CHwB Albania

CHwB Albania We Restore and Build Relations! You might think that we are some kind of developer that restores historical buildings in areas hit by war and natural disaster.

We would say that we are experts in human rights, reconciliation and poverty reduction. We restore cultural heritage and help to build futures. As we see it, there is a clear link between restoring a building and building up human relations, trust, economies, societies – and indeed nations. A building is more than just bricks and mortar. It is also a link to the past and part of people’s history, security and identity.

CHwB Albania organizoi pesë tryeza të rrumbullakëta, në Gjirokastër, Fier, Shkodër dhe Korçë, si dhe një tryezë kombëtar...
31/08/2026

CHwB Albania organizoi pesë tryeza të rrumbullakëta, në Gjirokastër, Fier, Shkodër dhe Korçë, si dhe një tryezë kombëtare në Tiranë, duke sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, policisë së shtetit, doganave, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i këtyre tryezave ishte krijimi i platformave të dialogut dhe shkëmbimit mes aktorëve kryesorë në nivel vendor dhe kombëtar, duke u përqendruar në evidentimin e pengesave aktuale, dhe hartimin e masave konkrete për forcimin e bashkëveprimit institucional në mbrojtje të pasurisë sonë kulturore.

Nga këto tryeza u përpilua një dokuemnt me 7 kategori rekomandimesh, të cilat përfshijnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kuadrit ligjor, përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, digjitalizimin dhe menaxhimin e inventarëve të trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të komuniteteve.

Rekomandimet e plota gjenden në linkun më poshtë:https://chwbalbania.org/wp-content/uploads/2026/08/CPAIG-CHwB-A-Rekomandime-Tryezat-e-Rrumbullaketa.pdf

Ky dokument u realizua në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i zbatuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), me mbështetjen e Programit të Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), të ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përmes Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Pikëpamjet, gjetjet dhe përfundimet e shprehura në këtë material janë ato të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

27/08/2026

🎲 Kur historia kthehet në lojë, çfarë ndodh?
Jemi në mes të një aventure të re! 🚧✨ Kutitë po mbushen me sfida e surpriza, ilustrimet po marrin ngjyra dhe jetë, dhe çdo hedhje zari na afron me një zbulim të ri. "Mos u Nxeh – Manastiret e Luginës së Drinos" ende po merr formë, por mezi presim ta shohim në duart e fëmijëve!

Në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, CHwB Albania po ndërton një lojë ku çdo hedhje zari të çon te një manastir, një legjendë, një këngë, një traditë ose një shije e veçantë e Luginës së Drinos.

Sot ju sjellim një video-teaser nga loja jonë, një shije e vogël e asaj çfarë po vjen. Çdo kuti fsheh diçka: një histori për t'u treguar, një sfidë për t'u zgjidhur, një zbulim që pret të ndodhë. Loja premton të bëhet një udhëtim edukativ i vërtetë për fëmijët! 💚

20/08/2026

Një gjetje arkeologjike, një zinxhir trafikimi, një zgjidhje e mundshme.

Çdo objekt që zhduket ilegalisht nga toka jonë nuk është thjesht një humbje historike, është pjesë e krimit të organizuar që dëmton komunitetet dhe cenon sigurinë kombëtare.

Trafikimi i trashëgimisë kulturore nuk njeh kufij, financon krimin e organizuar dhe dëmton çdo komunitet që prek.

Ky zinxhir mund të ndërpritet dhe secili nga ne ka një rol.

📢Raporto. 🛡️ Mbro. 📣 Ndërgjegjëso.

Ky material ndërgjegjësues është përgatitur në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i zbatuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, me mbështetje nga Programi i Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), i ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, përmes Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet e shprehura këtu janë ato të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mit apo Fakt?Trafikimi i paligjshëm i trashëgimisë kulturore mbetet një nga kërcënimet më serioze për ruajtjen e identit...
31/07/2026

Mit apo Fakt?

