Organizata Humanitare El Hilal

Organizata Humanitare El Hilal Charity Organization, supporting Different target groups: Social families, orphans, handicapped people, youth, students etc. Humanitarian Aid

Pjesëmarrje në prezantimin e misionit të IKKL-sëZëvendëskryetari i OH “El Hilal”, Ali Sadiku, sot mori pjesë në prezanti...
27/04/2026

Pjesëmarrje në prezantimin e misionit të IKKL-së

Zëvendëskryetari i OH “El Hilal”, Ali Sadiku, sot mori pjesë në prezantimin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ngjarje e cila u mbajt në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Në këtë prezantim ligjëroi drejtori i Institutit, dr. Atdhe Etemi, me temën bosht “Krimet e luftës – pse dokumentojmë?”, e cila ngjalli interesim të madh tek të pranishmit: studentë, profesorë, përfaqësues të korit diplomatik dhe të sektorit civil, i përfaqësuar edhe nga OH “El Hilal”.
OH “El Hilal” dha një kontribut kolosal gjatë eksodit kosovar në vitin 1999, në fushën e pranimit dhe përkujdesjes së të dëbuarve nga Kosova, të cilët përjetuan golgotën e dëbimit me dhunë në Maqedoni.
Ky prezantim, i cili mban gjallë kujtesën tonë kolektive për tragjedinë kosovare, u mbajt pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim ndërmjet Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, të nënshkruar nga dr. Atdhe Etemi, dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të nënshkruar nga prorektori prof. dr. Fati Iseni.

Vizitë urimi te kryetari i Komunës së HaraçinësNë kuadër të përpjekjeve për bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, udhëhe...
21/04/2026

Vizitë urimi te kryetari i Komunës së Haraçinës

Në kuadër të përpjekjeve për bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, udhëheqësia e ngushtë e OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar, Ali Sadiku, zëvendëskryetar dhe Irfan Isaku, sekretar, realizuan një vizitë urimi në Komunën e Haraçinës me rastin e zgjedhjes së z. Daut Beqiri në krye të kësaj komune.
Kryetari i porsazgjedhur i kësaj komune rurale, z. Daut Beqiri, duke falënderuar për këtë vizitë, u shpreh se e vlerëson lart punën e El Hilalit, e cila si organizatë, në shumë katastrofa humanitare, është gjendur pranë popullatës së vuajtur. Ai veçanërisht çmoi lart kontributin e saj në mbështetje të kategorive më të ndjeshme dhe uroi që bashkëpunimi i ndërsjellë, ashtu si deri më sot, të vazhdojë me intensitet edhe më të madh në realizimin e përbashkët të aktiviteteve humanitare.
Kjo gatishmëri ishte inkurajuese për përfaqësuesit e El Hilalit, të cilët konfirmuan se kjo pjesë e Shkupit edhe më tej do të jetë në fokus të angazhimeve humanitare të organizatës, qoftë nëpërmes degës së Gazi babës qoftë nga selia e El Hilalit krejt në funksion të nxitjes së ndjenjës për bamirësi dhe zbutjes së situatës ekonomike të popullatës.
Në fund të këtij takimi të ngrohtë dhe vëllazëror, të dy palët shkëmbyen mirënjohje dhe dhurata. El Hilalit, me rastin e kësaj vizite, iu dhurua një pllaketë e komunës në shenjë të bashkëpunimit të vazhdueshëm, ndërkaq nga ana e El Hilalit, kryetarit të komunës iu dorëzua një monografi jubilare e organizatës.

https://www.elhilal.org.mk/activity-single.php?id=41

El Hilali e vizitoi Komunën e LikovësNjë delegacion i OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar; Ali Sadik...
17/04/2026

El Hilali e vizitoi Komunën e Likovës

Një delegacion i OH “El Hilal”, në përbërje: Behixhudin Shehapi, kryetar; Ali Sadiku, zëvendëskryetar; Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit; dhe Etem Xheladini, nënkryetar i organizatës, vizitoi Komunën e Likovës, me ç’rast u prit nga kryetari i kësaj komune të rëndësishme rurale, z. Erkan Arifi.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me pushtetin lokal, në veçanti me ato komuna me të cilat ka ekzistuar një bashkëpunim i mëhershëm në sferën e aktiviteteve civile, në radhë të parë humanitare.

Gjithashtu, vizita kishte edhe karakter urues, respektivisht përfaqësuesit e El Hilalit i shprehën përgëzimet e tyre me rastin e rizgjedhjes së Erkan Arifit në postin e kryetarit të Likovës.

