10/18/2019
Bjeshkët po qajnë ..
-poezi nga Lek Gjoka
Bjeshkët po qajnë, Lumi ndal frymen
dielli nuk na fal më ngrohtësi
krisma e vdekjes ia ndali zemren
së kishte vdeke çdo bese e burrëri !.
Lot , lot, sa lot sot derdhi gjithësesia
femije jetima në listen e gjatë
o Zot ç'po ngjet tek Shqipëria
kush valle e mbolli ketë lëngate ?!.
A ishte Leka, a ishte Kanuni
jo, jo te dyja janë mbytë të Lumi
Po valle atëhere kush i thirri ngujimit
dhe femijët s'pijnë t'lirë ujin e burimit ?
S'ka me lodra e mesime në shkollë
por ka thirre vdekje nga gryka e hollë
por ka edhe sa dite do të jetoj
a do burrërohem pa shkuar tek kroi ?!.
Kur në varreza do ta kem vendin
e me lotë prape do të qaje gjithësia
së jeta rrin në fije të penit
vetem tek ti o nanë Shqiperia !.
Zgjohu nga gjumi o shqiptar i shkretë
e di se Zoti si të tjerët ty të ka bëkuar
përdite për Paqe po luten të gjitha fete
e që vëllau me vëlla me u besatuar !.
T'mos ketë ngujime , as mort , as vaje
t'mos ketë Jetime në Sofren e Jetimeve
t'mos ketë me vrasje për një fjale n'ajer
t'mos ketë me lot Shqipëria ime !.
Ndaj Leken ta ruajmë në histori
dhe ta lavdërojmë për burrëri
Kanunin mire e mire ta lexojmë
por ligjin e Jetes sot të zbatojmë.
Dy prind dhe zoti jeten na dhuroi
dhe askujt ate nuk ja kemi borgj
femijët të lire të pine uji tek kroi
dhe falje të kete shoqi me shoq !..
Lek Gjoka
Marrë nga vëllimi poetik
"Retë i kam mbyllur me çelës"
Tiranë 2013.