Përshefca që duam

Call Directions Website Contact the organization

Përshefca që duam Kjo faqe do shërbej për publikimin dhe informimin e punëve dhe projekteve që do i realizojë në fshatin tonë shoqata Përshefca që duam

Sot u bë edhe një hap tjetër i rëndësishëm në shtëpitë që po i ndërtojmë së bashku.Sot u vendosën panelet dhe puna po ec...
05/09/2026

Sot u bë edhe një hap tjetër i rëndësishëm në shtëpitë që po i ndërtojmë së bashku.

Sot u vendosën panelet dhe puna po ecën përpara.

Një falënderim i veçantë për të gjithë mjeshtrit që kanë punuar deri këtu dhe kanë dhënë mundin e tyre.

Faleminderit edhe të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe kanë ndihmuar në këto shtëpi, në çfarëdo forme qoftë.

Secili kontribut ka vlerë dhe secili prej jush është pjesë e kësaj vepre.

Faleminderit nga zemra të gjithëve. Bashkë po bëjmë diçka të mirë për familjet tona.

Një hap larg përfundimitFalë mbështetjes së shumë njerëzve, shtëpitë tashmë janë drejt përfundimit të fazës së parë të n...
18/08/2026

Një hap larg përfundimit

Falë mbështetjes së shumë njerëzve, shtëpitë tashmë janë drejt përfundimit të fazës së parë të ndërtimit.

Por puna nuk ka përfunduar ende. Na duhet ende mbështetje për lyerjen, veshjen dhe përfundimet e shtëpive, në mënyrë që t’ua dorëzojmë familjeve ashtu siç ua kemi premtuar.

Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që kanë kontribuar deri tani. Tani na duhet edhe një përpjekje e fundit që ta çojmë këtë projekt deri në fund.

Le ta përfundojmë së bashku atë që e nisëm së bashku.

Me zemër plot mirënjohje, falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për organizimin e drekës tradicionale në Bjeshkën e Ç...
28/07/2026

Me zemër plot mirënjohje, falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për organizimin e drekës tradicionale në Bjeshkën e Çaushicës. Falë bujarisë suaj, kjo traditë vazhdon të mbledhë bashkë bashkëfshatarët dhe mërgimtarët tanë, duke forcuar lidhjet me vendlindjen.

Një falënderim i veçantë shkon për Kipper Market, sponsorin tonë gjeneral tash e gjashtë vite me radhë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme ka qenë shtyllë e rëndësishme që ky organizim të vazhdojë çdo vit.

Po ashtu, falënderojmë nga zemra Haxhi Idriz Ademin, i cili tash e gjashtë vite me radhë na hap dyert e villës (stanit) të tij malor dhe na pret me bujari si nikoqiri i këtij takimi të bukur me mërgimtarët. Mikpritja e tij e sinqertë e bën këtë ditë edhe më të veçantë dhe krijon kujtime që mbeten gjatë në zemrat e të gjithëve.

Falënderime edhe për sponsorët e tjerë:

- Kipper Market – Sponsor gjeneral
- Haxhi Idriz Ademi – €200
- Haxhi Ziqerjah Ajeti – €200
- Sadat Abduli – €100
- Isak Mustafi – €100
- Rexhep Mustafi – €50
- Nazim Isaki – €50
- Ismail Ameti – €20

Zoti i shpërbleftë të gjithë për bujarinë dhe zemërgjerësinë! Urojmë që kjo traditë e bukur të vazhdojë për shumë vite, duke na bashkuar gjithmonë në Bjeshkën e Çaushicës, aty ku kujtimet, miqësia dhe dashuria për vendlindjen marrin kuptimin më të bukur.

📸 Në një postim në vazhdim do të publikojmë fotografitë nga ky takim i mrekullueshëm me mërgimtarët dhe bashkëfshatarët tanë.

Të nderuar bashkëfshatarë,Me shumë përkushtim dhe falë kontributit tuaj, puna për ndërtimin e shtëpive të iniciuara nga ...
25/07/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Me shumë përkushtim dhe falë kontributit tuaj, puna për ndërtimin e shtëpive të iniciuara nga shoqata "Përshefca që Duam" po vazhdon me ritëm të mirë. Siç mund ta shihni edhe nga fotografitë, shtëpitë kanë marrë formë dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të ndërtimit.

