Mergimtaret e Sllupcanit

Mergimtaret e Sllupcanit Mergimtaret e Sllupcanit is an Non Profit Organisation with more then 100 registred sponsors.

30+ volunteers help us to implement our projects.

We clean rivers, collect PET, Aluminum and other elements that destroy our ecosystem. We help Students. Wohltätigkeits Non Profit Organisation

Unsere verein wurde am 14 Juli 2020 in Flums, Switzerland von 50 Teilnehmer die aus Schweiz und Österreich waren. Wir Sammeln finanziellen sowie andere Mittel mit welchen wir die kindern in ruralen Regionen in Mazedonien helfen sich zu bilden. Konkret wir

unterstützen finanziell schuler die potenzial haben um zu Studieren aber wegen finanzielle gründen nicht können. Gleichzeitig kummern wir uns für sie Umwelt damit wir recycling stellen organisieren und verschiedene Materialien trennen. So enden die nicht an einer Fluss! Aktuell haben wir 98 Mitglieder und über 30 freiwillige die uns bei projekte unterstützen. Verein President ist Dr. Mirsad Osmani (CH)

Andere Mitglieder des Vorstands:
Fidan Limani
Bunjamin Emini
Veton Bajrami
Nazmi Memeti
Orhan Osmani
Mendu Kadrija

Unsere representen in Mazedonien:

Ajhan Abazi
Gazmend Elezi
Llokman Zymberi
Muhamet Memeti

Unsere representen in Schweiz:
Almedin Aliti
Berat Kadrija
Ejup Emini
Elez Elezi
Fuat Kadrija
Harbin Osmani
Iljasa Bajrami
Irfan Asipi
Nehat Bajrami
Orhan Zymberi
Rexhep Asipi
Riad Memeti
Riad Rexhepi
Sadri Iljazi
Sadudin Shahini
Sevdail Alija
Ulusi Memeti
Valon Bajrami
Ylber Sllupcani
Zaim Zymberi

Medien über uns:

https://lajmpress.org/themelohet-shoqata-mergimtaret-e-sllupcanit/

https://news-tv.mk/ne-zvicer-u-themelua-shoqata-mergimtaret-e-sllupcanit/

🧹 Shoqata e Mërgimtarëve të SllupçanitPastrimi i rrugëve dhe i ambientit të fshatit është obligimi ynë i përhershëm dhe ...
06/08/2026

🧹 Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit

Pastrimi i rrugëve dhe i ambientit të fshatit është obligimi ynë i përhershëm dhe do të vazhdojmë ta bëjmë gjithmonë. Megjithatë, apelojmë te të gjithë banorët që të tregojnë më shumë kujdes për pastërtinë dhe të mos hedhin mbeturina pa vend.

Një fshat i pastër është përgjegjësi e secilit prej nesh. Ta ruajmë Sllupçanin të pastër dhe ta bëjmë shembull për të gjithë.

Pastërtia fillon nga ne! 🤝🌿

30/07/2026

📢 Njoftim nga Shoqata e Mërgimtarëve

Të nderuar bashkëfshatarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Kapella pranë varrezave të fshatit tashmë është plotësisht e kompletuar dhe në shërbim të të gjithë fshatit.

Kyçja i ujit është realizuar nga Avni Mustafa, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për punën e bërë vullnetarisht.

🔑 Për çelësat e Kapelles dhe për çdo nevojë tjetër, ju lutemi të kontaktoni imamët e xhamive.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribojn për të mirën e fshatit. Zoti i shpërbleftë me të mira!

Të nderuar bashkëfshatarë,Me kontributin e Shoqatës së Mërgimtarëve, ulëset që ishin dëmtuar janë riparuar dhe janë bërë...
02/07/2026

Të nderuar bashkëfshatarë,

Me kontributin e Shoqatës së Mërgimtarëve, ulëset që ishin dëmtuar janë riparuar dhe janë bërë sërish të përdorshme për të gjithë.

Ju lutemi t’i përdorim me kujdes dhe t’i ruajmë, që të mos dëmtohen përsëri. Ato janë në shërbim të të gjithë komunitetit dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët.

Ta ruajmë atë që është bërë me mund dhe për të mirën e fshatit tonë.

Me respekt,
Shoqata e Mërgimtarëve

📢 Lista e anëtarësisë Të nderuar bashkëfshatarë dhe bashkatdhetarë,Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit publikon listën ...
01/07/2026

📢 Lista e anëtarësisë

Të nderuar bashkëfshatarë dhe bashkatdhetarë,

Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit publikon listën e anëtarësisë për këtë muaj dhe shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre.

Falë përkrahjes suaj, ne kemi mundësi të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë iniciativa në të mirë të fshatit tonë. Çdo anëtar dhe çdo kontribut është një hap më afër zhvillimit dhe përparimit të Sllupçanit.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëfshatarëve, kudo që ndodhen, t’i bashkohen shoqatës sonë. Sa më shumë anëtarë të kemi, aq më të mëdha do të jenë mundësitë tona për të realizuar projekte dhe për të kontribuar për vendlindjen tonë.