Duke elaboruar retrospektivën e aktiviteteve të El Hilalit gjatë tri dekadave e gjysmë, kryetari Shehapi theksoi se asnjëherë nuk është anashkaluar ky rajon, në veçanti gjatë konfliktit të vitit 2001, si dhe pas luftës, me projekte rehabilituese të realizuara për këtë komunë, por edhe me intervenime të tjera në kuadër të aktiviteteve programore të El Hilalit, si p.sh. kontribut për shkollat, studentët dhe kategoritë më sensitive, jetimët dhe anëtarët e familjeve të dëshmorëve të luftës.

Të dy palët u dakorduan që ky bashkëpunim duhet të ngrihet në nivel institucional me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi.

Gjatë kësaj pritjeje të ngrohtë dhe vëllazërore, El Hilalit nga ana e Komunës së Likovës iu dorëzua një mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj komunës gjatë dekadave të fundit në sferën e veprimtarisë humanitare.

Ел Хилал ја посети Општина Липково

Една делегација на ХО „Ел Хилал“, составена од: Бехиџудин Шехапи, претседател; Али Садику, заменик-претседател; Талат Садику, претседател на Собранието; и Етем Џеладини, потпретседател на организацијата, ја посети Општина Липково, при што беше примена од претседателот на оваа значајна рурална општина, г-дин Еркан Арифи.

Оваа посета беше реализирана во рамките на продлабочување на соработката со локалната самоуправа, особено со оние општини со кои претходно имало соработка во областа на граѓанските активности, пред сè хуманитарни.

Посетата имаше карактер и на честитање, имено претставниците на Ел Хилал му упатија честитки по повод реизборот на Еркан Арифи на функцијата градоначалник на Липково.

Давајќи една ретроспектива на активностите на Ел Хилал во текот на изминатите три и пол децении, претседателот Шехапи нагласи дека овој регион од страна на организаџијата никогаш не бил занемарен, особено за време на конфликтот во 2001 година, како и по војната, со проекти за рехабилитација спроведени за оваа општина, но и со други интервенции во рамките на програмските активности на Ел Хилал, како што се придонеси за училиштата, учениците и најчувствителните категории, сирачињата и членовите на семејствата жртви на војните.

Двете страни се согласија дека оваа соработка треба да се подигне на институционално ниво со потпишување меморандум за соработка.

За време на овој топол и братски прием, на Ел Хилал му беше врачен благодарница од Општина Липково за придонесот даден на општината во текот на изминатите децении во областа на хуманитарната дејност.

https://www.elhilal.org.mk/activity-single.php?id=40
https://www.elhilal.org.mk/activity-single.php?id=40

Pjesëmarrje në promovimin e librit dhe hapjen e ekspozitës “Bllaca ’99”Me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në vendkalim...
11/04/2026

Pjesëmarrje në promovimin e librit dhe hapjen e ekspozitës “Bllaca ’99”

Me rastin e përvjetorit të ngjarjeve në vendkalimin kufitar Bllacë, ku në vitin 1999 ndodhi një tragjedi e paprecedentë, gjatë së cilës qindra mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë nga vendet e tyre, dje në Prishtinë u promovua libri dhe u hap ekspozita me fotografi që dokumentojnë këtë ekzod të shqiptarëve nga Kosova.
Autor i librit është Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e të Zhdukurve në trojet e veta, i cili me këtë vepër paraqet librin e tij të dytë me rrëfime të të dëbuarve, por edhe të aktivistëve dhe veprimtarëve humanitarë, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të OH “El Hilal”, të cilët kontribuan në pranimin dhe përkujdesjen e të dëbuarve në fushëgropën e Bllacës, si dhe në strehimin e tyre në Maqedoni.
Në këtë ngjarje, e cila u mbajt në hapësirat e Galerisë së arteve në Mall Prishtinë, morën pjesë edhe përfaqësues të “El Hilal”-it: z. Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit të organizatës; Ali Sadiku, zëvendëskryetar i “El Hilal”-it; dhe Irfan Isaku, sekretar.

https://www.elhilal.org.mk/activity-single.php?id=39

Jubileu i El HilalitMe 6 prill tëi vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" në Shkup u themelua Organizata humanitare El Hilal....
06/04/2026

Jubileu i El Hilalit

Me 6 prill tëi vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" në Shkup u themelua Organizata humanitare El Hilal.
Urime përvjetori i 35-të për të gjithë vullnetarët dhe aktivistët shpirtë Humanë të El Hilalit.
Le të vazhdojë sot e mot misioni fisnik i El Hilalit.

