Vatra Manhattan Branch

Call Directions Website Contact the organization

Vatra Manhattan Branch Sot, gjithcka ka të bëje me angazhimin e të rinjëve.. Anija nuk rri në Vend, ecën vetëm përparan.

Si mund të lihet rinia pa përfaqësim?Një organizatë që përjashton rininë, në të vërtetë po përjashton të ardhmen e saj.N...
07/12/2026

Si mund të lihet rinia pa përfaqësim?

Një organizatë që përjashton rininë, në të vërtetë po përjashton të ardhmen e saj.

Në këtë fotografi shihen të rinj shqiptarë në Amerikë që besojnë te Vatra, te historia e saj, te misioni që Fan Noli dhe Faik Konica ua lanë brezave. Të rinj që duan të japin kontributin e tyre, të marrin përgjegjësi dhe të mbajnë gjallë frymën patriotike të Federatës.

Por çfarë ndodhi?

Në vend që të inkurajohej pjesëmarrja e tyre, u eliminua nga procesi dega Vatra Manhattan Branch, dega që përfaqëson mbi 1000 anëtarë dhe që për vite me radhë ka qenë zëri më aktiv në mbrojtje të Kanunores, transparencës dhe demokracisë brenda Vatrës. Me përjashtimin e kësaj dege, u la pa përfaqësim jo vetëm një degë, por edhe një numër i madh të rinjsh që besojnë se Vatra duhet të ecë përpara me debat të lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Pyetja është e thjeshtë:

Si mund të pretendohet se u zhvillua një Kuvend demokratik, kur një nga degët më të mëdha dhe më aktive u përjashtua dhe bashkë me të edhe zëri i rinisë?

Asnjë organizatë nuk ndërton të ardhmen duke mbyllur dyert për brezin e ri. Historia tregon se organizatat që largojnë rininë humbasin vizionin, energjinë dhe vazhdimësinë.

Vatra nuk u themelua për t’u kthyer në një klub “bigjizi” të mbyllur. Ajo u themelua për të bashkuar shqiptarët, për të respektuar mendimin ndryshe dhe për t’i dhënë zë çdo dege e çdo anëtari për një Shqiperi tjetër.

Rinia nuk është problemi. Rinia është zgjidhja.

Nëse sot përjashtohet Vatra Manhattan Branch dhe zëri i të rinjve të saj, nesër rrezikohet vetë e ardhmja e Federatës Pan Shqiptare Vatra

Vatra ka nevojë për zërin rinisë. Rinia ka nevojë për një Vatrë të lirë, demokratike dhe të hapur për të gjithë. Dhe jo një Vatër zjarri që mbjell vetëm urrejtje

Vatra Manhattan Branch

Nosh Mernacaj - RIP Vatra!Dje u mbajt kuvendi i radhës dhe zgjedhjet e reja për kryetarin e shoqatës Vatra në SHBA.Prej ...
07/06/2026

Nosh Mernacaj - RIP Vatra!

Dje u mbajt kuvendi i radhës dhe zgjedhjet e reja për kryetarin e shoqatës Vatra në SHBA.
Prej katër vitesh, Vatra është në gjyq me Vatrën. Qindra mijëra dollarë të shpenzuara në gjyqe nga paratë e dhuruara nga Shqiptarët për të bërë ndonjë të mirë.

Po të lexosh artikullin që gazeta “Zëri i Popullit”, më falni Gazeta “Dielli”, i dedikoi këtij evenimenti mendon se ishte një sukses i madh. Fotot e orkestruara bukur të japin idenë se ky ishte nje kuvend për t’ia pasë lakmi.

Kuvendi u mblodh në një hotel në Yonkers, New York, nën komandën dhe mbikqyrjen e një personi të caktuar nga gjykata e New York-ut duke qenë se Vatranët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet e veta vetë.

Rregullat e Kuvendit u publikuan disa ditë përpara ku ndër tjera përmendej siguria që do të mbahej nga një firmë private. Se përse duhej kjo siguri nuk e di – por kushedi se mos hynin të infiltruar nga Irani për të prishur punimet e Kongresit. Filmimet dhe fotot ishin rreptësisht të ndaluara. Vetëm mediat e aprovuara lejoheshin të hynin mbrenda. As zgjedhja e Papës nuk e ka këtë rreptësi.

E para, kjo është hera e parë në historinë e saj, që Vatra vendoset nën kontrollin e një personi të deleguar nga gjykata. Pra kryesia e saj e ka humbur kontrollin dhe legjitimitetin.

