Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay - AHFT

Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay - AHFT (AHFT) is a nonprofit organization focused on preserving Albanian traditions, culture, and values in the Tampa Bay area.

Njoftim nga Familja “Kalana”Me hidhërim të thellë ju njoftojme se mbas nje lufte me nje semundje te rende, me 28 Maj 202...
05/29/2026

Njoftim nga Familja “Kalana”
Me hidhërim të thellë ju njoftojme se mbas nje lufte me nje semundje te rende, me 28 Maj 2026 u nda nga jeta në moshën 77 vjecare babai jone Luan Kalana.
Ceremonia e funeralit dhe Pritja per ngushellimet do te zhvillohet ne Curlew Hills Memory Garden Funeral Home ne Palm Harbor FL, të Henen, më 1 Qershor 2026, midis orës 11:00am dhe 01:00pm. Varrimi do behet pas pritjes, ne vazhdim. Adresa :1750 Curlew Rd, Palm Harbor, FL 34683

04/22/2026

Të dashur miq,
E drejta do të triumfojë.
Shumë shpejt do të ndajmë me ju të vërtetën mbi përpjekjet për të dëmtuar dhe përvetësuar Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay — aktivitetin dhe emrin e saj.

Në kohën e duhur, gjithçka do të bëhet publike me transparencë, përgjegjësi dhe me EMRA.
Beteja jonë për drejtësi vazhdon me durim dhe besim, deri në momentin kur drejtësia të vihet plotësisht në vend.
Faleminderit për mbështetjen tuaj

12/09/2025

9 Dhjetor 2024–Dita e ZHGËNJIMIT të Madh!

Një thirrje publike, nga zemra, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë…

Pas më shumë se 15 viteve punë të ndershme, sakrificash të panumërta, orëve të pafundta vullnetare dhe veprimtarish që bashkuan komunitetin si kurrë më parë — një fondacion që u ngrit me dashuri dhe përkushtim, që mbante emrin Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay,u përvetësua padrejtësisht vjet me 9 Dhjetor.

Jo nga armiqtë tanë.
Jo nga të huajt.
Por nga tre anëtarë të bordit — tre persona që i kishim quajtur miq dhe ishim si një familje.

Sot, ata nuk përdorin më emrin tonë, nuk e respektojnë historinë dhe nuk kujtojnë asnjë nga sakrificat që i çuan deri aty.
E kanë hedhur në një cep, të harruar, si diçka pa vlerë — dhe vazhdojnë ta mbajnë peng, me pa të drejtë.

E kanë zëvendësuar me një tjetër organizatë, që quhet “Besa” — një emër që tingëllon bukur, por që drejtohet nga të pabesët.

Hodhën poshtë gjithçka që u ndërtua bashkë:

Festivalet ku përfaqësonim Shqipërinë me krenari nga Jacksonwille, Naples, St Pete apo Sarasota;
Grupi i valleve “Shqiponjat”, që la gjurmë dhe frymëzoi brez pas brezi;
Harruat të gjitha instruktoret e valleve, shumica nëna me fëmijë të vegjël, që kurrë nuk kërkuan shpërblim;
Festivalin SPPIF, ku përfaqësoheshim si një familje e madhe shqiptare, ndersa sivjet shkuat vetëm 3 veta - TURP;
Piknikun e “Ditës së Verës” ku mblidheshim me komunitetin pa donatorë, vetëm me dashuri dhe vullnetarizëm;
Harruan eventin “Run for Albania”🇦🇱 , që mblidhte çdo fund nëntori dhjetëra të rinj me flamurin shqiptar në Clearwater Beach;
A ju kujtohet shkolla e parë shqipe që hapëm të gjithë së bashku. Mësueset e para që i kemi vlerësuar thjesht me “çertifikata mirenjohje”, por edhe fëmijëve u kemi dhenë simbolikisht Dëftesat e fundvitit.
Aktivitetet e organizates së grave, poetëve dhe shoqatës së biznesit, që bëheshin me shpirt dhe i kemi ndihmuar pa kushte;
A ju kujtohet Festivali Folklorik i Verës, ku erdhen grupe valltarësh nga Kanadaja dhe SHBA, ku ftuam edhe mbretëreshën e valles shqiptare, të paharruarën Lili Cingu — dhe e realizuam të gjithë bashkë.
Gjithçka që u ndërtua me pasion, vullnet dhe shpirt shqiptar.