Trafikimi i paligjshëm i trashëgimisë kulturore mbetet një nga kërcënimet më serioze për ruajtjen e identitetit dhe historisë sonë. Megjithatë, rreth këtij fenomeni vazhdojnë të ekzistojnë keqkuptime që minimizojnë ndikimin dhe pasojat e tij.

Në këtë postim, sjellim disa nga mitet më të zakonshme dhe faktet që ndihmojnë në kuptimin e rëndësisë së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe rolit që secili prej nesh mund të luajë në këtë proces.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve. Ajo kërkon ndërgjegjësim, bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët nga e gjithë shoqëria.

Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët. Ta mbrojmë sot, për brezat e ardhshëm.

Ky material ndërgjegjësues është përgatitur në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i zbatuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, me mbështetje nga Programi i Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), i ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, përmes Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet e shprehura këtu janë ato të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Emin Rizës, një akademik i shquar, studiues i palod...
22/07/2026

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Emin Rizës, një akademik i shquar, studiues i palodhur dhe një mik i çmuar i Cultural Heritage without Borders Albania.
Për ne, Prof. Emin Riza ishte shumë më tepër se një bashkëpunëtor. Ai ishte një mentor, një këshilltar dhe një mbështetës i palëkundur i punës sonë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Me dijet, përvojën dhe përkushtimin e tij, ai kontribuoi në zhvillimin e projekteve tona, ishte një zë i rëndësishëm në Bordin e CHwB Albania dhe, mbi të gjitha, ndau njohuritë e tij me brezat e rinj gjatë kampeve të restaurimit, duke frymëzuar studentë dhe profesionistë të rinj të shohin trashëgiminë kulturore me përgjegjësi, pasion dhe përkushtim.
Kontributi i tij nuk matet vetëm me arritjet akademike, por edhe me gjurmën njerëzore që la tek të gjithë ata që patën fatin të punonin dhe të mësonin prej tij. Urtësia, thjeshtësia dhe dashuria e tij për monumentet dhe për njerëzit, do të mbeten një frymëzim i përhershëm për organizatën tonë.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit akademik.
Lamtumirë Profesor! Gjurmët që latë në jetën e studentëve, kolegëve dhe në fushën e trashëgimisë kulturore do të mbeten të pashlyeshme.

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Emin Rizës, një akademik i shquar, studiues i palod...
22/07/2026

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Emin Rizës, një akademik i shquar, studiues i palodhur dhe një mik i çmuar i Cultural Heritage without Borders Albania.

Për ne, Prof. Emin Riza ishte shumë më tepër se një bashkëpunëtor. Ai ishte një mentor, një këshilltar dhe një mbështetës i palëkundur i punës sonë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Me dijet, përvojën dhe përkushtimin e tij, ai kontribuoi në zhvillimin e projekteve tona, ishte një zë i rëndësishëm në Bordin e CHwB Albania dhe, mbi të gjitha, ndau njohuritë e tij me brezat e rinj gjatë kampeve të restaurimit, duke frymëzuar studentë dhe profesionistë të rinj të shohin trashëgiminë kulturore me përgjegjësi, pasion dhe përkushtim.

Kontributi i tij nuk matet vetëm me arritjet akademike, por edhe me gjurmën njerëzore që la tek të gjithë ata që patën fatin të punonin dhe të mësonin prej tij. Urtësia, thjeshtësia dhe dashuria e tij për monumentet dhe për njerëzit, do të mbeten një frymëzim i përhershëm për organizatën tonë.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit akademik.

Lamtumirë Profesor! Gjurmët që latë në jetën e studentëve, kolegëve dhe në fushën e trashëgimisë kulturore do të mbeten të pashlyeshme.

16/07/2026

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët.

Në këtë video, Kat Slocum, Specialiste Fulbright, e angazhuar përmes projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, u përgjigjet pyetjeve kyçe mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpjegon pse ruajtja e saj nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por edhe e komuniteteve lokale dhe çdo qytetari.

