09/14/2023
https://vasfijesinitiative.org/
Jam Vasfije Kraniqi Goodman, dhe shumë prej jush e dini historinë time. Unë jam vetëm një nga mijëra vajza e gra mbi të cilat ra pamëshirshëm pesha e luftës së cilën po e mbajmë ende mbi supe.
Ka një kohë që gjendja ime shëndetësore më detyroi të heq dorë nga aktiviteti institucional si deputete, por jo edhe nga beteja ime jetësore për drejtësi dhe përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës. Prandaj kërkoj nga të gjithë që të ndihmojnë, për t’i dhënë pak forcë atyre grave që për vite vazhdojnë në vuajnë në errësirën e traumës së tyre personale, në gjendje të rëndë emocionale, fizike e ekonomike.
Këtë ndihmë mund ta bëni përmes organizatës sonë të regjistruar këtu në ShBA dhe shumë nga Ju që gjendeni në Shtetet e Bashkuara e dini se këto taksa do t’u kthehen.
Përveç në SHBA(501), u bëj thirrje edhe të tjerëve që donacionet e tyre për viktimat të dhurohen në llogarinë këtu dhe më pas nga katër organizata (KRCT, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe QPDG ) që punojnë dhe ofrojnë ndihmë për viktimat në Kosovë ato do të mbërrijnë në çdo cep të Kosovës, te secila viktimë.
Dua t'ju falënderoj pafundësisht për mbështetjen dhe solidaritetin për viktimat, e mbi të gjitha për atë që bashkëndjeni me ne!
Ju jemi shumë mirënjohëse!
English below
My name is Vasfije Krasniqi Goodman and many of you may already know my story.
I’m only one of the thousands of girls and women on whom fell the heavy burden of war that we still carry on our shoulders to this day.
It has been some time that my health conditions have forced me to give up my duties from the institutional activities as a member of the parliament, but not also from the lifelong battle for justice and support for the victims of r**e and sexual violence in wars. For this, I ask from all of you to help out this cause and give courage and support to all the women who continue to suffer in silence and darkness for the personal trauma they endured making their emotional suffering even harder economically and physically.
You all can help through our Organization registered in the United States of America, and many of you who live in the U.S, you know that those are tax deductible donations (Form 501).
Besides the United States, I invited all of you who live anywhere in the World to kindly donate in these four additional organizations (KRCT, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe QPDG ). They work closely with us to employ and offer support for the victims in Kosovo, in every corner of Kosovo.
I would like to profoundly thank you all for the limitless support and your solidarity for all the victims, and more so for feeling the pain with us all!
We are deeply appreciative for you support!
Vasfije Kraniqi Goodman
Founded in 2020 by Vasfije Krasniqi – Goodman, Vasfije's Initiative came into existence following Vasfije’s extensive advocacy work to shed light on the plight of survivors of r**e and sexual violence during the Kosovo war.