Delegatët u emëruan nga dy tre persona pas dyerve të mbyllura dhe jo me votë të anëtarëve siç e kërkon kanunorja. Ose pa asnjë proces demokratik.
U përjashtuan shumë figura historike si Idriz Lamaj e të tjerë. Gjithashtu u përjashtuan degë të tëra. Domethënë kushdo që kishte kundërshtime u përjashtua.

Me ngjau me zgjedhjet e fundit për kryetar të Partisë Demokratike në Shqipëri.
Vatra ka sjellë demokracinë Amerikane në Shqipëri për shumë vite, por kohët e fundit, e ka importuar autokracinë Shqiptare në Amerikë. Tani Vatra ngjan më shumë me partitë politike në Shqipëri, se sa me një organizatë Amerikane. Më vjen turp!

Çast nga Kuvendi i Vatrës - 27 qershor 2026
Çast nga Kuvendi i Vatrës – 27 qershor 2026
Kjo mbledhje që emërohet: “Kuvend” mund të jetë çdo gjë, por vetëm kuvend nuk mundet. Në kuvend kuvendohet, këtu imponohet.

Në kuvendin e fundit të vitit 2022, m’u ndalua fjala, sepse ngrita zërin kundër rrezikut që ndoqi jo shumë kohë pas kuvendit dhe që më në fund e varrosi Vatrën që kemi njohur. Të gjithë heshtën (Me përjashtim të zonjës së nderuar, doktoresha Mara). Pas kuvendit u përjashtuan shumë të tjerë, por prap heshtën shumica.
Sot askush nuk ka guxim të flasë më. U vra fjala përfundimisht.
Prej vitesh Vatra ka qenë në Life Support. Sot ka vdekur.

RIP - Lamtumirë Vatra

Happy 250th Anniversary to the greatest country in the world. God Bless United States of America 🇺🇸Vatra Manhattan Branc...
07/04/2026

Happy 250th Anniversary to the greatest country in the world. God Bless United States of America 🇺🇸

Vatra Manhattan Branch

To the Court-Appointed Monitor and to the Members of Vatra,After carefully reviewing the convention process and the even...
07/01/2026

To the Court-Appointed Monitor and to the Members of Vatra,

After carefully reviewing the convention process and the events that unfolded, Vatra Manhattan Branch (VMB) has serious concerns regarding the legality, fairness, and compliance of the June 27, 2026 convention.

The Court Order was clear:

* All members as of March 31, 2024 had the right to participate through their delegates.
* All branches were required to submit their membership rolls.
* The 1926 Constitution and Bylaws were to govern the election.

Mr. Monitor, one direct question: based on the branch affidavits and membership rolls submitted to the Court, what exact formula did you use to certify and calculate the final 34 delegates? Because from the records reviewed, the numbers do not appear to transparently correspond with the delegate count announced at the convention.

Yet what took place raises fundamental questions:

Major branches were excluded. Legitimate delegates were denied participation. Opposition voices were restricted. Constitutional changes were pushed without the proper process required under the 1926 Constitution.

This is not simply a political disagreement.

This is a matter of procedure, transparency, and the integrity of one of the oldest Albanian-American institutions.

The role of a Court-appointed monitor is to preserve neutrality, fairness, and compliance — not to allow a process where one side benefits while the opposing side is denied equal participation.

As Vatra Manhattan Branch, we formally contest this convention and its outcome.

This convention remains legally contested and has not yet received final judicial review. Until the Court speaks, no one should treat this process as fully settled.

Vatra was built on sacrifice, debate, accountability, and representation — not exclusion, silence, and predetermined outcomes.

We remain committed to pursuing every lawful avenue to defend the rights of our members, the integrity of the branches, and the future of Vatra.

Vatra belongs to its members — not to a select few.

Vatra Manhattan Branch (VMB)
New York

Artur Vrekaj dega Boston shruan: KUVENDI 2026 U MANIPULUA NGA ELMI BERISHAKumbari dhe kryetari me plan gjeostrategjik të...
06/30/2026

Artur Vrekaj dega Boston shruan: KUVENDI 2026 U MANIPULUA NGA ELMI BERISHA

Kumbari dhe kryetari me plan gjeostrategjik të dublojnë NATO-n në Ballkan!

"I mirë, i gjatë, demokratik ishte procesi zgjedhor",- deklaroi Elmi Berisha, drejtues i Ri sipas A2CNN.

Elmi Berisha, gjykata Supreme e Bronks County të detyroi të zbatohet kanunorja e 1926-ës e Konicës!

Elmi Berisha ju me gjithë parazitët e kombit, KlanShqiptarët e tu nuk mund të dilni mbi drejtësinë Amerikane!

