Organizata e Studentëve të Pavarur "OSP" është organizatë studentore, e cila synon ndryshime thelbësore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me qëllim që në USHT, të krijohet një Parlament Studentor i mirëfilltë, i cili nuk do të emërohet nga lartë, por do të zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta studentore dhe do të angazhohet për gjendjen e rëndë të studentëve dhe mbrojtjen e të drejtav
e të tyre. OSP-ja është e pavarur, dhe nuk do ti nënshtrohet asnjë partie politike. OSP-ja është themeluar me bashkimin vullnetarë të studentëve të ndërgjegjshëm; pra, është krijim i bashkimit të studentëve që nuk frikësohen ta thonë të vërtetën dhe të angazhohen për ndryshim. OSP-ja angazhohet për ndryshimin e gjendjes së rëndë në USHT, në këtë mënyrë të ndikojë drejtëpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes në shoqërinë shqiptare. Këtë synon ta bëjë përmes formimit teorik, kritikës së argumentuar, organizimit dhe veprimtarisë në terren si konfirmim i vullnetit për të qenë pjesmarës i çështjeve përparimtare. OSP-ja beson se vetëm duke pasur arsimim publik të mirëfilltë shoqëria shqiptare do të jetë përgjithnjë në lëvizje dhe në emancipim të vazhdueshëm. Arsimimi publik është garanci që emancipimi shoqëroro-politik nuk do të ndalet asnjëherë.