Platforma Rinore Shqiptare

Platforma Rinore Shqiptare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Platforma Rinore Shqiptare, Nonprofit Organization, Skopje.

PLATFORMA RINORE SHQIPTARE është organizatë joqeveritare e themeluar me qëllimin e vetëm për ngritjen e vlerave demokratike,sociale,kulturore,edukative dhe integruese të të rinjve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Organizata joqeveritare e të rinjve “Platforma Rinore Shqiptare” në bashkëpunim me Diasporën e shqiptarëve të Maqedonisë...
19/03/2022

Organizata joqeveritare e të rinjve “Platforma Rinore Shqiptare” në bashkëpunim me Diasporën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë politik, deputetë, diplomatë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e PRSH-së Arbër Kadriu dhe Driat Grubi, takuan ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, liderin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, me të cilin këmbyen ide dhe mendime për sa i përket gjendjes aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimin është vënë në konkluzion aspiratat dhe vizioni i të rinjve shqiptar në veçanti të atyre nga Maqedonia e Veriut drejt së ardhmes euro-atlantike dhe lidhshmërinë e përhershme me aleatët tanë e veçanërisht me SHBA-në.
Ndërkaq në selinë e Lidhjes Socialiste për Integrim, u realizua takim shumë miqësor me përfaqësues të kësaj partie, prej ku znj. Monika Kryemadhi me mbështetje të plotë për rininë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ofroi frymën e bashkëpunimit dhe lidhshmërinë mes dy shoqërive tona duke theksuar se shqiptarët kudo që janë pavarësisht barrierave dhe fatit mbeten gjithmonë një.
Pjesë e takimeve ishte edhe një bisedë e këndshme me z. Genc Muçaj, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri, njëherë edhe Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në zyrën e Presidentit Sh.T Ilir Meta, si dhe ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Turqi.
Gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehi mbështetjen e tij se rinia shqiptare dhe veçanërisht ajo në Maqedoninë e Veriut, ka kapacitete, entuziazëm dhe gatishmërinë të sjell frymën e ndryshimit si në spektrin kombëtarë por edhe në atë ndërkombëtare duke fuqizuar dhe ndërtuar të ardhmen vendeve shqiptare.
Rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ngelet e pandarë nga Tirana dhe Prishtina nën frymën progresive dhe zhvillimore drejt të ardhmes së përbashkët Euro-atlantike për vendet tona dhe të rajonit në përgjithësi, që me vendosmëri duke qëndruar nën patronazhin e demokracisë, fjalës së lirë, të drejtave qytetare dhe të tolerancës.

Address

Skopje

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38970632082

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Platforma Rinore Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Platforma Rinore Shqiptare:

Share