Po kryesia pse nuk u zgjodh KryeklanShqiptari Berisha?
Ku qëndron demokracia Juaj Amerikane, tek përdhosja e kanunores së Konicës?

-A mor A2CNN, sa punë kam bërë duke humbur 6 gjashtë gjyqe me Vatranët Nolianë,- thotë me vete Elmiu, se e di që do vejë në gjyq të japë llogari!

-Po dëgjo mor A2CNN,
Vatra ime sot është bërë Vatikani i Shqiptarëve të botës, e ka bekuar Theofanisi i Fanarit!

Ja kam thënë në vesh edhe Gani Vilës, po do harxhojmë ca dollarë tani të blejmë këllëfë për divanët e studios, se helbete na ka mbështetur me vizionin e tij perandorak!

-"Hapu DHE!",- thotë me shaka investitori strategjik Gazo Paja!

Po si ore Elmi Berisha do na bësh program gjeostrategjik për të "rregulluar" Ballkanin?

Hajde supë me kumbulla për KlanShqiptarët, hajde!

Elmi ke 6 vjet që e mban kufomë Vatrën!
6 vjet me kanunoren e 1926-ës janë 6 mandate!!!

I nderuar z. Ilir Gjomarkaj, Kryetar i Degës Vatra Hartford, Connecticut,Me vëmendje dhe respekt lexova qëndrimin tuaj p...
06/29/2026

I nderuar z. Ilir Gjomarkaj, Kryetar i Degës Vatra Hartford, Connecticut,

Me vëmendje dhe respekt lexova qëndrimin tuaj publik mbi zhvillimet e fundit në Federatën Pan-Shqiptare Vatra.

Ndjeva detyrimin moral t’ju shkruaj për t’ju falënderuar. Në një kohë ku shumë zgjodhën heshtjen ose kompromisin me të padrejtën, ju zgjodhët të flisni hapur dhe me ndërgjegje. Kjo ka peshë.

Fjalët tuaja konfirmojnë atë që shumë vatranë e kanë parë dhe përjetuar prej kohësh: se problemi nuk është vetëm procedura, por themeli mbi të cilin është ngritur ky proces.

Kur përjashtohen degë legjitime, kur prodhohen delegatë, kur mungon transparenca dhe kur përdoret presioni për të ruajtur pushtetin, atëherë nuk kemi më demokraci të brendshme, kemi deformim të saj.

Ju e thatë drejt: një proces i drejtë mbi një realitet të padrejtë nuk mund të prodhojë drejtësi.

Kjo është thelbi i krizës që po kalon sot Vatra.

Vatra nuk është pronë e askujt.
Vatra është amanet kombëtar.

Ajo u ndërtua mbi sakrificë, ideal dhe shërbim ndaj kombit, jo mbi interesa klanore, kontroll dhe manipulim.

Qëndrimi juaj është dëshmi se ende ka burra brenda kësaj Federate që e kuptojnë përgjegjësinë historike që mbajnë.

Për këtë ju shpreh respektin tim të plotë. Beteja për rikthimin e Vatrës tek parimet e saj nuk është betejë personale. Është betejë për dinjitetin e këtij institucioni dhe për të ardhmen e diasporës shqiptare në Amerikë.

Me respekt dhe vëllazëri,

Agustin M. Mirakaj
Kryetar, Vatra Manhattan Branch
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra

Qendrim Zyrtar i Degës Vatra Manhattan Branch.Rizgjedhja pa një proces demokratik, ose më mirë emërimi i të njëjtit pers...
06/29/2026

Qendrim Zyrtar i Degës Vatra Manhattan Branch.

Rizgjedhja pa një proces demokratik, ose më mirë emërimi i të njëjtit person nga një klan i paracaktuar që e bën Kuvendin e Vatrës 2026 të paligjshëm, për arsyet si më poshtë:

Federata Pan-Shqiptare Vatra, institucioni më i vjetër kombëtar i shqiptarëve në diasporë, sot po kalon një nga momentet më të errëta të historisë së saj.

Ajo që ndodhi në Kuvendin e vitit 2026 nuk mund të quhet zgjedhje. Ishte një proces i kontrolluar, i ndërtuar për të prodhuar një rezultat të paracaktuar.

Pse ky kuvend është i kontestueshëm dhe i paligjshëm?

1. Përjashtimi i degëve legjitime
Degë historike dhe aktive u lanë jashtë procesit pa transparencë dhe pa bazë të qartë statutore, duke deformuar përfaqësimin real.