Dhe tani?

Përçatë komunitetin dhe sillen sikur s’ka ndodhur asgjë.
Në vend që të festonim 15-vjetorin e krijimit, mblidhemi të përçarë, në grupe të vogla, dhe hidhet baltë mbi njerëzit që kanë punuar më shumë se kushdo.
A i harruat dasmat, ditëlindjet apo “baby shower” që i organizonim të gjithë….
A e harruat që ngrinim flamurin shqiptar para Bashkisë së Clearwater me gjithë komunitetin?
A harruar kur në eventet tona merrnin pjesë Kongresmen, Ambasador, ministra apo Kryetaret e Bashkive ?
A shikoni ndonjëherë fotografinë e Bordit, kur ishim të gjithë bashkë - a skuqeni ndopak ?!
Friksuat, i bletë dhe shantazhuat shumë nga ish miqtë tanë…
A ndiheni ndopak fajtorë për atë që keni bërë?
A shikoni se sa njerëz keni përçare, poshtë e lart, që nuk dinë çfarë “krahu” të marrin sepse janë të dizinformuar dhe nuk kuptojnë çfarë po ndodh?

Dhe ndërkohë...

Ju zotëroni katër shoqata, që për ironi quhen - jo fitimprurëse. Mblidheni, festoni “fitoren” e rradhës, qeshni dhe madje edhe talleni “me ne që s’na ecin punët”…
Po jemi Shqiptar more të mjerë dhe ngrejmë të njëjtin Flamur 🇦🇱
Keni qenë të ftuarit e nderit gjithmonë në familjet tona, kemi ndarë festat, gëzimet, dhimbjet, tryezat dhe traditat.
Keni një vit që me statuse ironike jeni hedhur në sulm dhe përpiqeni me mish e me shpirt te sabotoni gjithçka që ka iniciativën ose suportin tonë….
Nuk latë fjalë pa përçare, nuk latë të mirë që na keni bërë pa e përmendur me ironi.
Dhe sigurisht e dini mirë sa shqiptarë kemi ndihmuar dhe vazhdojmë të ndihmojmë — pa shpërblim!

A e dini se do takohemi sërish?

Në gëzime apo në hidhërime, jeta do na përballë prapë - por kini kurajon dhe na shikoni në sy!!

Ju u prekët nga reagimi ynë, por ish*t ju që deshët të përvetësonit gjithçka, - në fakt fjala më e përshtatshme është “grabitje ditën për diell”

Vallë kaq të pasur u bëtë sa hodhët poshtë miqësinë e viteve?
Kaq xhelozi paskeni pasur në shpirtat tuaj — të zaptuar nga djalli?


E mbushët komunitetin me fjalë dhe e keni në majë të gojës “ I hoqëm se nuk punuan”
Po kush jeni ju o të mjerë…?!
Mendoni se do krijoni histori te re ?
Po, histori turpi !

Por mos harroni:

Mos kujtoni se beteja morale dhe ligjore ka përfunduar.
Mos kujtoni se mund të na hiqni me një të fshirë të lapsit.
Ju mund të keni emrin — por kurrë nuk do keni shpirtin.
Tradita nuk është një pronë. Është një BESË…dhe besa nuk mund të ndërtohet me të pabesë.
Bile edhe në këtë emër me djallëzi kanë vjedhur gjysmën e emrit…
“ALBANIAN HERITAGE “

Zëri ynë nuk do shuhet. Kujtesa nuk vdes. Drejtësia ecën ngadalë, por gjithmonë , ashtu sikurse Zoti - vonon, por nuk harron!
Ne jemi ende këtu. Të zhgënjyer… por kurrë të thyer.