Faleminderit nga zemra për besimin, mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Së bashku mund të bëjmë shumë më tepër për Sllupçanin!

Me respekt,
Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit ❤️

30/06/2026

📢 NJOFTIM

Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupqanit njofton se ka nevojë për një ndihmës-punëtor, i cili do të angazhohet së bashku me Hajrizin për mirëmbajtjen e fshatit në periudhën 1 korrik – 30 gusht.

Të gjithë të interesuarit nga Sllupqani mund të lajmërohen për informacione rreth angazhimit dhe pagesës te Shoqata ose drejtpërdrejt te Hajrizi.

Me Respekt

Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupqanit

Mirë se vini në vendlindje, mërgimtarët tanë të dashur! 🇦🇱❤️Me shumë dashuri dhe respekt, Shoqata e Mërgimtarëve të Sllu...
29/06/2026

Mirë se vini në vendlindje, mërgimtarët tanë të dashur! 🇦🇱❤️

Me shumë dashuri dhe respekt, Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupcanit ka vendosur pankarta mirëseardhjeje në hyrje të fshatit, si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ju që, pavarësisht largësisë, zemrën e keni gjithmonë në vendlindje.

Ju dëshirojmë pushime të mbara, momente të bukura pranë familjeve dhe miqve, si dhe sa më shumë gëzim e kujtime të paharrueshme në Sllupcan.

Mirë se vini, mërgimtarë! Shtëpia juaj ju pret gjithmonë me zemër të hapur. ❤️

Me respekt,
Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupcanit 🇦🇱

🚨 Apel për ndihmë! 🚨Një djalë 5-vjeçar është zhdukur në lumin Reuss. Sot organizohet një aksion kërkimi dhe nevojiten vu...
23/06/2026

🚨 Apel për ndihmë! 🚨

Një djalë 5-vjeçar është zhdukur në lumin Reuss. Sot organizohet një aksion kërkimi dhe nevojiten vullnetarë që dinë të notojnë ose kanë mjete lundruese si paddleboard, kanoe, kajak apo barkë gome.

📍 Takimi: Pontonierhaus Ottenbach
🕘 Ora: 09:00 – 17:00

Çdo ndihmë ka vlerë. Ju lutem shpërndajeni këtë njoftim sa më shumë që të arrijë te njerëzit që mund të ndihmojnë. 🙏❤️

21/06/2026

Të nderuar mërgimtarë,

Ju njoftojmë se më 30 qershor do të publikojmë raportin zyrtar të punës dhe bilancin financiar për periudhën prej kur kemi marrë përgjegjësinë në kryesi, nga 30 qershori 2025 e deri më sot.

Në këtë raport do të prezantohen në mënyrë transparente:
• Pasqyra financiare e mjeteve të grumbulluara dhe shpenzimeve
• Projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe
• Aktivitetet dhe angazhimet e kryesisë
• Punët e përfunduara dhe objektivat për periudhën në vazhdim

Ky publikim bëhet në frymën e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, me qëllim që çdo mërgimtar dhe qytetar të jetë i informuar për punën dhe angazhimin tonë.

Ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Me respekt,
Kryesia e Mërgimtarëve të Sllupçanit

📢 THIRRJE PËR ANËTARËSIM 📢Të dashur bashkëvendës dhe mergimtarë të Sllupçanit,Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit ju ft...
01/06/2026

📢 THIRRJE PËR ANËTARËSIM 📢

Të dashur bashkëvendës dhe mergimtarë të Sllupçanit,

Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit ju fton të bëheni pjesë e familjes sonë dhe të kontribuoni për vendlindjen tonë. Bashkimi ynë është forca jonë! 🤝🇦🇱

Qëllimi i shoqatës është ruajtja e traditës, ndihma për vendlindjen, organizimi i aktiviteteve kulturore dhe forcimi i lidhjeve mes mërgimtarëve tanë kudo që ndodhen.

✅ Bëhu anëtar
✅ Jep kontributin tënd
✅ Mbështet projektet për Sllupçanin
✅ Afrohu më pranë komunitetit tonë

Së bashku mund të bëjmë më shumë për të ardhmen e vendlindjes sonë dhe për gjeneratat që vijnë.

📩 Për anëtarësim dhe informata shtesë, na kontaktoni në inbox ose tek kryesia e shoqatës.

Shoqata e Mërgimtarëve të Sllupçanit
“Bashkimi sjell forcë dhe sukses!” 🇦🇱

27/05/2026

🌙 Urime Kurban Bajramin! 🌙

Shoqata jonë ua uron nga zemra të gjithë anëtarëve dhe bashkëfshatarëve të Sllupçanit festën e Kurban Bajramit.

Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, lumturi dhe begati në çdo familje. Le të na bashkojë gjithmonë respekti, solidariteti dhe dashuria mes njëri-tjetrit.

Allahu i pranoftë lutjet dhe kurbanet e të gjithë besimtarëve. 🤲

Me respekt,
Shoqata 🌙

Address

Sllupçanje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mergimtaret e Sllupcanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share