15/06/2026
Shpella e Malës – Monument Natyror dhe Trashëgimi Kulturore e Brodecit
☆Shpella e Malës është një monument natyror që ndodhet në pjesën veriperëndimore të fshatit Brodec, rreth 1.5 kilometra larg vendbanimit dhe me një lartësi mbidetare afërsisht 1300 m. Ajo përfaqëson një nga objektet natyrore më të njohura të zonës dhe mbart vlera të veçanta gjeologjike, historike dhe etnografike.
☆Emri i shpellës lidhet me fisin Mala, një familje e njohur e Brodecit, e cila tradicionalisht është marrë me blegtori dhe bujqësi. Sipas dëshmive të trashëguara brez pas brezi, shpella është shfrytëzuar për strehimin dhe ruajtjen e bagëtive, falë kushteve të favorshme që ofronte për mbrojtjen e tyre nga moti dhe rreziqet e tjera natyrore.
☆Familja Mala njihet nga banorët e Brodecit si një familje me traditë të gjatë në blegtori dhe bujqësi. Duke zotëruar tufa të konsiderueshme bagëtish, të parët e këtij fisi e shfrytëzonin Shpellën si vend strehimi dhe ruajtjeje të bagëtive, veçanërisht gjatë periudhave me kushte të vështira atmosferike. Pozita e përshtatshme gjeografike, hapësira e mjaftueshme dhe mbrojtja natyrore që ofronte shpella e bënin atë një vend të sigurt për blegtorinë tradicionale.
☆Tradita gojore e ruajtur ndër breza dëshmon se kjo shpellë ka qenë e lidhur ngushtë me veprimtarinë ekonomike të fisit Mala dhe me veprimtarinë blegtorale të banorëve të zonës. Për këtë arsye, emërtimi i saj është ruajtur deri në ditët e sotme pa pësuar ndryshime, duke vazhduar të njihet nga vendasit edhe sot si “Shpella e Malës”.
☆Përveç vlerës së saj praktike në të kaluarën, shpella paraqet edhe një dëshmi të rëndësishme të mënyrës tradicionale të jetesës në Malësinë e Sharrit. Ajo pasqyron lidhjen e ngushtë të banorëve me blegtorinë, e cila për shumë shekuj ka qenë një nga burimet kryesore të jetesës në Brodec.
☆Sot, Shpella e Malës mbetet një pikë orientimi dhe kujtese historike për banorët e fshatit,dhe atraksion turistik për vizitor, duke ruajtur emrin dhe historinë e saj gjurmët e një periudhe kur jeta ekonomike e zonës mbështetej kryesisht në blegtori dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore.
Marrë nga autori.
H.Baftijari