Shoqata Jo Qeveritare Treboshi

Shoqata Jo Qeveritare Treboshi Shoqata Jo qeveritare TREBOSHI Ku për Qellim ka te ndihmohet fshatit si në Humanizëm, Sport ,Edukim , Ekologji.

Shoqata Jo Qeveritare TREBOSHI është themeluar me iniciativë të vetë banorëve të fshatit Trebosh , u themelua me datë : 23/01/2018 .

02/08/2026
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një iniciativë shumë të vlefshme për fshatin tonë.Kompania AR Bau GmbH ka realizuar një ...
16/04/2026

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një iniciativë shumë të vlefshme për fshatin tonë.
Kompania AR Bau GmbH ka realizuar një donacion të rëndësishëm për shkollën, duke siguruar banka dhe karrige të reja për nxënësit. Ky kontribut ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për edukimin e gjeneratave të reja.
Njëkohësisht, falënderojmë Komunën e Zhelinës për mbështetjen e dhënë në rregullimin e dokumentacionit dhe lehtësimin e procedurave administrative, duke bërë të mundur realizimin e këtij donacioni në kohë dhe me sukses.
Ky bashkëpunim është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj arsimit dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan në këtë vepër të mirë!

Shoqata Treboshi shpreh mirënjohjen e saj më të sinqertë për të gjithë donatorët që kontribuan në organizimin dhe shpërn...
08/03/2026

Shoqata Treboshi shpreh mirënjohjen e saj më të sinqertë për të gjithë donatorët që kontribuan në organizimin dhe shpërndarjen e paketave ushqimore për familjet në nevojë dhe jetimët në fshatin tonë.

Falë bujarisë dhe solidaritetit tuaj, shumë familje kanë ndier mbështetje dhe shpresë në këtë kohë. Kontributi juaj është një shembull i vërtetë i humanizmit dhe bashkimit për të mirën e përbashkët.

Zoti ju shpërbleftë për çdo të mirë që keni bërë. 🤲

Me respekt,
Shoqata Treboshi

02/01/2026

⚠️ Njoftim për qytetarët.
OJQ TREBOSHI informon se, për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve, rrugët në disa segmente janë të rrëshqitshme dhe me ngrirje, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.
U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Qëllimi i këtij njoftimi është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë në qarkullim.

01/01/2026

Ju urojm një vitë të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë bashkfshatarëve tonë

FTESË

Kontributi yt për shoqatën "TREBOSHI" është një shenjë zemre dhe përgjegjësie ndaj njëri-tjetrit. Me çdo pagesë, ne mbajmë gjallë frymën e bashkimit, solidaritetit dhe respektit që na lidh si komunitet. Sot ndihmon shoqatën, nesër ndihmon veten, fëmijët tanë dhe të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku. Le të mos mungojë askush aty ku zemra na thërret të jemi bashkë.

Address

Fshati Trebosh
Trebos
1220

Telephone

070800774

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Jo Qeveritare Treboshi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Jo Qeveritare Treboshi:

Shortcuts

Share