Dikush edhe na këshillon të krijojmë një Fondacion tjetër, por ajo që na dhëmb më shumë është historia dhe sakrificat ndër vite…

Komentet do i deaktivizojmë për të mos thelluar më tepër përçarjen !

🛑 Ky është vetëm fillimi.
Gëzuar Festat e Fundvitit!
Zoti bekoftë me shëndet dhe mbarësi çdo familje shqiptare!

12/05/2025

Çmimi, President’s Award, i dedikohet z. Petrit Brega, presidentit te pare te organizates sone. Nje prej figurave që kanë pasur ndikim te jashtëzakonshëm në themelimin, rritjen dhe vizionin afatgjatë të kesaj organizate.
Vizioni, puna dhe perkushtimi i të cilit vendosën themelet e forta t asaj që ne jemi sot.
Prandaj ne te gjithe e falenderojme nga zemra per shërbimin dhe ndikimin e tij, i cili vazhdon te ndihet edhe sot. Pergjithmone mirenjohes!

Nga Mali i shenjtë i Tomorrit u dërgoj një urim për mbarësi dhe paqe në zemër për të gjithë miqtë e AHFT.Kush ecën me mi...
10/28/2025

Nga Mali i shenjtë i Tomorrit u dërgoj një urim për mbarësi dhe paqe në zemër për të gjithë miqtë e AHFT.
Kush ecën me mirësi dhe ndershmëri gjithmonë merr dritë — për të tjerët, ka gjithmonë një herë tjetër….
Dr. Ardian Kraja

Faleminderit autores së intervistës, shkrimtares së mirënjohur Znj. Raimonda Moisiu dhe redaktorit të gazetës “Dielli”, ...
09/29/2025

Faleminderit autores së intervistës, shkrimtares së mirënjohur Znj. Raimonda Moisiu dhe redaktorit të gazetës “Dielli”, Z. Sokol Paja
Drejtori i FSHTV - Dr Ardian Kraja

Sot morëm lajmin se u nda nga jeta një zonjë e nderuar, Angie Sharxhi. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në organizatën dhe n...
08/26/2025

Sot morëm lajmin se u nda nga jeta një zonjë e nderuar, Angie Sharxhi. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në organizatën dhe në komunitetin tonë. U prehtë në paqe.
Do kujtohet me respekt…

Njoftim i hidhurMe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonëJosif Rusi(20 tetor 1964 - 03 Gusht ...
08/06/2025

Njoftim i hidhur
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë
Josif Rusi
(20 tetor 1964 - 03 Gusht 2025)
Bashkëshorti i Mimoza Rusit dhe babai i i vajzave Morena, Eviona, Redina dhe Kristina.

Ceremonia do të zhvillohet ditën e enjtes, ora 10:00 – 12:00,
në adresën: 13401 Indian Rocks Rd, Largo, FL 33774.

Pushoftë në paqe! 🕊️

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të zonjës Ervehe Meço.E ndjera ishte bashkëshortja e Gëzim Meços dhe nën...
06/13/2025

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të zonjës Ervehe Meço.

E ndjera ishte bashkëshortja e Gëzim Meços dhe nëna e Bujarit dhe Julit.

Ceremonia përkujtimore do të mbahet ditën e shtunë, nga ora 9:00 deri në 11:00 paradite, në:
📍 Hubbell Funeral Home
499 N Indian Rocks Rd, Belleair Bluffs, FL

Varrimi do të bëhet menjëherë pas ceremonisë, rreth orës 11:30–11:45, në:
📍 Largo Municipal Cemetery
1232–1298 Jasper St, Largo, FL 33770

Familja falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

05/25/2025

Video mesazh pershëndetës me rastin e 13 vjetorit të Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay - AHFT

Address

Clearwater, FL

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay - AHFT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share