Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë

Sindikata e pavarur për arsim  dhe shkencë Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë (SPASH)

📌 Mbledhja e Këshillit të SPASH🔹 Gjendja aktuale e sindikatës:• Numri i anëtarëve të SPASH ka arritur në 5.100.• Janë fo...
19/04/2026

📌 Mbledhja e Këshillit të SPASH

🔹 Gjendja aktuale e sindikatës:
• Numri i anëtarëve të SPASH ka arritur në 5.100.
• Janë formuar degë sindikale në 40% të institucioneve arsimore.
• Janë formuar organizata komunale sindikale në 65 nga gjithsej 80 komuna.

🔹 Aktivitetet:
• Trajnim i përfaqësuesve sindikalë për mbrojtjen juridike të anëtarëve të SPASH.
• Është ndërtuar strategji për mbrojtjen e vendeve të punës të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.
• Analizë e procedurave gjyqësore të ngritura për shkeljen e të drejtave të punëtorëve.
• Është ndërtuar strategji për aktivitetet e ardhshme sindikale.

🔹 Qëllimet për të ardhmen:
• Formimi i degëve sindikale në të gjitha institucionet arsimore.
• Arritja e përfaqësueshmërisë në arsimin fillor, arsimin e mesëm dhe çerdhet.
• Arritja e marrëveshjeve kolektive dinjitoze dhe vlerësim i denjë i punës së të punësuarve përmes negociatave ose grevës.
• Rritja e numrit të anëtarëve dhe forcimi i rrjetit sindikal.
• Përmirësimi i mbrojtjes juridike të anëtarëve të SPASH.
• Pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave arsimore.

🔹 Përfundim:
• Gjithnjë e më shumë kolegë po inkurajohen dhe po i bashkohen luftës për të drejta më të mira të punëtorëve
• SPASH vazhdon të rritet dhe të forcohet si sindikatë serioze dhe e përgjegjshme
• Së bashku vazhdojmë luftën për kushte dinjitoze pune dhe status më të mirë për të gjithë të punësuarit në arsim ✊📚

27/01/2026
Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, vulosë bashkimin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që jetojnë në gjith...
22/11/2024

Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, vulosë bashkimin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që jetojnë në gjithë botën.

Një komb mbahet i gjallë po të ketë gjuhën dhe shkrimin e vet,ndryshe humbet dhe shuhet për jetë.
-Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë
të gjithë mësuesve ua uron 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit(14-22 Nëntorë 1908)
Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo ...
05/10/2024

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.
Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo datë, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

"Një mësues i mirë është si qiriri shkrihet vet që të tjerëve tju bëj dritë".

SPASh ju uron të gjithë mësuesve ditën ndërkombëtare.

Address

Skopje
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38972226345

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë:

Share

Category