Organizata Humanitare El Hilal

Organizata Humanitare El Hilal nonprofit organization

Aktivitet i ngjeshur gjatë festës së Kurban BajramitOrganizata Humanitare “El Hilal” me sukses i përmbylli aktivitetet m...
29/05/2026

Aktivitet i ngjeshur gjatë festës së Kurban Bajramit

Organizata Humanitare “El Hilal” me sukses i përmbylli aktivitetet me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në prag të Bajramit, në shenjë solidariteti me familjet në nevojë, u shpërndanë veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, si dhe mbështetje financiare për anëtarët e familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës. Me qindra nevojtarë në Shkup, Tetovë dhe në rajonin e Kumanovës u pajisën me garderobë për festën e Bajramit.
Aktiviteti kryesor, si çdo vit dhe tashmë tradicional, ishte therja e kurbaneve të grumbulluar dhe shpërndarja e mish*t të tyre gjatë Bajramit, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë përjetohej gëzimi dhe esenca e këtij akti hyjnor. Sivjet, therja e kurbaneve u realizua në katër pika: në Shkup, Tetovë, Dibër dhe Resnjë.
Gjithsej, 360 autorizime të grumbulluara nga dhurues individualë nga vendi dhe diaspora u realizuan gjatë ditës së parë dhe të dytë të Bajramit. Së bashku me rreth tre tonelata mish të dhuruar nga besimtarët dhe të dorëzuar në El Hilal, u shpërndanë ndihma për mbi 1600 familje në Strugë, Resnjë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.
Komisioni Qendror i El Hilalit, në përbërje të Ali Sadikut, Irfan Isakut dhe Ali Ibrahimi, si dhe pothuajse të gjitha degët e El Hilalit, në krye me degët kryesore në Shkup dhe Tetovë, kontribuan që ky aktivitet programor të realizohej me sukses dhe në frymën e Bajramit.

27/05/2026
Sot Zv.Kryetari i O H El Hilal Hoxhë Ali Sadiku  ishte në emisionin Ritmi i Ditës në MTV - 2 ku u zhvillua bisedë rreth ...
25/05/2026

Sot Zv.Kryetari i O H El Hilal Hoxhë Ali Sadiku ishte në emisionin Ritmi i Ditës në MTV - 2 ku u zhvillua bisedë rreth temës: "Aktivitetet e O. H. "El Hilal" për festën e Kurban Bajramit"
Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
⬇️

Aktivitetet e O.H "El Hilal" për festën e Kurban Bajramit - Ritmi i...

05/05/2026
Pjesëmarrje në prezantimin e misionit të IKKL-sëZëvendëskryetari i OH “El Hilal”, Ali Sadiku, sot mori pjesë në prezanti...
27/04/2026

Pjesëmarrje në prezantimin e misionit të IKKL-së

Zëvendëskryetari i OH “El Hilal”, Ali Sadiku, sot mori pjesë në prezantimin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ngjarje e cila u mbajt në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Në këtë prezantim ligjëroi drejtori i Institutit, dr. Atdhe Etemi, me temën bosht “Krimet e luftës – pse dokumentojmë?”, e cila ngjalli interesim të madh tek të pranishmit: studentë, profesorë, përfaqësues të korit diplomatik dhe të sektorit civil, i përfaqësuar edhe nga OH “El Hilal”.
OH “El Hilal” dha një kontribut kolosal gjatë eksodit kosovar në vitin 1999, në fushën e pranimit dhe përkujdesjes së të dëbuarve nga Kosova, të cilët përjetuan golgotën e dëbimit me dhunë në Maqedoni.
Ky prezantim, i cili mban gjallë kujtesën tonë kolektive për tragjedinë kosovare, u mbajt pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim ndërmjet Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, të nënshkruar nga dr. Atdhe Etemi, dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të nënshkruar nga prorektori prof. dr. Fati Iseni.

Vizitë urimi te kryetari i Komunës së HaraçinësNë kuadër të përpjekjeve për bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, udhëhe...
21/04/2026

Vizitë urimi te kryetari i Komunës së Haraçinës

Në kuadër të përpjekjeve për bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, udhëheqësia e ngushtë e OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar, Ali Sadiku, zëvendëskryetar dhe Irfan Isaku, sekretar, realizuan një vizitë urimi në Komunën e Haraçinës me rastin e zgjedhjes së z. Daut Beqiri në krye të kësaj komune.
Kryetari i porsazgjedhur i kësaj komune rurale, z. Daut Beqiri, duke falënderuar për këtë vizitë, u shpreh se e vlerëson lart punën e El Hilalit, e cila si organizatë, në shumë katastrofa humanitare, është gjendur pranë popullatës së vuajtur. Ai veçanërisht çmoi lart kontributin e saj në mbështetje të kategorive më të ndjeshme dhe uroi që bashkëpunimi i ndërsjellë, ashtu si deri më sot, të vazhdojë me intensitet edhe më të madh në realizimin e përbashkët të aktiviteteve humanitare.
Kjo gatishmëri ishte inkurajuese për përfaqësuesit e El Hilalit, të cilët konfirmuan se kjo pjesë e Shkupit edhe më tej do të jetë në fokus të angazhimeve humanitare të organizatës, qoftë nëpërmes degës së Gazi babës qoftë nga selia e El Hilalit krejt në funksion të nxitjes së ndjenjës për bamirësi dhe zbutjes së situatës ekonomike të popullatës.
Në fund të këtij takimi të ngrohtë dhe vëllazëror, të dy palët shkëmbyen mirënjohje dhe dhurata. El Hilalit, me rastin e kësaj vizite, iu dhurua një pllaketë e komunës në shenjë të bashkëpunimit të vazhdueshëm, ndërkaq nga ana e El Hilalit, kryetarit të komunës iu dorëzua një monografi jubilare e organizatës.

