Albanian American Organization Chameria

Directions Contact the organization

Albanian American Organization Chameria AAOC is committed in restoring justice for Cham Albanians.Our mission is to promote and preserve the cultural historic and ethnic heritage of Chameria.

Main Positions:
1. The Greek government should recognize and issue a public apology regarding the brutal Genocide conducted by Napoleon Zervas in 1944.
2. Cham Albanians should enjoy basic human rights that originate from international treaties and conventions to which Greece is a signatory party.
3. Albanian Americans of Cham descent should enjoy the same rights as every U.S. citizen.
4. Albanians of Greece should be allowed to open Albanian schools in Greece.
5. Cham Albanians should be allowed to register and reclaim their properties in Greece without any government impediments.

09/20/2026

A.I restored version of: Ioannina in Epirus, on Lake Ioannina. 1923, by Ernst Reisinger

09/07/2026

Shuhet historiani Hajredin Isufi, i mbijetuar i gjenocidit grek

Është ndarë nga jeta, në moshën 93 vjecare, Hajredin Isufi, personalitet i shquar i cili i ka kushtuar jetën Çamërisë, që me punë, përkushtim dhe pasion, në veprën e tij ka dritësuar historinë, kujtesën sa të veçantë, befasuese, aq edhe dramatike të kësaj krahine në shekuj, bijtë e saj të shquar, trashëgiminë kulturore, origjinalitetin dhe vlerat e saj të papërsëritshme. Vepra e tij voluminoze i bën nder jo vetëm Çamërisë, por edhe historiografisë shqiptare e më gjerë.
Hulumtuesi dhe punëtori i palodhur ka grumbulluar mijëra e mijëra rrëfime, foto, dokumente të arkivave familjare. Ana tjetër e punës kërkimore të tij, është shfrytëzimi i Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë, Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Institutit të Historisë, Bibliotekës Kombëtare etj.
Historiani Isufi e pa në sy Camërinë, me heroizmin, me qëndresën, dramat, dhimbjen dhe dinjitetin e dhimbjes. Çamët, brezi që erdhi në Shqipëri pas një rrugëtimi biblik, duke lënë pas shtëpi të djegura dhe viktime të gjenocidit zervist, ruajtën krenarinë dhe dinjitetin dhe shumë shpejt u integruan në shoqërinë e vëllezërve të tyre shqiptarë. Pikërisht këtë vlerë të kësaj popullsie e gjejmë edhe në veprën e Hajredin Isufit, ku dinjiteti i dhimbjes bëhet bashkë me atë të mbijetesës.
Ai më ka rrëfyer shpesh rrugëtimin e tij për në Çamëri në vitin 1989. Një pjesë të këtyre rrëfimeve, nga më të bukurat, do t’i gjeni në librin “ Çamëria, studime historike-socialogjike shek.XIII-XX”.
I mbijetuari i masakrave greke solli dëshmi autentike për genocidin ndaj popullsisë Çame në librat dhe intervistat e tij sepse pa dhe përjetoi tragjedinë, me sytë e një fëmije 9 vjeçar. Përmes dëshmive të tij autentike për genocidin, ai ka prezantuar dhimbjen çame dhe nuk heshti për masakrën deri në frymën e fundit.

Në vitin 2005 ka botuar librin:"Çështja Çame dhe integrimi evropian", (bashkeautor).
Në vitin 2006, pa dritën e botimit libri tjetër i Hajredin Isufit “ Çamëria, studime historike-sociologjike shek.XIII-XX”.
Vepra tjetër “Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës 1902- 1940” është jo një sy i historisë së Çamërisë, por mijëra sy ose rreth 380 sy kronikash dhe u përkasin rreth 60 organeve të shtypit vendas e të huaj, që kanë “regjistruar”, në bebet e tyre, si kamerat moderne Çamërinë, mbijetesën dhe dramat e saj, plagët, dhimbjet, zërat, vuajtjet e çamëve.

***
Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri, më 24 Dhjetor 1932. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë.

Hajredin Isufi ka bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” dhe ka qenë ideator dhe bashkëorganizator i disa aktiviteteve të Fondacionit.

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit çam, për këtë humbje të pazëvëndësueshme.

06/20/2026

Ditën e hënë, më 22 qershor,
ora 11:00,
në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ngjitur me Sheshin "Skënderbej" nisim “Java Çame”, në përkujtim të 82-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

06/06/2026
06/06/2026

Çamëria ❤️

05/08/2026

"Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës 'Çamëria' Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.
Shoqata 'Çamëria' dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!"

Address

Dallas, TX
75225

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian American Organization Chameria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian American Organization Chameria:

Shortcuts

Sponsored

Share