Shoqeria Levizja dega Norvegji

Shoqeria Levizja dega Norvegji LPK ka qenë vazhdimisht në luftë me pushtuesin serbo-maqedono-malazez, me të gjitha format dhe mjetet e një lufte çlirimtare. Prishtinë, 1 gusht 2015

Shoqata Lëvizja
E-Mail:



DEKLARATË

Ne, ish veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, të tubuar sot, më 1 gusht 2015 në Prishtinë, kemi vendosur unanimisht të themelojmë Shoqatën për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të Lëvizjes Popullore të Kosovës e cila do të njihet në opinion me emërtimin Shoqata Lëvizja. LPK si organizatë e bashkimit të veprimtarisë çlirimtare fillimisht, dhe pastaj dhe

si organizatë e konsoliduar dhe bartëse kryesore e veprimtarise se fshehtë, ka peshën historike edhe të organizimit të luftës çlirimtare në gjitha trojet e pushtuara. Si e tillë edhe tani në paqe ka shumë rëndësi një organizim që shpalos, afirmon, dhe kultivon vlerat e një veprimtarie kaq domethenese për lirinë e Kosovës që po e jetojmë, ani se akoma larg asaj që e ka projektuar kjo organizatë. Pjestarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë interesat e popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, e Mal të Zi. Lëvizja Popullore e Kosovës duke qenë një organizatë çlirimtare kulmin e veprimtarisë së vet e ka arritur në organizimin dhe udhëheqjen e luftës çlirimtare në të gjitha viset e pushtuara. Shoqata Lëvizja është një organizatë joqeveritare. Qëllimi kryesor i Shoqatës do të jetë mbedhja, ruajtja, kultivimi, mbrojtja, promovimi dhe afirmimi i vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë. Ajo do të nxisë pjestarët e saj që të argumentojnë veprimtarinë e saj përmes shkrimeve të ndryshme. Do të ndihmojë në botimin e monografive për pjestarë të LPK-së, dëshmorë e veprimtarë të dalluar, do të organizojë simpoziume të ndryshe shkencore për të ndriçuar veprimtarinë e saj dhe të pjestarëve të saj. Shoqata Lëvizja do të udhëhiqet nga një Këshill i Përkohshëm Drejtues i përbërë prej
11 vetave deri në Kuvendin e parë zgjedhor, i cili duhet të mbahet më së largu deri më
28 nëntor 2015. Shoqata Lëvizja do të ketë selinë në Prishtinë.

Adresse

Oslo

Nettsted

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Shoqeria Levizja dega Norvegji legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Organisasjonen

Send en melding til Shoqeria Levizja dega Norvegji:

Del