El Hilali e vizitoi Komunën e LikovësNjë delegacion i OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar; Ali Sadik...
17/04/2026

El Hilali e vizitoi Komunën e Likovës

Një delegacion i OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar; Ali Sadiku, zëvendëskryetar; Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit; dhe Etem Xheladini, nënkryetar i organizatës, vizitoi Komunën e Likovës, me ç’rast u prit nga kryetari i kësaj komune të rëndësishme rurale, z. Erkan Arifi.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me pushtetin lokal, në veçanti me ato komuna me të cilat ka ekzistuar një bashkëpunim i mëhershëm në sferën e aktiviteteve civile, në radhë të parë humanitare.

Gjithashtu, vizita kishte edhe karakter urues, respektivisht përfaqësuesit e El Hilalit i shprehën përgëzimet e tyre me rastin e rizgjedhjes së Erkan Arifit në postin e kryetarit të Likovës.

Duke elaboruar retrospektivën e aktiviteteve të El Hilalit gjatë tri dekadave e gjysmë, kryetari Shehapi theksoi se asnjëherë nuk është anashkaluar ky rajon, në veçanti gjatë konfliktit të vitit 2001, si dhe pas luftës, me projekte rehabilituese të realizuara për këtë komunë, por edhe me intervenime të tjera në kuadër të aktiviteteve programore të El Hilalit, si p.sh. kontribut për shkollat, studentët dhe kategoritë më sensitive, jetimët dhe anëtarët e familjeve të dëshmorëve të luftës.

Të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim duhet të ngrihet në nivel institucional me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi.

Gjatë kësaj pritjeje të ngrohtë dhe vëllazërore, El Hilalit nga ana e Komunës së Likovës iu dorëzua një mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj komunës gjatë dekadave të fundit në sferën e veprimtarisë humanitare.

Pjesëmarrje në promovimin e librit dhe hapjen e ekspozitës “Bllaca ’99”Me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në vendkalim...
11/04/2026

Pjesëmarrje në promovimin e librit dhe hapjen e ekspozitës “Bllaca ’99”
Me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në vendkalimin kufitar Bllacë, ku në vitin 1999 ndodhi një tragjedi e paprecedentë, gjatë së cilës qindra mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë nga vendet e tyre, dje në Prishtinë u promovua libri dhe u hap ekspozita me fotografi që dokumentojnë këtë ekzod të shqiptarëve nga Kosova.
Autor i librit është Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e të Zhdukurve në trojet e veta, i cili me këtë vepër paraqet librin e tij të dytë me rrëfime të të dëbuarve, por edhe të aktivistëve dhe veprimtarëve humanitarë, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të OH “El Hilal”, të cilët kontribuan në pranimin dhe përkujdesjen e të dëbuarve në fushëgropën e Bllacës, si dhe në strehimin e tyre në Maqedoni.
Në këtë ngjarje, e cila u mbajt në hapësirat e Galerisë së arteve në Mall Prishtinë, morën pjesë edhe përfaqësues të “El Hilal”-it: z. Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit të organizatës; Ali Sadiku, zëvendëskryetar i “El Hilal”-it; dhe Irfan Isaku, sekretar.

Jubileu i El HilalitMe 6 prill tëi vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" në Shkup u themelua Organizata humanitare El Hilal....
06/04/2026

Jubileu i El Hilalit

Me 6 prill tëi vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" në Shkup u themelua Organizata humanitare El Hilal.
Urime përvjetori i 35-të për të gjithë vullnetarët dhe aktivistët shpirtë Humanë të El Hilalit.
Le të vazhdojë sot e mot misioni fisnik i El Hilalit.

El Hilal Jübilesi

El Hilal İnsani Yardım Kuruluşu, 6 Nisan 1991'de Üsküp'teki "İsa Bey" Medresesi'nde kurulmuştur.
El Hilal'in tüm gönüllülerine ve insani yardım aktivistlerine 35. yıldönümü vesilesiyle tebriklerimizi sunuyor ve
El Hilal'in asli misyonunun bugün ve her zaman devam etmesini temenni ediyoruz.

Јубилеј на Ел Хилал

На 6 април 1991 година, во Медресата „Иса Беј“ во Скопјe, беше основана Хуманитарната организација Ел Хилал.
Честитки за 35-годишнината на сите волонтери и хуманитарни активисти на Ел Хилал.
Нека благородната мисија на Ел Хилал продолжи денес и секогаш.

Address

Bitpazarska No. 90/1-10/Old Bazaar
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata Humanitare El Hilal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata Humanitare El Hilal:

Share