23/04/2026
Njoftim i veçantë për xhematin
Me ndihmën e Allahut, kemi një lajm shumë të gëzueshëm për xhaminë e Haxhi Nazifit. Projekti për ndërtimin e mektebit dhe shadërvanit është marrë përsipër nga një bamirës i nderuar, i cili ka vendosur ta realizojë këtë vepër të madhe për hir të Allahut.
Ky është një akt i madh i sadakasë rrjedhëse, që do të mbetet si dritë dhe dobi për shumë gjenerata. Mektebi do të jetë vend i diturisë për fëmijët tanë, ndërsa shadërvani në shërbim të çdo besimtari.
E falënderojmë sinqerisht këtë bamirës për zemërgjerësinë dhe kontributin e tij të çmuar. Lusim Allahun që ta shpërblejë me të mira të pafundme, t’ia pranojë këtë vepër dhe ta bëjë prej atyre që fitojnë kënaqësinë e Tij.