Mergata Shqiptare ne Bote

Mergata Shqiptare ne Bote Një Komb identifikohet nga gjuha, simbolet, besimi fetar, kultura dhe trashëgimia.

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, MISIONI

Mërgata Shqiptare në Botë do të ketë mision angazhimin në organizimin e aktiviteteve të shumta, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe identitetit MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, MISIONI

Mërgata Shqiptare në Botë do të ketë mision angazhimin në organizimin e aktiviteteve të shumta, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe id

entitetit Kombëtar, që është akti i përkatësisë dhe i identifikimit të një Kombi. Mërgata Shqipatare në Botë është e angazhuar të promovojë kuptimin e kombit tonë si një tërësi kohesive e përfaqësuar nga traditat tona, kultura dhe politika dalluese Shqiptare. Shqiptarët, padrejtesisht, janë ndarë në pesë shtete në Gadishullin Ilirik (Ballkan) si pasojë e politikës antishqiptare nga fqinjtë tanë dhe përkrahësve të tyre, por gjithashtu edhe nga keqadministrimi i vetë Shqiptarëve. Miliona Shqiptarë gjatë shekullit të 20 dhe fillimit të shekullit 21 u shpërngulën në Turqi, në vende të tjera të Europës, në Amerikë, Australi, Kanada, Zelandë të Re dhe vende të tjera. Sot, në kohën e globalizmit dixhital, interneti na e mundëson krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet kontinenteve, ku ne mund të funksionojmë si një trup i vetëm rreth idealeve tona kombëtare, dhe ky është pikërisht synimi dhe qëllimi i formës tonë vepruese. Misioni ynë do të përfshijë aktivitete në çdo komunitet Shqiptar në botë me anëtarë vullnetarë të përkrahur nga degët lokale të Mërgatës Shqiptare në Botë. Synimi ynë është mirëqenia e Shqiptarëve dhe përparimi i parimeve demokratike në Shqipëri dhe Kosovë e gjithashtu e drejta për vetëvendosje e Shqipetarëve në Kosovën Lindore, në Maqedoni, Greqi, Sanxhak dhe Mal te Zi. Mërgata Shqiptare në Botë, do të jetë një zë i rëndësishëm për çështjen Kombëtare Shqiptare, gjithmonë sipas situatës dhe kërkesave kohore, për mbështetjen dhe mbrojtjen e kufijve realë historikë të Kombit Shqiptar. The Mission of Albanian Diaspora of the World

Albanian Diaspora in the World will have a mission to be committed to organizing numerous activities, especially emphasizing conservation and promotion of our national identity, which is act of belonging and identification of the Nation. A Nation is identified by language, symbols, religious belief, culture and inheritance. Albanian Diaspora in the World is committed to promote understanding of our Nation as a cohesive whole represented by our traditions, culture, language and distinctive politics. Albanians unjustly have been divided into five countries in the Illirian Peninsula (Balkan) as a consequence of anti-Albanian politics by our neighbors and their supporters, but also by mismanagement of Albanians themselves. Millions of Albanians during 20th Century and beginning of 21st Century moved to Turkey, other European Countries, America, Australia, New Zealand and other places. Today with Digital Globalism the internet enables us to create a bridge of cooperation between continents, where we can function as one around our national ideals and this is precisely the aim and the purpose of our form of action. Our mission will include activities in every Albanian community in the world with volunteer members supported by local branches of Albanian Diaspora in the World. Our goal is the well-being of Albanians and advancement of democratic principles in Albania and Kosova, also the right for Albanians in Eastern Kosova, Macedonia, Greece, Sanxhak and Montenegro to make their own decisions. Albanian Diaspora in the World will be an important voice for our national cause, always according to the situation and time requirements, for the support and protection of the real historical borders of the Albanian Nation.

Celebrating my 5th year on Facebook. Thank you for your continuing support. I could never have made it without you. 🙏🤗🎉
03/03/2026

Celebrating my 5th year on Facebook. Thank you for your continuing support. I could never have made it without you. 🙏🤗🎉

02/16/2026
01/01/2026

Mërga Shqiptare në Botë uron Vitin e Ri 2026 gjith mërgimëtarve Shqiptar si dhe Shqiptarve ne trojet e Tyre etnike, duke Ju dëshiruar mirësi, suksese, begati, lumturi dhe dashuri, te unifikuar si asnjëherë më parë ne realizimet e aspiratave kombëtare🇦🇱.

