09/17/2023
Ca gjëra që Kryeministri i Greqisë Mitsotakis i di fort mirë ndaj Shqipërisë:
1) Mitsotakis e di fort mirë që nuk mund t’i fus hundët në punët e brendëshme të një Shteti tjetër.
2) Në çdo vend të botës çdo korrupsion i çdo niveli qoftë ai, dënohet me ligj dhe sidomos kur vjen prej politikës apo kandidatëve politik.
3) Minoritetet në të gjithë botën, nuk para kanë 100% të drejta si vendasit e X apo Y Shteti përkatës, sepse klasifikohen si emigrantë të ardhur dhe aq më pak në Shqipëri. Edhe Amerika që është vendi që ju jep më shumë të drejta të ardhurve se sa vendet e tjera të botës, kur vjen puna ndaj një Amerikani autokton prej disa brezash, ndryshojmë gjendja. Krimi dhe korrupsioni nuk tolerohen tek askush, madje edhe tek Amerikanët më të vjetër që janë Indianët (nga popujt Pivnochi të Indisë së lashtë). Edhe këta të fundit e dinë fare mirë, që nëse shkelin ligjin, do dënohen me burg sipas përkatsisë së veprës së kryer.
4) Mitsotakis nëse e ka tek ligji i luftës çengelin me Shqipërinë, do e sygjeroja të shihte mirë ratifikimin e konventës së Berlinit dhe asaj të Parisit, (traktati Dy-Plus-Katër) kur ra muri dhe konfliktet midis Shteteve u sheshuan me një marrëveshje dëmshpërblimi. Në atë kohë më 1960-tën Gjermania dhe Italia e kanë paguar Greqinë me qindra milionë Deutch Marka dhe Lireta, ku Greqia më pas investoi në agro-turizëm të 3/4 e këtyre shifrave dhe 1/4 e mbetur e stabilizoi si fond garancie në bursë nëpërmjet Bankës Botërore dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara! Pra, ligji i luftës kështu del nul dhe Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë përveç mirkrpitjes dhe mirëmbajtjes me të drejta tepër më të larta të minoritetit të tyre.
5) Nëse e ka fjalën tek varrezat e ushtarëve Grek në territorin tonë, Mitsotakis-it dhe kujtdo tjetër do t’i kujtoja kontratën e kërkimeve të viteve 1976-1977 e deri në 1986, ku nuk u gjetën më shumë se 2250 eshtra trupash të rënë. Por Mitsotakis dhe kujtdo tjetër do t’i kujtoja luftën e Arvanitasve për mbrojtjen e Helenizimit nga Perandoria Osmane e asaj kohe, ku në territorin Grek prehen rreth 250 mijë ushtarë shqiptarë në 3/4 e territorit. Kjo do të thotë se edhe ne Shqiptarët paskemi të drejta të barabarta territoriale për të kërkuar treçerekun e Greqisë meqë kemi shumë të rënë atje. Le të hapim arkivat dhe dosjet e vjetra të Turqisë dhe do e shohim se kush del i fituar atëherë!
6) Vorio Epiri është një legjend urbane e sajuar prej Greqisë gjatë viteve të Komunizmit tonë dhe vazhdon po njësoj të bërtas me të njëjtin zë edhe sot e kësaj dite. Vetë fjala Epir, nuk ka lidhje aspak me gjuhën Greke, por me gjuhën Pagane ku prej para saj vjen gjuha Indo-Evropiane që është Shqipja e vjetër ku Ilirët, Dardanët, Dalmatët, Panomianët, Deremistët, Epiriotët, Penioniantët, Italianët e Jugut, Keltjanët, Venetianët, Kareuanët, Manët, Nestët, Eordejët dhe Lynkestët kanë pas fol njësoj si prej atëhere dhe deri në ditët e sotme. Thjeshtë kjo flluskë mashtrimi me Vorio Epir, duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë dhe të dy popujt Grekë dhe Shqiptarë, t’a dinë se e keqja ju ka ardh gjithnjë nga qarqet e errëta politike që kanë dasht t’i mbajnë peng të një konflikti inegzistent (që nuk ka egzistuar kurrë).
7) E fundit: Nëse Mitsotakis e ka harruar origjinën e tij se nga e ka e ka prejardhjen, do t’i thoja që të hulumtonte pak në ADN, se mbase (jo mbase por e vërtetë) i del gjaku Arvanitas. Këtë të fundit do t’i duhet t’a shohë me seriozitet si pikë, pasi shumë figura të famshme në Greqi, po dalin me origjinë Shqiptare dhe pastaj Shqipëria nuk i ka faj aspak Greqisë nëse pretendon për territore të anasjellta për t’i marr!