El Hilal Jübilesi

El Hilal İnsani Yardım Kuruluşu, 6 Nisan 1991'de Üsküp'teki "İsa Bey" Medresesi'nde kurulmuştur.
El Hilal'in tüm gönüllülerine ve insani yardım aktivistlerine 35. yıldönümü vesilesiyle tebriklerimizi sunuyor ve
El Hilal'in asli misyonunun bugün ve her zaman devam etmesini temenni ediyoruz.

Јубилеј на Ел Хилал

На 6 април 1991 година, во Медресата „Иса Беј“ во Скопјe, беше основана Хуманитарната организација Ел Хилал.
Честитки за 35-годишнината на сите волонтери и хуманитарни активисти на Ел Хилал.
Нека благородната мисија на Ел Хилал продолжи денес и секогаш.

19/03/2026
Aktivitete të ngjeshura të El Hilalit gjatë muajit të RamazanitSikurse në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë të Ramaza...
19/03/2026

Aktivitete të ngjeshura të El Hilalit gjatë muajit të Ramazanit

Sikurse në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë të Ramazanit, OH "El Hilal" vazhdoi me aktivitete të ngjeshura humanitare. Ndihmat janë shpërndarë në artikuj ushqimorë, higjienikë, si dhe në garderobë dhe veshmbathje për Bajram.
Me kontributin e një afaristi nga Shkupi janë siguruar ndihma për gjithsej 80 familje në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Ndërkaq, po ashtu në Tetovë janë dorëzuar 40 vauçerë në vlerë prej 2000 denarësh, të siguruara nga një bamirës nga diaspora si dhe nga Parlamenti Studentor pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Në Tetovë gjithashtu është ndarë garderobë cilësore për Bajram për më tepër se 100 persona.
Në Gazi Babë të Shkupit janë dorëzuar 30 pako familjare nga një bamirës për degën, ndërsa dega e Shkupit në Çair, përveç ushqimit për 100 familje nga një donator, ka siguruar edhe këpucë – gjithsej 1500 palë – të cilat i ka shpërndarë nëpër degët e Shkupit.
Gjithashtu, edhe në degën e Gostivarit, në pjesën e dytë të Ramazanit janë ndihmuar 30 familje ekonomikisht të rrezikuara.
Me këtë u rrumbullaksua kontributi i El Hilalit gjatë këtij muaji të bekuar, ku dora e ngrohtë e solidaritetit të saj, me ndihma në pako, depërtoi te mbi 800 familje, ndërsa me veshmbathje te mbi 1500 persona në nevojë, përfitues të ndihmave të El Hilalit.
Nëse kësaj i shtohen edhe 4 iftare të organizuara për kategori të ndryshme të grupeve të synuara, ku morën pjesë gjithsej mbi 400 persona, mund të konstatohet se ky Ramazan kaloi me aktivitete shumë të ngjeshura dhe rezultate pozitive, ku për së satën herë erdhi në shprehje solidariteti vëllazëror.

Ramazan Ayı Boyunca El Hilal 800 aileye yardım ulastırdı.

Ramazan ayının ilk yarısında olduğu gibi ikinci yarısında da "El Hilal" Yardım Kuruluşu insani yardım faaliyetlerine yoğun bir şekilde devam etti. Bu bölumde de gıda, hijyen malzemeleri yanısıra giyim ve bayramlık kıyafetler şeklinde yardımlar dağıtıldı.
Üsküp'ten bir iş adamının katkısıyla Üsküp, Kumanovo ve Kalkandelen'de toplam 80 aileye yardım sağlandı. Bu arada, Kalkandelen'de, diasporadan bir hayırsever ve Güneydoğu Avrupa Üniversitesi Öğrenci Birliği'nin katkılarıyla 2000 denar değerinde 40 adet kupon dağıtıldı. Kalkandelen'de ayrıca 100'den fazla kişiye kaliteli bayramlık kıyafetler dağıtıldı.
Üsküp'teki Gazi Baba şubesine bir hayırsever tarafından 30 aileye yardım paketi teslim edildi. Ayrıca, Çair'deki Üsküp şubesi, 102 aileye gıda yardımı yanısıra bir bağışçıdan toplam 1500 çift ayakkabı da sağladı ve bunlar Üsküp şubelerine dağıtıldı.
Ayrıca, Gostivar şubesinde Ramazan'ın ikinci yarısında ekonomik olarak zor durumda olan 30 aileye yardım edildi.
Bu faaliyetler, El Hilal'in bu mübarek ay boyunca yaptığı katkıları tamamlamış oldu.Böylece Ramazan'da yardım paketleriyle 800'den fazla kişiye, giyimle ise 1500'den fazla ihtiyaç sahibine ulaşıldı.
Buna, farklı hedef gruplar için düzenlenen ve toplamda 400'den fazla kişinin katıldığı Üskup, Kalkandelen ve Resne' de tertip edilen 4 iftar yemeğini de eklersek, bu Ramazan'ın çok yoğun faaliyetlerle ve olumlu sonuçlarla geçtiği, kardeşlik dayanışmasının bir kez daha ifade bulduğu sonucuna varılabilir.