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË A P E L:  Mërgata Shqiptare në Botë (MSHNB) APELON te Mërgimtarët Shqiptarë, te cilët kanë të ...
12/02/2025

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË

A P E L:


Mërgata Shqiptare në Botë (MSHNB) APELON te Mërgimtarët Shqiptarë, te cilët kanë të drejtën e votimit në Republikën e Kosovës, që në kohën e paraparë nga KQZ e Republikës së Kosovës, të bëjnë regjistrimin për të votuar në datën e paraparë me ligj.
Mërgata Shqiptare ka të drejtën Kushtetutare për të marrë pjesë në votime për zgjedhje Parlamentare dhe Lokale, për të zgjedhur më të aftët, të pastërtit moralisht, të pa korruptuarit, ata me virtyte dhe dëshmi kombëtarisht të përcaktuar, të pregaditur profesionalisht, të cilët udhërrefim kanë ecurinë dhe veprimet drejt forcimit dhe funksionimit të shtetit juridik si garanci, e cila lehtëson dhe shkurton rrugën drejt RIBASHKIMIT e cila eshte e pa alternativë, nga që Mërgimtarët janë pjesë përbërëse e kombit, që vepron nga mërgimi me te drejtë Kushtetutare në ecurinë e kombit mbarë Shqiptar.
Mërgimtarë, deri me 6 Dhjetor 2025, është afati zyrtar për aplikimin e regjistrimit për votuesit në Mërgim, prandaj ndani kohë për të krye detyrimin Kushtetutar per te drejtën e Juaj të votimit.

Klikoni ketu për regjistrim:

https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterRequest

Pas aplikimit klikoni këtu për të parë statusin e regjistrimit tuaj:

https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses


Urojmë që ky APEL të rreflektojë në stimulimin e Tuaj për të kryer atë që e keni detyrim Kushtetutar.


1 Dhjetor 2025 Për MSHNB
Nju Jork

KQZ

Gjithë Shqiptarëve, kudo nëpër botë t’ju rrah zemra, urime Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë!Kjo ditë le të na kujt...
11/28/2025

Gjithë Shqiptarëve, kudo nëpër botë t’ju rrah zemra, urime Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë!
Kjo ditë le të na kujtojë gjakun, sakrificat dhe ëndrrat që ndërtuan lirinë tonë.
E në këtë ditë të shenjtë, i urojmë ditëlindjen Komandantit Legjendar Adem Jashari —
trim i pavdekshëm, zjarri i të cilit ndriçoi rrugën tonë drejt lirisë.
Emri yt jeton në këngë, në kujtesë dhe në zemrat tona, brez pas brezi

Top Fest, festival i muzikës moderne shqiptare ka nisur ne vitin 2004. Festivali është një eveniment, i cili i jep mbështetje artisteve te afirmuar te muzi...

10/01/2025

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË: NGA: BEQIR SINA e GANI MEHMETI Fotografitë janë nga takimi i Joseph e Shirley Cloyes DioGuardit me Mërgatën Shqiptare në Botë, në Nju Jork, SHBA. Bahri Ramadani, kryetari i MSHNB, duke i dorëzuar Mirënjohjen Xhozef Diogardit për veprimtzarinë e tij Kombëtare...

Drini.us -  13 Gusht 2025 Autor : Lirim Gashi, Prizren Dakordimi ynë i arritur në takimin e sotëm me Lobin Shqiptaro-Ame...
08/14/2025