2. Delegatë të prodhuar artificialisht
Anëtarësime të financuara dhe të futura në bllok ngritin dyshime serioze mbi legjitimitetin e mandatit të delegatëve.

3. Mungesë opozite reale
Tre kandidatë formalë, por asnjëri nuk ngriti shqetësimet kryesore: përjashtimet, mbylljen e dyerve, sulmet ndaj vatranëve dhe proceset gjyqësore. Kjo krijon perceptimin e një gare të kontrolluar.

4. Financime të paqarta
Ekzistenca e çekëve personalë me shuma të konsiderueshme për “anëtarësi” ngre pyetje serioze mbi ndikimin financiar në strukturën e votës.

5. Ndryshim i frymës së Vatrës
Nga një federatë e themeluar mbi lirinë, debatin dhe përfaqësimin, Vatra po rrëshqet drejt modelit të politikës së vjetër shqiptare: kontroll, manipulim dhe përjashtim.

Kjo nuk është vetëm një krizë organizative.

Kjo është një krizë morale dhe kombëtare.

Vatra nuk u krijua për interesa klanore.
Vatra nuk u krijua për pazare.
Vatra nuk u krijua për të kopjuar modelin e kapjes së institucioneve që shqiptarët kanë luftuar për dekada.

Sot shtrohet pyetja:

A do ta shpëtojmë Vatrën, apo do ta lëmë të bjerë në duart e një pakice që e përdor si pronë private?

Vatra Manhattan Branch kërkon:

* Transparencë të plotë mbi listën e delegatëve
* Publikimin e mandateve dhe anëtarësive
* Audit financiar të plotë
* Hetim të çdo financimi të dyshimtë
* Rikthimin e degëve të përjashtuara
* Respektimin e Kanunores dhe trashëgimisë së Vatrës

Vatra është amanet kombëtar. Jo pronë private.

Vatra Manhattan Branch
Për demokraci. Për transparencë. Për dinjitet.

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka rënë në batak.Ajo tashmë është kthyer në ngjashmërinë më të shëmtuar të politikës shqipt...
06/29/2026

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka rënë në batak.

Ajo tashmë është kthyer në ngjashmërinë më të shëmtuar të politikës shqiptare: bëhen zgjedhje pa kundërshtarë realë, vendosen disa dordolecë për fasadë dhe rizgjidhen të njëjtët pa pasur opozitë të vërtetë.

Një praktikë e importuar nga Tirana dhe Prishtina, ku demokracia përdoret si dekor, ndërsa vendimet janë marrë shumë kohë përpara se të hapet kutia e votimit.

Kjo nuk është më Vatra e Nolit dhe Konicës. Kjo nuk është më federata që mbrojti Shqipërinë në ditët më të errëta të saj. Kjo është një strukturë që po ngjan çdo ditë e më shumë me sistemin që shqiptarët lanë pas kur morën rrugën e emigrimit.

Sot në Vatrë shohim të njëjtat metoda:

degë të përjashtuara, zëra të mbytur,
dyer të kyçura, gjyqe të hapura ndaj vetë vatranëve, sulme publike dhe linçime morale.

Dhe më e rënda, heshtje. Tre kandidatë përballë liderit, por asnjëri nuk ngriti zërin për padrejtësitë.

Asnjëri nuk foli për degët e përjashtuara.

Asnjëri nuk foli për mbylljen e dyerve.

Asnjëri nuk foli për manipulimin e mandateve.

Asnjëri nuk foli për mënyrën si u prodhua shumica.

Kjo tregon qartë se nuk ishin aty për ndryshim.

Ishin aty për të vulosur vazhdimësinë e të njëjtit sistem.

Kur një degë me rreth 252 anëtarë prodhon 20 mandate, atëherë pyetja nuk është më kush fitoi.

Pyetja është; si u prodhua kjo fitore?

Kur shfaqen çeqe personale me $10,000 mijëra dollarë për “anëtarësi” dhe askush nuk jep transparencë mbi llogaritë, atëherë demokracia pushon së qeni proces.

Ajo bëhet investim për pushtet.

Shqiptarët në Amerikë duhet ta kuptojnë mirë: ajo frymë e kalbur që shkatërroi Shqipërinë për 35 vite, sot po tenton të shkatërrojë edhe institucionet e diasporës.

Dhe kjo është tragjedia. Sepse ne menduam se kishim ikur prej saj. Por duket se ajo na ka ndjekur pas. Ka kaluar oqeanin. Ka hyrë në zemër të Vatrës. Dhe kur sëmuret Vatra, sëmuret një pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Ky nuk ishte kuvend, ishte një skenar, një teatër, një farsë e organizuar për të ruajtur pushtetin.

