Fsh.Sllatinë

Fsh.Sllatinë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fsh.Sllatinë, Community Center, f. Sllatine, Tetovë.

Krenari për shkollën tonë!Në Garat Ndërkombëtare të Violinës “Art IN”, të mbajtura në Kavadar, nxënësja e SHFK “Eqrem Ça...
04/06/2026

Krenari për shkollën tonë!

Në Garat Ndërkombëtare të Violinës “Art IN”, të mbajtura në Kavadar, nxënësja e SHFK “Eqrem Çabej” në Sllatinë, Asja Salihi, u vlerësua me Çmimin e Parë, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në artin muzikor.

Ky sukses është një arritje e rëndësishme për Asjën, familjen e saj dhe për shkollën tonë. I urojmë suksese të mëtejshme dhe shumë çmime të tjera në rrugëtimin e saj artistik!

Urime Asja!

“DHJETË DHI, NJË BARNATORE” – FERMA NGA SLLATINA PO FITON BETEJËN NË TREG PA NDIHMËN E SHTETIT!Në Sllatinë të Komunës së...
04/06/2026

“DHJETË DHI, NJË BARNATORE” – FERMA NGA SLLATINA PO FITON BETEJËN NË TREG PA NDIHMËN E SHTETIT!

Në Sllatinë të Komunës së Tearcës gjendet ferma e dhive “Alpina Sharri”. Janë 150 deri 200 dhi që kultivohen nga kjo familje.

Ibish Ibishi është pensionist dhe i ndihmon djalit të tij në këtë veprimtari blegtorie, pasi vështirë gjendet fuqia punëtore.

Thotë se me blegtori dhe me fermën e dhive ka lëvërdi.

IBISH IBISHI – Ferma e dhive “Alpina Sharri”

“Unë jam pensionist, i ndihmoj se nuk ka fuqi punëtore. Ka lëvërdi. Ne ia kemi arritë krejt këtë që shihni këtu, ndërtimet e blerjet e maqinave, prej këtyre dhive. Nuk mund të ankohemi se nuk ka lëvërdi”

Ibishi thotë se pavarësisht kërkesave, nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Madje, nuk I ka marrë as edhe subvencionet.

IBISH IBISHI – Ferma e dhive “Alpina Sharri”

“Kemi probleme financiare, subvencionet ende nuk i kanë lëshuar. Por, ia arrijmë diqysh të mbulohemi me tokat t`i lëvrojmë e t`i mbjellim. Nuk kemi asnjë ndihmë prej shtetit. Kërkesa kemi bërë, te IPA-Fondet, na shkuan 2.000 euro, krejt kot. Për ne nuk ka ndihmë”

Qumështin e dhive nuk ua shet Qumështoreve për shkak të çmimit të ulët. Kanë nisur që vet ta përpunojnë duke nxjerrë në treg qumësht dhie të pasterizuar në marketet e Komunës së Tearcës.

IBISH IBISHI – Ferma e dhive “Alpina Sharri”

“Plasman vetëm privat. Prej sivjet e kemi ndërprerë, qumështin nuk e çojmë në Qumështore, se nuk ia vlen për 28 denarë. Kemi filluar vet e përpunojmë qumështin, djathin, gjizën, por ende nuk kemi filluar me komplet startin”

Ibish Ibish thotë se ka shumë kërkesa për qumështin e dhive dhe mishin e kecave, për shkak të vetive shëruese.

IBISH IBISHI – Ferma e dhive “Alpina Sharri”

“Qumështi i dhive është shumë I shëndetshëm, krahasohet me qumështin e nënës. Si thotë Daut Demaku “Dhjetë dhi në shtëpi një barnatore e ki”. Shumica e kërkojnë për kancer edhe mishin e kecave edhe qumështin e dhive, por edhe për fëmijtë, për bronhit, ka veti shëruese”

Në këtë fermë të dhive në Sllatinë të Komunës së Tearcës, Ibish Ibishi dhe djali i tij, siç thotë, mundohen me forcat e tij që të mbajnë gjallë këtë veprimtari blegtorale. Mungesa e fuqisë punëtore dhe pagat e larta e kanë detyruar këtë familje që të mbështetet në forcat vetanake.

Pavarësisht mungesës së ndihmës shtetërore thonë se nuk heqin dorë nga kjo veprimtari duke shpresuar se me investimet në prodhimet e bylmetit dhe mishin e dhive të mund të mbijetojë dhe të jetë konkurrues në treg./Tv Koha/

Tetovës iu shtua edhe një teolog!ISEN IZETI nga Sllatina e Tetovës mbrojti me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Sh...
02/06/2026

Tetovës iu shtua edhe një teolog!

ISEN IZETI nga Sllatina e Tetovës mbrojti me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup me titull “Zhvillimi i mësim-besimit Islam në fshatin Sllatinë të Tetovës”, duke përmbyllur me sukses një etapë të rëndësishme të formimit të tij akademik.

Ky sukses përfaqëson rezultat të përkushtimit, punës dhe dashurisë për dijen islame, ndërsa njëkohësisht është gëzim dhe krenari për familjen, miqtë dhe qytetin e Tetovës.

Myftinia e Tetovës i uron hoxhës tonë të ri shumë suksese në rrugëtimin e tij të mëtejshëm, me shpresë që dijen dhe angazhimin e tij ta vërë në shërbim të xhematit, shoqërisë dhe vlerave të mira.
Urime!

28/05/2026
27/05/2026

…të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”. (el-Bekareh, 156)

Ju informojmë se varrimi i të ndjerit Idriz Latifi do të bëhet sot pas namazit të iqindisë.

Allahu e mëshiroftë, e shpërbleftë me xhennet.

…të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”. (el-Bekareh, 156) Ju informojmë se ka ndërruar jetë nëna e Latif Selm...
26/05/2026

…të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”. (el-Bekareh, 156)

Ju informojmë se ka ndërruar jetë nëna e Latif Selmani (çeshmaxhisë), varrimi i të ndjerës do të bëhet sot pas namazit të iqindisë.

Allahu e mëshiroftë, e shpërbleftë me xhennet.

25/05/2026

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Idriz Latifi, baba e Mujo Latifi.

Falja e xhenazes do të bëhet më 25.05.2026, në ora 11:30.

📍 Adresa:
Stegerwaldring 4
22119 Hamburg

Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Sllatin, pasi të arrijë trupi i të ndjerit.

Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt, dashuri dhe mirënjohje për gjithçka që la pas në familje dhe rrethin tonë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.
Me Respekt Familja Latifi

Informim nga Myftinia e Tetovës
23/05/2026

Informim nga Myftinia e Tetovës

Rrugë të mbarë e haxh të pranuar!
19/05/2026

Rrugë të mbarë e haxh të pranuar!

Talenti nga Sllatina – Valon Ramadani ftohet nga reprezentacioni U16 i Maqedonisë së Veriut
11/05/2026

Talenti nga Sllatina – Valon Ramadani ftohet nga reprezentacioni U16 i Maqedonisë së Veriut

Address

F. Sllatine
Tetove

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fsh.Sllatinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share