër të Shoqatës Peja – New York dhe në emrin tim personal, nga drejtori dhe Radio Peja, si shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe kontributin tonë.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të ndërsjellë, në emër të Shoqatës Peja – New York, z. Xhavit Husajt i dhurova një kopje të monografisë së Shoqatës Peja – New York, e cila pasqyron 25 vite veprimtari, përkushtim dhe kontribut të shoqatës sonë.

Faleminderit Radio Peja dhe drejtorit z. Xhavit Husaj për respektin dhe vlerësimin!

Me mirënjohje dhe respekt!Në emër të Shoqatës Peja – New York, shprehim falënderimin tonë më të sinqertë për Radio Caffe...
07/15/2026

Me mirënjohje dhe respekt!

Në emër të Shoqatës Peja – New York, shprehim falënderimin tonë më të sinqertë për Radio Caffe Pejë për nderin dhe respektin që na bënë duke vendosur emblemën e shoqatës sonë në ambientet e tyre.

Ky gjest është një dëshmi e vlerësimit për punën dhe përkushtimin që Shoqata Peja – New York bën prej vitesh në shërbim të vendlindjes dhe komunitetit tonë. Është gjithmonë motivuese kur kjo punë vlerësohet nga njerëz të mirë, si pronarët e Radio Caffe Pejë, të cilët me respektin dhe mbështetjen e tyre tregojnë se vlerat e përbashkëta na bashkojnë kudo që jemi.

Ju falënderojmë për mbështetjen, miqësinë dhe respektin që tregoni ndaj Shoqatës Peja – New York. Ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe mbarësi në veprimtarinë tuaj!

Me respekt,
Shoqata Peja – New York 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Address

613 E 187th Street Ste 2
New York, NY
10458

Opening Hours

7pm - 12am

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "Peja" - New York posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata "Peja" - New York:

Shortcuts

Share