Megjithatë, për t'i përfunduar ato dhe për t'i bërë të banueshme për familjet që i presin me shpresë, kemi ende nevojë për mbështetjen tuaj financiare.

Çdo kontribut, pa marrë parasysh shumën, është një ndihmë e madhe dhe na afron edhe më shumë drejt përfundimit të këtij projekti humanitar.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuar deri më sot dhe i ftojmë të gjithë bashkëfshatarët që kanë mundësi të bëhen pjesë e kësaj vepre të mirë.

Së bashku po ndërtojmë jo vetëm shtëpi, por edhe shpresë për familjet në nevojë. Zoti ju shpërbleftë për bujarinë tuaj!

Të dashur bashkëfshatarë,Edhe këtë vit, më 26.07.2026 (e diel), do të takohemi në bjeshkën e Çaushicës për drekën tonë t...
05/07/2026

Të dashur bashkëfshatarë,

Edhe këtë vit, më 26.07.2026 (e diel), do të takohemi në bjeshkën e Çaushicës për drekën tonë tradicionale, e cila tashmë është bërë një zakon i bukur që na bashkon të gjithëve.

Kjo është një ditë për t'u takuar, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, për të kujtuar vendlindjen dhe për të forcuar miqësinë mes nesh. Një mirëseardhje e veçantë për gurbetqarët tanë, të cilët, sa herë që u jepet mundësia, bëhen pjesë e kësaj dite dhe e bëjnë atë edhe më të veçantë.

Ju presim me kënaqësi që edhe këtë vit ta vazhdojmë së bashku këtë traditë të bukur!

16/06/2026

Njoftim për bashkëfshatarët

Të dashur bashkëfshatarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se është hapur rruga për në Bjeshkën e Çaushicës dhe tani është e kalueshme për të gjithë.

Ky investim është realizuar me financimin e Grupit Elit, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në të mirë të fshatit dhe komunitetit tonë.

Urojmë që kjo rrugë t’u shërbejë sa më mirë të gjithë banorëve, mërgimtarëve dhe vizitorëve të bjeshkës sonë.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe bashkëpunimin.

Këshilli Organizativ – Shoqata “Përshefca që Duam”.

Faleminderojmë Grupin Elit që bëri të mundur realizimin e këtij projekti. -Shoqata Përshefca që duam do vazhdoj të jetë ...
08/06/2026

Faleminderojmë Grupin Elit që bëri të mundur realizimin e këtij projekti.

-Shoqata Përshefca që duam do vazhdoj të jetë e hapur dhe të bashkëpunojë me të gjithë ata që kanë ideja projekte dhe mendojnë për zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe kulturorë të vendit tonë.

Të nderuar bashkëfshatarë,Ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shtëpive të vëllezërve Bekim dhe Xhev...
06/06/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shtëpive të vëllezërve Bekim dhe Xhevahir Fejzullahut . Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij projekti, i cili po bëhet i mundur falë solidaritetit dhe mbështetjes suaj.

Me këtë rast, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për ndihmën dhe kontributin që keni dhënë deri më tani. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka pasur vlerë të madhe dhe ka ndihmuar që punimet të nisin.

Megjithatë, përfundimi i projektit kërkon ende mjete financiare dhe mbështetje shtesë. Prandaj, ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që shtëpitë të ndërtohen sa më shpejt dhe familjet të kenë një strehë të denjë.

Faleminderit për humanizmin, bujarinë dhe bashkëpunimin tuaj. Së bashku po tregojmë vlerat më të mira të
komunitetit tonë.

Me respekt,
Shoqata "Përshefca që Duam".

Romani "Unë Mario"Një rrëfim i fuqishëm që vjen nga njëri prej nesh – Muhamet Ajeti
21/04/2026

Romani "Unë Mario"
Një rrëfim i fuqishëm që vjen nga njëri prej nesh – Muhamet Ajeti

20/04/2026

Faleminderit E DIELA ME NE.

Address

Përshefcë
Tetovë
1220

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Përshefca që duam posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Përshefca që duam:

Shortcuts

Share