31/10/2024
NËNAT
Di me i dashtë di
Si malësorët e maleve të mia
Dhimbjet me ua pi
Si sytë jetë ku të rrit dashuria
Me këngët e mbetura, nëpër tela të çiftelisë
Si lulëkuqet krenari, livadheve, që lulëzojnë
Me nure syzezash, që i japin jetë, dashurisë
Si bardhoket ndër stane, shqip kur këndojnë
Di me i dashtë di
Si malësoret e maleve të mia
Dhimbjet me ua pi
Si sytë jetë ku të rrit dashuria