21/06/2026
📦 DONACIONET I KEMI, DEPON JO
Kërkojmë një hapësirë për ruajtjen e ndihmave humanitare.
Të nderuar miq,
Për shkak të projekteve të shumta humanitare dhe materialeve që po grumbullojmë për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, kemi nevojë për një depo ose hapësirë të mbyllur ku mund t’i ruajmë materialet ndërtimore dhe donacionet.
Shpeshherë na ofrohen orendi shtëpiake, veshmbathje dhe mjete të tjera të nevojshme për familjet në nevojë, por për mungesë të një hapësire për ruajtje, jemi të detyruar t’i refuzojmë këto donacione.
Nevoja për një depo është shumë e madhe. Nëse keni një magazinë, depo ose ambient që nuk e shfrytëzoni, dhe mund ta vini në dispozicion për këtë qëllim humanitar, do të na ndihmonit jashtëzakonisht shumë. Hapësira do të menaxhohet dhe mirëmbahet nga zyra e Shoqatës Humanitare “Bamirësit Struganë”.
Çdo ndihmë, sado e vogël, na ndihmon të jemi më të organizuar dhe të arrijmë te më shumë familje që kanë nevojë.
🤝 Kontaktoni Shoqatën Humanitare “Bamirësit Struganë”
📞 071 313 991
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!