Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Norvegji

  • Hjem
  • Norge
  • Oslo
  • Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Norvegji

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Norvegji LSHASHN - është organizatë jo-profitabile dhe ka për qëllim të paraqesë kulturën dhe artin

15/11/2024

Ramiz Kuqi

VARGJE PA TITULL

Për Ty janë derdhur ëndërrimet
si krojet e natës
Në sytë tu janë dashuruar yjet
Princërit
Nga Lindja në Azi
Po ti ke mbetur tokë arbërish
Shpirt lulesh me aromë
Me vetulla dielli
Mbi qerpikët tu kanë fjetur
Zanat e malit
Këngët me fyell luginave
Ushtima e kuajve te Gjergjit
Bac Ademit
Për Ty janë derdhur lotët e nënave
Si shi

15.11.2024

14/11/2024

Ramiz Kuqi

NË MENDJEN TIME

Ti rri si një nuse e re që mban
Si nyje në qafë stoli me ar
E bukur e thjeshtë në kokë
Kurorë me lule e ngjyra
Pikturë e gjallë
Po kur të vij në krahët e tu
M'i shemb ëndrrat e dukesh
Si violinë e me tela të lodhur
Që bie natën bie
Mbi kitarë
Shpirt i derdhur nëpër kujtime
Ndezur rri
Si strall
Në mendjen time e bukur e tjeshtë
Si zë zjarr i pashuar!

4.11.2024

Adresse

Oslo

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Norvegji legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Del