12/07/2026
🕌 Nën jehonën e tekbireve, sot, më 12 korrik 2026, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup, dr. Qenan ef. Ismaili, udhëhequr nga Reisul Ulemanë h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Kryetarin e Komunës së Studeniçanit z. Ejup Abazi, ish-kryetarin e Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki, personalitete të jetës publike, hoxhallarë, mysafirë dhe xhematlinj, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re në fshatin Alldincë.
🤝 Përfaqësuesit e BFI-së dhe mysafirët u mirëpritën ngrohtësisht nga këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjve të kësaj ane.
🎙️ Në emër të këshillit të xhamisë, z. Ramadan Alili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
🗣️ Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z. Ejup Abazi.
📖 Në vazhdim, me fjalë urimi dhe përgëzimi u drejtua edhe Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, ndërsa fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përgëzoi besimtarët për këtë vepër madhështore dhe ua uroi hapjen e xhamisë në fshatin Alldincë.
🏅 Në përmbyllje të ceremonisë, Reisul Ulema dhe Myftiu i Shkupit ndanë mirënjohje për kryetarin e këshillit të xhamisë, z. Ramadan Alili, si dhe për kontribuuesit e kësaj vepre të bukur. Tubimi u përmbyll me duanë e rastit, të cilën e bëri h. Muharem ef. Ismaili.
🍯 Gjatë kthimit nga fshati Alldincë, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili pranuan ftesën për të pushuar dhe për të qëndruar së bashku me disa xhematlinj nga fshati Koliçan i Epërm, të cilët i mirëpritën me mjaltë dhe muhabet të këndshëm.
🤲 Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij!