Bashkësia Lokale - fshati Çiflik

Bashkësia Lokale - fshati Çiflik Bashkësia Lokale e fshatit Çiflik

Të angazhohemi bashkërishtë!
11/06/2026

Të angazhohemi bashkërishtë!

11/06/2026

Kjo veture mbreme eshte vjedhur ne Ciflik nga oborrini shtëpise!
Kudo qe e keni pare shkruani informata!
Kanë shkaktuar dëm të madh financiar dhe shkatërrim të shtëpise!

30/05/2026

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mëngjes ka ndërruar jetë Puça Neset (Babai i Shemsijatit, Agimit).

Varrimi do të bëhet sot në varrezat e fshatit pas namazit të Iqindisë.

Lusim Allahun e Plotfuqishëm që Puçen Neset ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në Xhennet, ndërsa familjes, miqve dhe farefisit t’u dhurojë durim, inshaAllah 🤲

Përhajr Festa e Kurban Bajramit!Allahu xh.sh. na i pranoftë ibadetet!
26/05/2026

Përhajr Festa e Kurban Bajramit!
Allahu xh.sh. na i pranoftë ibadetet!

FALËNDERIMShprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e aksionit ...
24/05/2026

FALËNDERIM

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e aksionit për pastrimin e varrezave.

Falë angazhimit, përkushtimit dhe vullnetit tuaj, u bë një punë e vlefshme në ruajtjen e pastërtisë, rregullit dhe respektit ndaj vendprehjes së më të dashurve tanë.

Allahu ju shpërbleftë për mundin, kohën dhe kontributin tuaj në këtë vepër të hajrit.

Me respekt dhe mirënjohje për secilin që dha kontribut me punë dhe materialisht.

LAJMËRIMNjoftohen të gjithë qytetarët dhe familjarët se më datë 24.05.2026 (e diel), me fillim në ora 09:30, do të organ...
21/05/2026

LAJMËRIM

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe familjarët se më datë 24.05.2026 (e diel), me fillim në ora 09:30, do të organizohet aksion për pastrimin e varrezave.
Ftohen të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e varrezave.

Me respekt,
Bashkësia Lokale Fshati Çiflik

📚 LAJMËRIM PËR PROMOVIM LIBRI 📚Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e librit të autorit dhe poetit Lirim ...
20/05/2026

📚 LAJMËRIM PËR PROMOVIM LIBRI 📚

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e librit të autorit dhe poetit Lirim Alija.

Ky aktivitet kulturor do të jetë një mundësi e veçantë për të njohur më afër krijimtarinë letrare të autorit, si dhe për të bashkëbiseduar rreth mesazheve dhe vlerave që përcjell libri.

Jeni të mirëseardhur të ndani së bashku këtë mbrëmje letrare dhe kulturore në një atmosferë miqësore e frymëzuese.

Data: 23.05.2026
Ora: 13:00
Vendi: Pallati i Kulturës Tetovë

Shprehim falenderim dhe mirënjohje për gjitha ata që kontribuan në vendosjen e llogos së fshatit.Allahu xh.sh. ua shtoft...
11/05/2026

Shprehim falenderim dhe mirënjohje për gjitha ata që kontribuan në vendosjen e llogos së fshatit.
Allahu xh.sh. ua shtoftë të mirat!

Ju falemnderit!

29/04/2026

إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë vajza e Shenasi Beqirit.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit.

Lusim Allahun xh.sh. që ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufishme, ta bëjë prej banorëve të xhenetit dhe familjes t’i dhurojë sabër dhe forcë.

Rikujtim!!!
17/04/2026

Rikujtim!!!

Lajmërohen të gjithë pronarët e bagëtive se, në bazë të rregullave për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe pyjeve, ndalohet kullotja e bagëtive në teritorin e fshatit nga data 21 Mars deri më 01 Shtator.
Ju falemnderit për respektin dhe mirëkuptimin!

Address

Çiflik
Zhelinë
1218

Telephone

+38970899858

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale - fshati Çiflik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkësia Lokale - fshati Çiflik:

Share