Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci

Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci Promoting Democratic values in Albania Mosfunksionimi i shtetit është një simptomë tepër shqetësuese për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

Çfarë kërkon Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci
Dhuna periodike e cila përfshin shoqërinë shqiptare tregon brishtësinë e shtetit dhe pamundësinë e organeve kompetente për të funksionuar normalisht me sistemin politik aktual. Ne kërkojmë që klasa politike shqiptare të ndërtojë institucione të qëndrueshme e të pavarura, të krijojë një administratë shtetërore të aftë e efektive, të forcojë

sundimin e e të drejtës, të promovojë zhvillimin ekonomik të vendit duke nxitur lirinë e tregut por edhe duke krijuar rregulla të qarta, të forcojë shtetin ligjor, si dhe të krijojë kushtet për dialog politik afatgjatë. Ne kërkojmë që politika të përfaqësojë denjësisht vlerat e kombit shqiptar, dëshirën e popullit për liri, demokraci dhe të ndërtojë një shtet funksional e efektiv si rruga e vetme për tu integruar në Europë. Ne kërkojmë të luftohet pa kompromis korrupsioni masiv i cili ka dobësuar shtetin shqiptar duke ja pakësuar në minimum legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Ne kërkojmë që dhuna politike të dalë njëherë e përgjithmonë nga repertori i partive politike në Shqipëri dhe të gjitha palët ti zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet mjeteve politike. Ne kërkojmë që ligji të veprojë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ne kërkojmë që partitë politike të mbështesin një sistem politik efektiv, të promovojnë zgjedhje të lira e të ndershme e të njohin sundimin e të drejtës. Ne kërkojmë që shoqëria civile të mos jetë e varur nga interesa të vogla por të luajë rolin e saj të patjetërsueshëm në promovimin e kultivimin e vlerave demokratike. Ne kërkojmë që shoqëria shqiptare të kultivojë një kulturë demokratike të debatit, dialogut politik dhe lirisë së shprehjes dhe mendimit duke eliminuar çdo formë dhune e përplasjeje. Ne kërkojmë që Shqipëria të konsolidojë një bashkësi vlerash demokratike, të ndërtojë një demokraci funksionale dhe një shtet efektiv si dhe të garantojë të drejtat e liritë e të gjithë qytetarëve si mënyra e vetme për të hyrë me dinjitet në Europë. Veprimtaritë e Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci
Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci do të ketë një veprimtari e cila do të përfshijë ndër të tjera:
1) Monitorimin e gjendjes politike dhe funksionimin e demokracisë në Shqipëri.
2) Evidentimin e përgjegjësive së atyre që rrezikojnë rendin demokratik në Shqipëri.
3) Përkrahjen dhe bashkëpunimin me të gjitha ato segmenteve të shoqërisë shqiptare të cilat angazhohen të ndërtojnë një Shqipëri demokratike e moderne, me institucione funksionale dhe ku sundon barazia para ligjit në mënyrë që përballja politike ti shërbejë ndërtimit të një të ardhmeje demokratike për Shqipërinë e shqiptarët.
4) Përfshirjen në debatin publik me qëllim promovimin e nevojës për të kultivuar vlerat demokratike.
5) Promovimin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për vlerën thelbësore të ndërtimit dhe konsolidimit të rendit demokratik si zgjidhja më e mirë për shqiptarët.
6) Favorizimin e një klime politike të qëndrueshme e cila të mundësojë zhvillimin e vlerave dhe institucioneve demokratike, sundimin e të drejtës dhe liritë e individit.
7) Përpjekjen për të drejtuar debatin politik drejt problemeve madhore që u interesojnë shqiptarëve si konsolidimi i një sistemi politik demokratik, krijimi i një ekonomie të qëndrueshme me profil të qartë, sundimi i të drejtës dhe kultivimi i një grupi vlerash shoqërore e politike të frymëzuara nga demokracia.
8) Gjallërimin e një shoqërie civile vitale e të pavarur nga interesat politike të palëve.
9) Promovimin e respektit për shtetin dhe institucionet e pavarura duke ndërtuar ura bashkëpunimi me aktorë të shoqërisë shqiptare të cilët ndajnë të njëjtin interes për kultivimin e vlerave demokratike.

Address

New York, NY

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci:

Share