Por historia ka një ligj, asnjë manipulim nuk zgjat përgjithmonë. E vërteta vonon. Por nuk humbet.

Federata Pan Shqiptare Vatra po RRENOHET nga e keqja.

Agustin Mirakaj
Vatra Manhattan Branch

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka rënë në batak.

Ajo tashmë është kthyer në ngjashmërinë më të shëmtuar të politikës shqiptare: bëhen zgjedhje pa kundërshtarë realë, vendosen disa dordolecë për fasadë dhe rizgjidhen të njëjtët pa pasur opozitë të vërtetë.

Një praktikë e importuar nga Tirana dhe Prishtina, ku demokracia përdoret si dekor, ndërsa vendimet janë marrë shumë kohë përpara se të hapet kutia e votimit.

Kjo nuk është më Vatra e Nolit dhe Konicës. Kjo nuk është më federata që mbrojti Shqipërinë në ditët më të errëta të saj. Kjo është një strukturë që po ngjan çdo ditë e më shumë me sistemin që shqiptarët lanë pas kur morën rrugën e emigrimit.

Sot në Vatrë shohim të njëjtat metoda:

degë të përjashtuara, zëra të mbytur,
dyer të kyçura, gjyqe të hapura ndaj vetë vatranëve, sulme publike dhe linçime morale.

Dhe më e rënda, heshtje. Tre kandidatë përballë liderit, por asnjëri nuk ngriti zërin për padrejtësitë.

Asnjëri nuk foli për degët e përjashtuara.

Asnjëri nuk foli për mbylljen e dyerve.

Asnjëri nuk foli për manipulimin e mandateve.

Asnjëri nuk foli për mënyrën si u prodhua shumica.

Kjo tregon qartë se nuk ishin aty për ndryshim.

Ishin aty për të vulosur vazhdimësinë e të njëjtit sistem.

Kur një degë me rreth 252 anëtarë prodhon 20 mandate, atëherë pyetja nuk është më kush fitoi.

Pyetja është; si u prodhua kjo fitore?

Kur shfaqen çeqe personale me $10,000 mijëra dollarë për “anëtarësi” dhe askush nuk jep transparencë mbi llogaritë, atëherë demokracia pushon së qeni proces.

Ajo bëhet investim për pushtet.

Shqiptarët në Amerikë duhet ta kuptojnë mirë: ajo frymë e kalbur që shkatërroi Shqipërinë për 35 vite, sot po tenton të shkatërrojë edhe institucionet e diasporës.

Dhe kjo është tragjedia. Sepse ne menduam se kishim ikur prej saj. Por duket se ajo na ka ndjekur pas. Ka kaluar oqeanin. Ka hyrë në zemër të Vatrës. Dhe kur sëmuret Vatra, sëmuret një pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Ky nuk ishte kuvend, ishte një skenar, një teatër, një farsë e organizuar për të ruajtur pushtetin.

Por historia ka një ligj, asnjë manipulim nuk zgjat përgjithmonë. E vërteta vonon. Por nuk humbet.

Federata Pan Shqiptare Vatra po RRENOHET nga e keqja.

Veterani i Vatres, Sergio Bitici i “kendon gjamën” Kuvendit  ne shtetrrethim te Vatres qe u mbajt sot:“Me vjen keq qe so...
06/29/2026

Veterani i Vatres, Sergio Bitici i “kendon gjamën” Kuvendit ne shtetrrethim te Vatres qe u mbajt sot:

“Me vjen keq qe sot ti kendoj gjamen dhe ti ngushlloj Vatranet e sinqert per kete mortje te rande per mbar kombin”

Ne “Kuvendin” e sotshem te VATRES u rizgjodh kasta e vjeter qe para 4-5 vitesh ilegalisht e paten uzurpue.

I vetmi sukses qe mund te deklarojne ky grup asht qe ky grup e percau komunitetin tue shkele cdo norme demokratike dhe vepruen ne te kunderten e KANUNORES historike.
Prandaj nese asht VATRA asht pa Vatrane.
Sot mbas 58 vjetesh si anetar, nen kryetar, aktivist, investitor dhe donator. Me vjen keq qe sot ti kendoj gjamen dhe ti ngushlloj Vatranet e sinqert per kete mortje te rande per mbar kombin.
Emni i saj mbetet legjendar.

Sergio Bitici
New York City
27 Qershor 2026

Address

New York, NY

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vatra Manhattan Branch posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Vatra Manhattan Branch:

Shortcuts

Share