Mbështetni aktivitetet tona edhe përmes linkut:

💛https://buymeacoffee.com/ohelhilal

💚https://whydonate.com/fundraising/ohelhilal

El Hilali shtroi iftar për kategori të ndryshme synueseIftarin e fundit në kuadër të Sofrave te Ramazanit, El Hilali e s...
16/03/2026

El Hilali shtroi iftar për kategori të ndryshme synuese

Iftarin e fundit në kuadër të Sofrave te Ramazanit, El Hilali e shtroi në Shkup, ku i mblodhi kategoritë e ndryshme synuese me të cilat po bashkëpunon ose ofron resurset e veta humanitare. Dhjetëra gazetarë, po aq arsimtarë si dhe donatorët e aksioneve, përfaqësues të OJQ-ve, nëpunës fetarë, anëtarët e familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës bashkë me aktivistët vullnetarë të El Hilalit dhe rreth pesëdhjetë jetimë dhe familjarë të tyre ishin prezent në iftarin e përbashkët të organizuar në restorantin e Hotelit "Old Stone" në çarshinë e Shkupit.
Ky iftar i përbashkët krijoi një imazh se si mund të bëhen bashkë në një tryezë të Ramazanit përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë duke u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta dhe duke e përjetuar bukurinë shpirtërore, solidaritetin dhe barazinë ndërmjet njerëzve në një atmosferë që mund të japë vetëm ky muaj i bekuar.
Në këtë frymë ishte edhe fjalimi përshëndetës i kryetarit të El Hilalit, Behixhudin Shehapi. Mysafirët i përshëndeti edhe Talat Sadiku, kryetar i Kuvendit të organizatës ndërkaq duanë e iftarit të përbashkët e bëri hoxhë Sulejman Baki, kryetar i Shoqatës simotër “Ensar”. Donator i këtij iftari ishte një kompani nga Turqia, e cila vepron edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

El Hilali shtroi iftar në Prespë OH “El Hilal” vazhdoi organizimin e iftareve të përbashkëta edhe në Prespë. Në bashkëpu...
14/03/2026

El Hilali shtroi iftar në Prespë



OH “El Hilal” vazhdoi organizimin e iftareve të përbashkëta edhe në Prespë. Në bashkëpunim me degët e saj në Manastir dhe Resnjë, si dhe me Shoqatën “22 Nëntori” nga Manastiri, në pushimoren Pretor u shtrua një iftar ku morën pjesë fëmijë, arsimtarë veteranë dhe veprimtarë humanitarë.

Në këtë iftar, ku u bashkuan shumë kategori në frymën e vlerave të Ramazanit, për anëtarët e familjeve në nevojë u ndanë edhe dhurata për Bajram në garderobë, si dhe ndihma humanitare në pako ushqimore.

Në këtë natë të bukur buzë liqenit ishte i pranishëm edhe kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi, së bashku me përfaqësuesit e degëve nga Tetova, Kërçova, Struga dhe Ohri. Përmes këtij iftari, në një atmosferë të Ramazanit, patën mundësi të takohen shumë veprimtarë nga qytetet e Manastirit dhe Resnjës, si dhe mysafirë të ardhur nga Struga dhe Ohri, të cilët shkëmbyen përvoja nga e kaluara dhe ndërtuan ura bashkëpunimi edhe për të ardhmen.

Kjo ishte edhe njëra nga idetë kryesore të El Hilalit gjatë organizimit të këtij iftari në këtë pjesë të vendit.

https://www.elhilal.org.mk/activity-single.php?id=34

Mbështetni aktivitetet tona edhe përmes linkut:
https://buymeacoffee.com/ohelhilal

Address

Bitpazarska No. 90/1-10/Old Bazaar
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata Humanitare El Hilal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata Humanitare El Hilal:

Share