Bashkësia lokale- fshati Llërcë

Bashkësia lokale- fshati Llërcë Bashkësia lokale e fshatit Llërcë është shoqata më e re për ta bërë më të mirën për vendin!

Të nderuar banorë të fshatit Llërcë,Ju njoftojmë se namazi i Kurban Bajramit do të falet ditën e Mërkurë (27.05.2026) në...
26/05/2026

Të nderuar banorë të fshatit Llërcë,

Ju njoftojmë se namazi i Kurban Bajramit do të falet ditën e Mërkurë (27.05.2026) në ora 05:46 në xhaminë e fshatit.

Me këtë rast, Bashkësia Lokale e fshatit ju uron nga zemra:

✨ Gëzuar Kurban Bajramin! ✨
Allahu ua pranoftë kurbanin, lutjet dhe veprat e mira. Qoftë kjo festë burim paqeje, shëndeti, begatie dhe harmonie në familjet tuaja. Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, me solidaritet, respekt dhe dashuri.

Me respekt,

03/05/2026
02/05/2026

📢 Njoftim

Nesër organizohet aksion për pastrimin e varrezave dhe të fshatit nga Bashkësia Lokale e Llërcës.

Ftohen të gjithë banorët që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë iniciativë të përbashkët.

Le të dalim në masivitet dhe të kujdesemi për ambientin tonë!

Faleminderit për bashkëpunimin! 🤝

25/04/2026

Informim⬇️🚫🐂🐑

Të nderuar bashkëfshatarë!

Me rekomandim të bujqve dhe atyre pak puntorëve që kanë mbjell pronat e tyre:

Ju informojmë:

Duke filluar nga dita e Hënë 27.04.2026 ndalohet lëshimi i bagëtive pa kujdestar nëpër fusha të mbjella.

Kjo masë vjen si rezultat i shqetësimeve dhe dëmeve të shkaktuara tek ata që kanë mbjellë!

Çdo bagëti duhet të jetë nën kujdes të vazhdueshëm dhe të mos lejohet të hyjë në parcela të mbjella.

Le të tregojmë respekt ndaj punës së njëri-tjetrit dhe të kontribuojmë për rend dhe mirëqenie në fshatin tonë.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨Në këtë ditë të shenjtë, urojmë që paqja, dashuria dhe harmonia të mbizotërojnë në çdo familje ...
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨

Në këtë ditë të shenjtë, urojmë që paqja, dashuria dhe harmonia të mbizotërojnë në çdo familje të fshatit tonë, Llërcë. Le të na bashkojë kjo festë në solidaritet, mirësi dhe respekt të ndërsjellë.

Urojmë që sakrifica dhe përkushtimi i muajit të Ramazanit të shpërblehen me shëndet, begati dhe lumturi për të gjithë ju.

Me respekt,
Bashkësia Lokale e fshatit Llërcë

07/03/2026
🌙✨ FTESË PËR TRIBUNË FETARE ✨🌙Të dashur bashkëfshatarë,Të nderuar qytetarë,Në frymën e muajit të begatë dhe të bashkimit...
05/03/2026

🌙✨ FTESË PËR TRIBUNË FETARE ✨🌙

Të dashur bashkëfshatarë,
Të nderuar qytetarë,

Në frymën e muajit të begatë dhe të bashkimit shpirtëror, ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në Tribunën Fetare, ditën e shtunë (07.03.2026) pas namazit të Teravisë, e cila organizohet nga Këshilli i Xhamisë së fshatit Llërcë në bashkëpunim me Bashkësin Lokale.

Në këtë mbrëmje, do të marrin pjesë:
🗣️Ligjëratë nga Hoxhë Llokman Kamberi
🎙️Ilahi nga Hfz. Adem Ramadani
📖Lexim Kur’ani nga Hfz. Besir Limani

Le ta shndërrojmë këtë mbrëmje në një moment reflektimi, përkujtimi dhe afrimi me njëri-tjetrin dhe me Krijuesin. MIRË SE VINI! ❤️

Atmosferë impozante. Mbrëmje e madhe. Leximi i Kur'anit ka ngrohur shpirtat tanë. Faleminderit të gjithëve për këtë pjes...
01/03/2026

Atmosferë impozante. Mbrëmje e madhe. Leximi i Kur'anit ka ngrohur shpirtat tanë. Faleminderit të gjithëve për këtë pjesëmarrje. Falënderojm imamët dhe hafizat që na e zbukuruan këtë natë.

I lartëmadhëruar qoftë Allahu. ❤️

🌙 Mbrëmje Kur’anore 🌙Me zemra të përulura dhe me dashuri për Fjalën e Allahut, Këshilli i Xhamisë së Fshatit Llërcë dhe ...
28/02/2026

🌙 Mbrëmje Kur’anore 🌙

Me zemra të përulura dhe me dashuri për Fjalën e Allahut, Këshilli i Xhamisë së Fshatit Llërcë dhe Bashkësia Lokale ju fton të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë Kur’anore në Xhaminë e Llërcës, më 01.03.2026, pas namazit të Teravisë.

Le të bashkohemi për të dëgjuar leximin e bukur të Kur’anit, për të forcuar iman-in dhe për të përjetuar qetësinë që sjell Fjala e Allahut.

“Allahu e lartëson atë popull që e madhëron Kur’anin.”

Ju mirëpresim! 🤲

Address

Llërcë
Zhelinë
1218

Telephone

+38970489274

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia lokale- fshati Llërcë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share