Drini.us - 13 Gusht 2025

Autor : Lirim Gashi, Prizren

Dakordimi ynë i arritur në takimin e sotëm me Lobin Shqiptaro-Amerikan “Joseph DioGuardi”
Tema: Propozimet për Rezolutë Mbarëkombëtare me argumentim të plotë.
1. Koordinim strategjik Kosovë–Shqipëri
Argumenti:
Historia ka dëshmuar se shqiptarët, sa herë kanë vepruar të përçarë, kanë humbur territore, popullsi dhe sovranitet. Nga Lidhja e Prizrenit e deri te copëtimi i trojeve në Londër më 1913, mungesa e unitetit ka qenë arma më e fuqishme e armiqve tanë.
Në shekullin XXI, kur politika globale është e bazuar mbi blloqe dhe aleanca, ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkan kërkon koordinim të pandërprerë në diplomaci, mbrojtje, siguri dhe ekonomi.
Një qëndrim i unifikuar jo vetëm i bën të pamundura përçarjet e nxitura nga jashtë, por edhe krijon imazh të fuqishëm ndërkombëtar: dy shtete, një komb, një zë.
2. Jo Asociacionit
Argumenti:
Asociacioni i komunave me shumicë serbe është në thelb një “Republika Srpska” e re, e projektuar për të bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës.
Asnjë shtet në botë nuk pranon të humbë kontrollin mbi një pjesë të territorit të vet. Ky nuk është kompromis politik, por precedent i rrezikshëm për shpërbërje shtetërore.
Parimi moral është i pandryshueshëm: agresioni dhe gjenocidi nuk shpërblehen me pushtet politik. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk ka pranuar krimet dhe nuk ka kthyer trupat e të zhdukurve. Çdo “asociacion” i tillë do të ishte legalizim i pasojave të gjenocidit.
3. Jo Ballkanit të Hapur
Argumenti:
“Ballkani i Hapur” është i projektuar si korridor ekonomik dhe politik për dominimin e Serbisë në rajon, duke i dhënë asaj përfitime të tregut të përbashkët pa njohur pavarësinë e Kosovës.
Nëse një shtet nuk pranon të njohë kufijtë e tjetrit, çdo integrim ekonomik me të është dorëzim strategjik.
Ky projekt devijon nga procesi i Berlinit, që është rruga natyrale drejt BE-së. Pranimi i tij do të ishte si të ftoje ujkun të bëhej roje e kopeve të tua.
4. Reforma urgjente e gjyqësorit
Argumenti:
Drejtësia e kapur është shkatërrimtare për çdo shtet. Pa gjykata të pavarura, nuk ka mbrojtje të ligjit, nuk ka mbrojtje të qytetarit dhe nuk ka investime serioze të huaja.
Gjyqësori i korruptuar është një instrument në duart e politikës për të mbrojtur krimin dhe për të ndëshkuar kundërshtarët.
Reforma urgjente nuk është thjesht nevojë teknike, por kusht ekzistencial për të mbijetuar si shtet sovran.
5. Heqja e barrierave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Argumenti:
Kufijtë mes dy shteteve shqiptare janë kufij artificialë të vendosur nga fuqitë e huaja në kurriz të kombit tonë.
Nëse BE promovon lëvizjen e lirë brenda unionit, pse shqiptarët duhet të kontrollohen dhe taksohen mes njëri-tjetrit?
Heqja e barrierave nuk është thjesht çështje simbolike, por hap ekonomik që ul kostot, rrit tregtinë, nxit turizmin dhe forcon lidhjet njerëzore. Kufijtë në zemër nuk ekzistojnë; kufijtë në letër duhet të shuhen.
6. Unifikim i plotë në fusha kyçe
Argumenti:
Ekonomia e bashkuar krijon treg më të madh dhe më tërheqës për investitorët.
Arsimi i unifikuar forcon identitetin kulturor dhe gjuhësor.
Sistemi i përbashkët shëndetësor garanton standarde më të larta mjekësore për të gjithë shqiptarët.
Mbrojtja e përbashkët e bën më të vështirë çdo kërcënim nga jashtë.
Bashkimi në këto fusha është provë e pjekurisë kombëtare dhe model për rajonin.
7. Ruajtja e laiciteti nëpër institucione shtetërore
Argumenti:
Shteti është i të gjithëve, pavarësisht besimit.
Kur ndonjë religjion shfaqet si simbol dominues në institucionet tona laike, krijon ndasi mes qytetarëve dhe minon laicitetin e shërbimit publik.
Kjo nuk është luftë kundër ndonjë religjionit, por mbrojtje e barazisë dhe funksionalitetit të shtetit laik.
8. Ndalimi i aktivitetit destabilizues të Listës Serbe
Argumenti:
Lista Serbe nuk është parti politike e brendshme, por degë operative kriminale, sabotuese dhe terroriste e Qeverisë së Serbisë brenda institucioneve të Kosovës.
Ajo përdoret për të bllokuar vendimmarrjen, për të nxitur krizë dhe për të ruajtur kontrollin e Beogradit në veri.
Asnjë shtet sovran nuk lejon që një organizatë e financuar dhe e komanduar nga një shtet armik të veprojë brenda kufijve të tij.
9. Mbrojtja e mediave publike nga manipulimi politik
Argumenti:
Mediat janë mburoja e demokracisë. Kur ato kapen nga interesa të huaja apo nga partitë e korruptuara, shndërrohen në armë për përçarje dhe manipulim.
Mbrojtja e pavarësisë së mediave publike garanton informim të drejtë, mbron lirinë e shprehjes dhe forcon unitetin kombëtar.
Një komb i informuar është një komb i fuqishëm.
Përfundim
Këto pika janë një hartë mbijetese për kombin shqiptar.
Ato nuk janë thjesht platformë politike, por kërkesë morale dhe strategjike.
Çdo vonesë në zbatimin e tyre është hap pas drejt dobësimit kombëtar.
Mesazhi ynë për botën është i qartë: shqiptarët nuk kërkojnë mëshirë, por drejtësi, dinjitet dhe barazi në një Evropë të lirë, të bashkuar dhe demokratike.
Në emër të Rrjetit intelektual mbarëkomëtar – Nazim Qehaja,
Në emër të Lobit Shqiptaro-Amerikan – Agim Aliçkaj
Në emër të mërgatës Shqiptaro-Amerikane -Bahri Ramadani.

Lindur nga hiri i gjenocidit të vazhdueshëm Sërb dhe spastrimit etnik, nga shpirti i luftëtarëve të lirisë së popullit t...
02/16/2025

Lindur nga hiri i gjenocidit të vazhdueshëm Sërb dhe spastrimit etnik, nga shpirti i luftëtarëve të lirisë së popullit të Kosovës, sot shënohet 17 vjetori i Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Gëzuar festën e Pavarësisë Dardanëve!❤️❤️❤️

Address

23-44 31ST Street
New York, NY
11106

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mergata Shqiptare ne Bote posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mergata Shqiptare ne Bote:

Share