Parqet arkeologjike si Apolonia, Byllis dhe Antigonea janë pasuri të pazëvendësueshme që kërkojnë angazhim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe raportimit të shkeljeve mund të sigurojmë që këto vlera të ruhen për brezat e ardhshëm.
Trashëgimia kulturore na përket të gjithëve. Ta mbrojmë sot, për të nesërmen.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i zbatuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, me mbështetje nga Programi i Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), i ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, përmes Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet e shprehura këtu janë ato të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

30/06/2026

Nga diskutimet e Tryezës Kombëtare “Forcimi i Bashkëpunimit Institucional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nga Trafikimi i Paligjshëm”, theksohet rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së kapaciteteve profesionale dhe krijimit të mekanizmave më efektivë për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Aktiviteti përmbyllës i projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), me mbështetjen e Programit të Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), të ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, solli së bashku institucione dhe profesionistë të fushës për të ndarë rezultate, rekomandime dhe angazhime konkrete për të ardhmen.

Së bashku mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore për brezat e ardhshëm.

Një lojë. Shumë histori. Një trashëgimi që na bashkon.Me mbështetjen e Ministrisë së Turiznit, Kulturës dhe Sportit dhe ...
18/06/2026

Një lojë. Shumë histori. Një trashëgimi që na bashkon.

Me mbështetjen e Ministrisë së Turiznit, Kulturës dhe Sportit dhe në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër, CHwB Albania ka nisur projektin: “Manastiret e Luginës së Drinos – Të mësuarit përmes kulturës”

Një udhëtim i veçantë për fëmijët 6–10 vjeç, që i afron me trashëgiminë kulturore të Luginës së Drinos përmes lojës dhe kreativitetit.

Përmes një loje edukative “Mos u Nxeh-Manastiret e Luginës së Drinos”, modeleve 3D, planeve mësimore dhe aktiviteteve praktike, fëmijët do të zbulojnë botën e pasur të zonës:

⛪ Manastiret dhe historitë e tyre
🎵 Iso-polifoni
👗 Veshje tradicionale
🍞 Kulinari
🌿 Tradita dhe identiteti kulturor i zonës

Një mënyrë e re për të mësuar duke luajtur, duke zbuluar dhe duke u lidhur me kulturën tonë.

Përfaqësues të institucioneve publike, strukturave të zbatimit të ligjit dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore u m...
09/06/2026

Përfaqësues të institucioneve publike, strukturave të zbatimit të ligjit dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore u mblodhën në Tryezën Kombëtare “Forcimi i Bashkëpunimit Institucional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nga Trafikimi i Paligjshëm”, aktiviteti përmbyllës i projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi në zbatimin e ligjit për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, i organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), me mbështetjen e Programit të Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG), i ofruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Znj. Marinela Prifti, Zëvendësministre e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Znj. Kathryn Hammond, Zëvendësambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga trafikimi i paligjshëm.

Diskutimet u fokusuan në sfidat aktuale dhe në nevojën për koordinim më të ngushtë ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve kyç në këtë fushë. Disa nga rekomandimet nga kjo tryezë lidhen me përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga trafikimi i paligjshëm.

Gjatë tryezës u prezantuan rezultatet kryesore të projektit, përfshirë gjetjet nga vlerësimet e sigurisë në sitet arkeologjike, rekomandimet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe mjetet dhe qasjet e zhvilluara gjatë zbatimit të projektit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ky aktivitet përmbyllës konsolidoi rezultatet e arritura, duke nxitur vijimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërinstitucional në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Adres

Tirana: Rr. Besim Imami 78 Kompleksi Gardenia. Hyrja A, Kati 2 Ap. 2/1 Gjirokastra: Rr. Vasil Laboviti, Nr. 3 Lagjia Varosh, Gjirokaster
Weert
6001

Meldingen

Wees de eerste die het weet en laat ons u een e-mail sturen wanneer CHwB Albania nieuws en promoties plaatst. Uw e-mailadres wordt niet voor andere doeleinden gebruikt en u kunt zich op elk gewenst moment afmelden.

Contact De Organisatie

Stuur een bericht naar CHwB Albania:

Snelkoppelingen

Delen