10/19/2026
These are wise words for everything taking place in Albania. We pray for our SON Albania team and those affected by these recent events. 🇦🇱
Është e natyrshme të ndiejmë pasiguri apo trishtim kur shohim trazinë që ka kapluar vendin tonë, por fjala e Perëndisë na kujton ku duhet ta mbajmë shpresën dhe vëmendjen tonë.
Ungjilli sipas Mateut na mëson se përplasjet e kësaj bote janë të përkohshme, por paqja dhe drejtësia e Zotit janë të përjetshme.
Te Mateu 5:9 Jezusi na thotë: Lum ata që ndërtojnë paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
Në këtë kohë sprove për Shqipërinë:
Të lutemi për paqe dhe urtësi: Le të lutemi që Zoti të udhëheqë zemrat e drejtuesve dhe të çdo qytetari me urti, maturi dhe respekt për jetën e tjetrit.
Të jemi dritë në errësirë: Kur bota përreth nesh reagon me zemërim e ndarje, ne si besimtarë jemi të thirrur të përhapim dashuri, mirëkuptim dhe shpresë.
Të kërkojmë drejtësinë e Perëndisë: Drejtësia e vërtetë nuk lind nga urrejtja, por nga transformimi i zemrës.
Le t'i ngremë duart tona në lutje për kombim tonë .
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe vendostë paqen e Tij që kalon çdo mendje në çdo shtëpi e zemër shqiptare!
Perëndia është streha dhe fuqia jonë, një ndihmë e gatshme në kohë të vështira.
Psalmi 46:1