08/07/2026
Sot, me respekt të thellë dhe zemrën plot mall, përkujtojmë dëshmorin e kombit, Bedri Alimi.
25 vite dhimbje, por edhe 25 vite krenarie për sakrificën më sublime.
Ti nuk je vetëm një kujtim – je simbol i lirisë, guximit dhe dashurisë për atdheun.
Emri yt jeton në çdo hap të kësaj t**e që u bë më e lirë falë gjakut tënd.
Ne po plakemi, por ti mbetesh përjetë i ri në kujtesën tonë, në historinë tonë dhe në zemrat tona.
Lavdi e përjetshme për ty, dëshmor i kombit!