Doku Youth Space

Doku Youth Space Doku n'DOKU! Qendra e Rinisë së Lëvizjes Demokratike
ANËTARËSOHU! 👉🏼 https://forms.gle/UxMVcEBWgzmRsF6L7

✨ Një mbrëmje magjike në Sheshin Skënderbeu!Sonte e mbushëm qytetin me tinguj të ngrohtë e atmosferë të paharrueshme në ...
10/09/2025

✨ Një mbrëmje magjike në Sheshin Skënderbeu!

Sonte e mbushëm qytetin me tinguj të ngrohtë e atmosferë të paharrueshme në Nata e Muzikës Akustike. 🎶
Publiku pati mundësinë të shijojë performancat e Jon Bela, Arianit and Band, Shpetim Mustafa dhe për ta mbyllur natën me energji të lartë – DJ Edmir. 🔥

Faleminderit të gjithëve që ish*t me ne dhe e bëtë këtë natë të veçantë. 💛
Na ndiqni për aktivitetet e radhës nga DOKU Youth Space!

📣 Nesër ju presim në Natën e Muzikës Akustike në Sheshin Skënderbeu! 🎶✨Një mbrëmje plot muzikë, atmosferë dhe energji të...
09/09/2025

📣 Nesër ju presim në Natën e Muzikës Akustike në Sheshin Skënderbeu! 🎶✨
Një mbrëmje plot muzikë, atmosferë dhe energji të mirë, me artistë të mrekullueshëm që do të ngjiten në skenë sipas këtij orari:

🕖 19:00 – Jon Bela
🕗 20:00 – Arianit and Band
🕘 21:00 – Shpetim Mustafa
🕙 22:00 – DJ Edmir

📍 Sheshi Skënderbeu
📅 E mërkurë, 10.09

🎤 Ejani të kalojmë së bashku një natë të paharrueshme me muzikë akustike në zemër të qytetit!

🎭 Dita e pestë e Doku N’Çarshi – Javës Kulturore solli në skenë magjinë e teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinj me shf...
09/09/2025

🎭 Dita e pestë e Doku N’Çarshi – Javës Kulturore solli në skenë magjinë e teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinj me shfaqjen “Pinokio”, duke i dhuruar të vegjëlve buzëqeshje dhe mësime të çmuara.

Sepse arti dhe kultura, të përjetuara që në fëmijëri, janë gurë themeli për edukimin dhe formimin e brezave të ardhshëm.

Mbrëmja e katërt në Javën Kulturore “Doku n’Çarshi” solli shumë të qeshura e energji pozitive! 🎭Mysafirët tanë, Teatri i...
08/09/2025

Mbrëmja e katërt në Javën Kulturore “Doku n’Çarshi” solli shumë të qeshura e energji pozitive! 🎭
Mysafirët tanë, Teatri i Preshevës, na dhuruan një shfaqje interesante e me plot humor.

Një falënderim i veçantë për artistët që na e zbukuruan këtë natë dhe për publikun që e bëri atmosferën edhe më të ngrohtë.

Sonte, nata e tretë e “Doku n’Çarshi” solli në Sheshin “Skënderbeu” shfaqjen teatrale “Engjëjt”.Në një atmosferë të veça...
07/09/2025

Sonte, nata e tretë e “Doku n’Çarshi” solli në Sheshin “Skënderbeu” shfaqjen teatrale “Engjëjt”.

Në një atmosferë të veçantë nën qiell të hapur, publiku pati mundësinë të shijojë një mbrëmje të mbushur me art, emocion dhe energji të gjallë. Teatri u bë pjesë e qytetit, duke e kthyer sheshin në një hapësirë ku kultura dhe publiku takohen natyrshëm.

Mbrëmë, për herë të parë në hapësirë të hapur, në sheshin “Skënderbe”, u ngjit në skenë shfaqja teatrale “Gishti”. Publi...
07/09/2025

Mbrëmë, për herë të parë në hapësirë të hapur, në sheshin “Skënderbe”, u ngjit në skenë shfaqja teatrale “Gishti”.
Publiku përjetoi një natë plot art e emocion në kuadër të javës kulturore “Doku n’Çarshi”, duke e shndërruar sheshin në një skenë të gjallë të kulturës dhe teatrit. 🎭✨

05/09/2025
05/09/2025

“GISHTI” para publikut në Sheshin Skenderbeu më 06 shtator, ora 21.00 në kuadër të Javës kulturore të Çairit “DOKU N’ÇARSHI”

Mirë se vini!

Agjenda e ndryshuar për këtë javë!👇🏼
05/09/2025

Agjenda e ndryshuar për këtë javë!👇🏼

Ju ftojmë t’a ndiqni intervistën për RTK - magazinën art kulturë me temë fokusi Java Kulturore DOKU N’ÇARSHI! 👇🏼
04/09/2025

Ju ftojmë t’a ndiqni intervistën për RTK - magazinën art kulturë me temë fokusi Java Kulturore DOKU N’ÇARSHI! 👇🏼

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊: 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

Për shkak të motit të keq, aktivitetet e planifikuara për datat 03 dhe 04 shtator do të shtyhen për datën 10 shtator, në...
03/09/2025

Për shkak të motit të keq, aktivitetet e planifikuara për datat 03 dhe 04 shtator do të shtyhen për datën 10 shtator, në të njëjtën orë dhe vend.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe së shpejti do t’ju informojmë me agjendën e përditësuar!

📢 DOKU N’ÇARSHI PO VJEN!Nga 3 deri më 10 Shtator, Çarshia e Vjetër do të gjallërohet me muzikë, teatër, art dhe kulturë!...
02/09/2025

📢 DOKU N’ÇARSHI PO VJEN!

Nga 3 deri më 10 Shtator, Çarshia e Vjetër do të gjallërohet me muzikë, teatër, art dhe kulturë! 🎶🎭
DOKU Youth Space sjell një javë të mbushur me aktivitete për të gjithë të rinjtë dhe komunitetin.

📍 Sheshi Skënderbeu do të jetë zemra e këtyre ngjarjeve të mrekullueshme!
🎤 Koncerte
🎧 DJ Set
📚 Ora letrare
🎭 Teatër nga Gostivari, Presheva e Kosova
🎬 Natë filmi në open-air

Ejani të përjetoni artin dhe kulturën bashkë me ne!

Address

Arhiepiskop Angelarij
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doku Youth Space posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Doku Youth Space:

Share